SIGAL UNIQA sponsor i Kombëtares, mbështet FSHF-në, siguron gjithë lojtarët

Apr 29, 2016 | 12:50
SHPËRNDAJE

Duke filluar nga dje, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, do të mbështesë Kombëtaren Shqiptare, duke u bërë kështu sponsor zyrtar i saj.  Marrëveshja u firmos sot, nga Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë SIGAL UNIQA, Z. Avni Ponari dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Z. Armand Duka.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në praninë e mediave, Z. Ponari u shpreh: “Ndër vite ne kemi mbështetur disiplina të ndryshme të sportit në tërësi, duke filluar me futbollin, basketbollin, athletikën, alpinizmin, aeronautikën etj, por të mbështesësh Kombëtaren Shqiptare është krejt tjetër gjë. Djemtë e kombëtares janë krenaria jonë kombëtare, janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë dhe ne jemi të lumtur që i mbështesim ata. Talentët kuq e zi na plotësua5n ëndrrën europiane duke na kualifikuar në Euro 2016, ndaj ne ua kishim ‘borxh’ këtë suport. Me kontratën e firmosur sot me Presidentin Duka, kompania që unë drejtoj, SIGAL UNIQA angazhohet të ofrojë mbështetjen e saj për Kombëtaren Shqiptare”.

Më tej, Z. Ponari u bëri thirrje edhe kompanive të tjera që ta mbështesin sportin e në mënyrë të veçantë vuri theksin tek politikat lehtësuese fiskale që duhet të ndërmarrë shteti ndaj sportit.

3Gjithashtu, Ponari bëri me dije se, së bashku me Presidentin Duka kanë firmosur edhe një tjetër kontratë, atë të sigurimit të Federatës Shqiptare të Futbollit. “Me këtë kontratë, ne zotohemi të marrim nën mbrojtje, duke siguruar rreth 500 lojtarë të të gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe stafin drejtues të Federatës. Është hera e parë që sigurohet Federata Shqiptare e Futbollit dhe jemi krenarë që talentet shqiptare, përfshirë edhe kombëtaren, na u besuan ne”, -shtoi më tej Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA.

4Ndër të tjera, SIGAL UNIQA është: Sponsor Zyrtar i Federatës Shqiptare të Basketbollit; Sponsor Zyrtar i SIGAL UNIQA Balkan League; Sponsor i Klubit të Basketbollit Valbona; Sponsor i skuadrës kampione SIGAL Prishtina; Mbështetje financiare për kampionen e atlethikës Luiza Gega; Mbështetje financiare për Aeronautikën dhe Alpinizmin Shqiptar; Mbështetje për maratonën “Run4Austism” e organizuar për të mbështetur personat të prekur nga autizmi etj.

2Për kontributin e dhënë në përmbushjen e përgjegjësive së saj sociale, SIGAL UNIQA u nominua nga Qeveria Shqiptare në eventin gala të sipërmarrësve më të mirë të vitit, “Bleta e Artë 2015”,  për çmimin “Sipërmarrje në Kulturë”, si një ndër katër kompanitë më të mira që ka mbështetur artin dhe kulturën në vend.

1SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, që prej vitit 2002  udhëheq tregun e sigurimeve me mbi 30% të tregut, në të cilin operojnë 11 kompani sigurimesh, ku kompania që renditen e dyta zotëron vetëm 13% të këtij tregu. SIGAL UNIQA, e vetmja kompani e licensuar për të gjitha klasat e sigurimit dhe me 42 produkte në treg, është pjesë e UNIQA Insurance Group, kompanisë lider në Europën Qendrore dhe Lindore në fushën e sigurimeve dhe investimeve. UNIQA numëron 7 miliardë Euro të ardhura vjetore dhe me mbi 27 miliardë Euro asete në menaxhim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura