Siguria, statusi në NATO, prioritet nr.1 i platformësBasha dhe i SHBA

Feb 16, 2020 | 11:42
SHPËRNDAJE

GJENERAL PIRO AHMETAJ*

pirro-ahmetaj

Përgjatë 4 viteve (2013- 2017), opinioni zyrtar dhe publik “brenda & jashtë vendit”, është njohur në dinamikë me “bëmat dhe gjëmat” e qeverisjes-Rama 1 në fushën e mbrojtjes: “arrogancën staliniste; deformim bolshevik të balancave kushtetuese, uljen drastike të buxhetit (nivelin më të ulët, 0.75 % në vitin 2017); shpërdorimin biografik të personelit në FA; vënien në shërbim të interesave të krimit të infrastrukturave detare, ajrore, tokësore; korrupsionin me objektet burime të mbrojtjes; degradimin e aftësive operacionale si dhe rrëshqitjes së pozitës së vendit, në fundin e listës mes 28 vendeve të NATO-s, nga ndër 5 vendet e para në 2012”!

Gjykata Kushtetuese e refuzoi qasjen Rama@Kodheli@Komision i (rrezikut) Sigurisë Kombëtare (më i diskredituari në historinë 100-vjeçare të parlamentarizmit në RSH dhe jo vetëm); pasi rrëzoi (2 me 0) dy ligjet themelore të reformës së mbrojtjes (mbi pushtetet dhe karrierës në FA).

Me fjalë të tjera, u rrëzua përpjekja “për grusht modern shteti” dhe paranoja e “udhëheqësit të madhërishëm” për t`u bërë edhe Komandant, edhe Komisar (2K) si vetë diktatori-Enver Hoxha. E thënë me këngën e Golikut të Bënçës: “Historia seç të deshi, komandat dhe komisar”, Turp dhe marrëzi njëherësh.

Në planin personal, besoj jo vetëm, hakmarrjaKodheli&co u rrezuan në 2 procese dhe 6 vendime (6 me 0) në 3 shkallët e gjykatave, me rikthimin në funksionin e këshilltarit, gradën gjeneral dhe pagesat sipas ligjeve. Së pari, mbas shtatorit 2017, përveç mbesa e bllokmenit-komunist, z. Servet Pëllumbi, si dhe bashkëshortja e një sekseri pa emër në PS, vështirë të gjeje/sh ndonjë vlerë, aq më pak kontribute të spikatura që të lidhej/t funksioni i ministrit të Mbrojtjes me CV-në e zonjës Olta Xhaçka.

Gjithsesi, nuk mundet t’i mohohen znj. Xhaçka disa “kredite +”, për “vullnetin për të mjekuar arrogancën-staliniste të paraardhëses”, si p.sh, një liste ushtarakësh, të larguar pa të drejtë, iu dhanë pagesat sipas vendimeve të Gjykatës, disa të tjerë, përtej “paragjykimeve biografike” u rikthyen në detyrat aktive në FA, përfshi Rambo-n dhe komandantin e FS në misionet luftarake të NATO, kolonel Dritan Demiraj; ish-drejtorin e Inteligjencës Ushtarake, kolonel Ylli Zylaj etj. Por, nuk mundet dhe nuk do të heshtim dhe as bëjmë “sehir” kur edhe mbas shtatorit 2017, institucioni i Mbrojtjes ka bëra hapa të frikshëm mbrapa, kur kapacitetet operacionale kanë keqdegraduar, dhe kur, siç do ta përmendim, është përkeqësuar “me meritë” statusi i RSH në NATO.

Dhe kjo, jo vetëm për vijimin e uljes të shpenzimeve reale për mbrojtjen (rreth 1 % pa konsideruar rrëmbimet, pa e pyetur fare MM) e buxhetit me VKM dhe procedura “sekrete” për Spitalin e Traumës, Emergjencat Civile, si dhe shpenzimet për helikopterë, blerje të pajisjeve mbrojtëse dhe shpërblimin e personelit të MB); por edhe përkeqësimin e balancave të pushtetit, pavarësisht vendimit historik të GJK, Ministria e Mbrojtjes as e informon për emërimet apo shkarkimet në funksionet kushtetuese Presidentin dhe Komandantin e Përgjithshëm të FA. Po ashtu, përpjekjeve (në shpërdorim të detyrës) për “legjitimimin” e abuzimeve-korruptive nga paraardhësja, me objektet dhe burimet e mbrojtjes së FA (dhjetëra infrastruktura, qindra objekte dhe mijëra sipërfaqe që u janë darovitur familjarëve, militantëve-sekserë të rilindjes, etj); papërgjegjshmërisë-cinike me praktikat për:

“Blerje uniformash ushtarake, ku fitues shpallet kompania me diferencë 1 milion euro nga oferta më e ulët (!); blerje të GPS dhe sensorët e karburantit edhe për mjetet që janë jashtë përdorimit të FA, etj., 2 praktika këto, që përveçse “mbajnë erë ..”, janë zhvilluar mes/mbas tërmeteve 2019, pra, përkundër nevojave jetike që kanë qytetarët e dëmtuar si dhe kërkesave kritike që kanë FA për kapacitete operacionale. Për këtë keqdështim, Ministria e Mbrojtjes nuk mundet të fshihet pas dhe as ta mbulojë me “gjethe fiku” si fotot-lakuriq të “udhëheqësit legjendar”; as me statuset në FB: “5-6 refugjatë shpëtohen nga anija jonë në Egje”, dhe as mbas termave teknikë të marrëveshjeve, kur p.sh., pothuaj e gjithë flota e helikopterëve, është “në tokë”, jashtë aftësive operacionale (për mungesë karburanti, të shërbimeve, stërvitjeve të pilotëve etj); kur disa qindra ushtarakë; shumica nga Forcat Speciale, profesionist elitarë, “flaken jashtë nga FA” dhe “në rresht” për t`u punësuar roje në ambasada; kompanitë private të sigurisë, ose “nga sytë këmbët” në Gjermani, Itali, etj.

Po ashtu, paaftësia për t’u mëshiruar e ministres së Mbrojtjes nuk mund të “heroinizohet as vetë-diskreditohet” duke shkuar në zyrë/ detyrë deri ditën e lindjes. Kjo qasje u kujton shqiptarëve të sunduar nga “pushteti kriminal i bllokmenëve të vjetër”, histori makabre kur nënat dhe motrat, venin në kooperativë (ose ndërmarrje) me barkun te goja, deri ditën ose lindnin në arë, dhe nga dita tjetër paslindjes, me djepin e fëmijës dhe belçikun me vete, “kamikaze” për të mbrojtur (jo Atdheun!!), por pusht-etin e byroistëve të rrjedhur nga paranoja e rrezikut të armiqve të brendshëm, NATO-s, imperialistët, USA, social-imperialistët sovjetikë, ose të gjitha së bashku.

Për të qarë dhe për qeshur njëherësh! Falini, por mos i harroni, është mesazh i botës së qytetëruar! Së dyti, meriton përbuzjen më të thellë nëse përkushtimi shembullor, sakrificat sublime, përulësia fisnike ndaj detyrës dhe ndershmëria e spikatur e ushtarakëve, policisë, inteligjencës, emergjencave civile, shpërdorohen dhe hipotekohen si “bankë votash e militantëve ordinerë” në favor të një partie politike.

Sigurisht, nuk duhet dhe nuk do të heshtim as për këtë! Thënë këtë, nënvizoj fort se kushdo qoftë tjetër që shkel ligjin, Kodin e Ushtarakut, nuk meriton dhe nuk ka për të pasur kurrë avokati politike, por as si koleg/ushtarak, as si gjeneral (r). Por, nuk mund dhe nuk duhet të të heshtim, kur detari/profesionisti nr. 1 në forcat detare, Kapiten i Rangut parë (= Kolonel), Adnand AGASTRA, me 30 vjet eksperiencë me integritet në FDSH; i arsimuar në Kolegjin e Lartë të Detarisë në SHBA, në Komandën e Napolit dhe atë Supreme të NATO-s, etj “shkarkohet pa motivacion”, edhe pse “fiton përballjen për dhënien e masës disiplinore ndaj Tij”; pasi sorollatet për 2 muaj, degdiset/emërohet në Qendrën e Stërvitjes Bazë, Bunavi, pra, në një detyrë që nuk ka asnjë lidhje me edukimin, eksperiencën dhe nevojat jetike që kanë forcat detare për personel të kualifikuar dhe me eksperiencë të dalluar në fushën e detit.

E gjithë kjo marrëzi është nënshkruar nga MM, por është projektuar “për interesa meskine” të delinkuentëve të vegjël në trup, shpirt dhe në mendje. Përgjegjësia politike, por edhe ajo ligjore, bien mbi ministren e “kapur nga paaftësia dhe interesa sekserësh”, dhe në memorien e turpit do skaliten edhe ata që e kanë inspiruar, që e kanë gatuar, por edhe ata/o që fërkojnë duart për këtë qasje të denjë për metodat e sigurimit kriminal të shtetit. Jam i sigurt se e drejta as nuk do të harrohet, as nuk do të vonojë shumë.

Kështu, për sa në rubrikën “së dyti”, përfshi dhe përtej rastit të detarit elitar të sipërpërmendur, i bëj thirrje publike znj. Xhaçka të dorëhiqet nga përgjegjësia shtetërore e ministrit të Mbrojtjes. Sa më shpejt, më mirë për vendin, për institucionin e Mbrojtjes, FA, por edhe vetë znj. Xhaçka. Për më tepër, e këshilloj të mos bëjë “heroinën e partisë së rilindjes”, por mamanë e mirë!

Mesazhi përmbledhës për këtë qeverisje të papërgjegjshme dhe cinike; këtë degradim të institucionit të Mbrojtjes në pothuaj 7 vjet (MM ka përgjegjësi kushtetuese & ligjore të zhvillojë kapacitete dhe aftësi operacionale për sigurinë kombëtare) dhe për denigrimin e pozitës së RSH në NATO, mesazhi për gallataxhiun-Kryeministër & 2 ministret kamikaze: “Paçi faqen e zezë”! Por, nuk ka kohë as të fërkojmë duart, as të lumturohemi për këtë keqdështim të turpshëm.

Në të kundërt, përsëris fort se përtej dështimit të qeverisjes që po lëmë pas, modernizimi i kapaciteteve dhe eficiencës së strukturave përgjegjëse për sigurinë e jetës dhe pronës qytetarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë, interesave kombëtare si dhe rikthimi i dinjitetit të RSH në NATO mbetet emergjencë kombëtare dhe prioritet nr 1 i platformës së qeverisjesBASHA!

Ndërsa, “ndoshta si koincidencë (!)”, po citoj ambasadoren, sh.s. znj. Yuri KIM: “Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie”, si dhe atë çka vetëm dje, Sekretari i Shtetit, POMPEO, nënvizoi: “(SHBA-të) kanë një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begattë dhe i integruar në familjen evropiane.

Ky nuk është vizioni i Rusisë”!. Kështu, na duhet të jemi shpresëplotë se, edhe me mbështetjen e SHBA, do t’ia dalim. * Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, ishkëshilltar i Mbrojtjes/ushtarak për 2 Presidentë të Republikës; Zv/SHASHPFA dhe Përfaqësues i RSH në Komandën e NATO-s.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura