Sigurimi ishte në dijeni, ç’ndodhi në demonstratën e parë antikomuniste në Shqipëri. Ja 10 personat që u dënuan

Jan 14, 2020 | 8:32
SHPËRNDAJE

Data 14 janar 1990, shënon demonstratën e parë antikomuniste në Shqipëri. Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe” qe perkujton kete dite shkruan sot se mijëra qytetarë të Shkodrës u mblodhën në qendër të qytetit dhe protestuan në heshtje.20200114_012604

Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i bustit të Stalinit. Kjo përpjekje ishte sinjal i veprimeve të tjera antikomuniste. Ngjarja u komentua dhe u përcoll edhe në mediat e huaja si BBC World Service, RAI, VOA – Zëri i Amerikës.

Ky tubim kishte ditë që planifikohej. Iniciatorët kishin njoftuar shumë qytetarë në mënyrë që t’i bashkangjiteshin protestës dhe përmasat e saj të ishin më të mëdha. Lëvizjet e organizatorëve nuk i kishin shpëtuar Sigurimit të Shtetit i cili ishte në dijeni të një tubimi të tillë, duke i konsideruar ata “elementë armiq të frymëzuar nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore”.

Qëndresa e parë antikomuniste u shoqërua me arrestime të disa personave të përfshirë në të. Dhjetë prej tyre:
1- Aldo Perrizi,
2-Dedë Kasenci,
3-Flamur Begu,
4-Gjergj Livadhi,
5-Klaudio Daka,
6-Kolec Hublina,
7-Nikolin Margjini, .
8-Nikolin Thana,
9- Rin Monajka,
10-Tonin Dema,
u dënuan me disa vite burg me akuzën e agjitacion e propagandë, diversion apo moskallëzim krimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura