“Siguria nuk mund të shitet”- Ambasada e SHBA-ve reagon sërish për rrjetin 5G. Kërkesë të drejtpërdrejtë Shqipërisë

Nov 18, 2019 | 18:09
SHPËRNDAJE

Në një tjetër reagim për rrjetin 5G, e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones thotë se siguria nuk mund të shitet, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-së, duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit.

76954061_10156829551575838_4452120149360640000_o

“Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet. Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës. Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme… Liria nuk vjen falas dhe liria nuk është në shitje”, theksoi Leyla Moses-Ones

Deklaratat e saj u bënë gjatë një mëngjesi pune mbi sfidat e sigurisë, mbajtur në nder të Gjeneralit James Jones, Këshilltari i 22-të për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në këtë mëngjes pune ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi dhe disa politikanë të tjerë.

78257299_10156829551600838_146257169870749696_o 78539537_10156829551585838_6992591290604978176_o

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura