“Sigurimsi më futi duart dhe më tha: tani të kam në dorë zogu”

Nov 27, 2015 | 10:16
SHPËRNDAJE

Ai është roman, por ama i mbështetur në histori të vërteta. Autori është kujdesur të shkruajë siç ndodh në këto raste që çdo përkim me personazhe reale është thjesht një rastësi, e megjithatë, në mos e gjithë historia, copëza të saj janë tërësisht të jetuara.

Libri i Agron Tufes
Libri i Agron Tufes

Vetëm pak ditë më parë, shkrimtari Agron Tufa nxori romanin e tij më të ri, “Gurit të varrit ia rrëfej”, një botim i shtëpisë botuese “Onufri”.

Një roman rrëqethës, kushtuar të gjitha atyre grave dhe vajzave, që janë përndjekur dhe përdhunuar nga ish-agjentë e oficerë të Sigurimit gjatë viteve të diktaturës. Pre më “e lehtë” ishin vajzat me biografi “të keqe”, nga familje të deklasuara, me baballarë në burgje… Por edhe vajzat e bukura, të cilat edhe nëse nuk kishin “njollë” në biografi, ua gjenin një të tillë për t’i shtënë në dorë.

Aq më keq nëse ato bënin rezistencë. Kalvari ishte i gjatë dhe vuajtja e ngadaltë dhe e dhimbshme. Një nga këto histori është ajo e këngëtares Rita O. Në shumë elementë ajo i përngjan historisë së këngëtares Alida Hisku, por Tufa thotë se nuk është ajo.

Ky libër del bash në momentin kur debati për lidhjet e artistëve me ishpunonjësit e Sigurimit dhe përdhunimet nëpër burgje janë në pikun e tyre. Historia e Hiskut, ose jo, ajo dikujt i ka ndodhur dhe ka ndodhur kështu…

tufa 1 tufa 2 tufa 3 tufa 4 tufa 5 tufa 6 tufa 7 tufa 8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura