Sigal Uniqa inaguron ekspozitën Uniq’art

Dec 22, 2015 | 15:01
SHPËRNDAJE

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA organizoi me rastin e festave të fundvitit një pritje për përfaqësuesit e medias dhe të kulturës në vend, ku me këtë rast u inagurua edhe ekspozita “UNIQA’ART”, me karikatura të punuara nga profesor Bujar Kapexhiu (Mjeshtër i Madh) dhe Orlis Vathi. Karikaturat, të punuara enkas për kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, përmes artit, shprehnin rëndësinë e produkteve të sigurimit, si një kulturë që duhet zhvilluar në vendin tonë dhe për më tepër si një domosdoshmëri e kohës.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA, z. Avni Ponari, shprehu falënderimet për të gjithë të pranishmit dhe në mënyrë të veçantë për profesor Kapexhiun. Me urimet për festa të gëzuara dhe një Vit të Ri të mbarë, z. Ponari shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mirë përgjatë këtij viti, si dhe theksoi domosdoshmërinë e sigurimeve, si produkte të nevojshme për secilin prej nesh, si një element shtesë sigurie për të ardhmen e shqiptarëve dhe familjeve të tyre.

Gjate fjales ne hapjen e ekspozites
Gjate fjales ne hapjen e ekspozites

Nëse i referohemi sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, z. Ponari tha se Shqipëria renditet e fundit në rajon për sigurimet, me vetëm 16 Euro për frymë, ndërkohë që nëse krahasohemi me vendet e tjera shifrat arrijnë në qindra Euro për vendet fqinje, ndërsa në vendet e BE-së qytetarët paguajnë një mesatare prej 2154 eurosh për frymë, pa harruar Zvicrën e cila kap edhe shifrën më të lartë: 2675 Euro për person. Nisur nga shifrat e mësipërme, rrjedhimisht edhe pesha që ka industria e sigurimeve në GDP është tepër e vogël. Në Shqipëri të ardhurat nga sigurimet zënë vetëm 0.6% të GDP-së, kur në të njëjtën kohë fqinji ynë Italia ka një volum primesh të sigurimeve që zënë 8.1% të GDP-së”.

ekso1SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është kompania më e madhe e sigurimeve në vend, e cila zë mbi 35% të tregut dhe që nga viti 2002 është lider i tregut të sigurimeve në Shqipëri..

Përveç përgjegjësisë kontraktuale të realizuar nëpërmjet dëmshpërblimeve, SIGAL UNIQA i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësisë sociale, duke kontribuar në projekte sociale, kulturore, sportive, artistike si dhe në arsim e edukim. Në qytetin e Durrësit, SIGAL UNIQA ka ndërtuar Klubin e Artit dhe Kulturës, i cili është aktiv me aktivitete të ndryshme përgjatë gjithë vitit.

Festivali Ndërkombëtar i Gjirokastrës; Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja”; Publikimi i librit të At Zef Pllumit ‘Rrno për me tregue’; “Nata vieneze me solistin Eno Peçi’(TKOB); “Gran Gala Operistike me Yjet e Operas Shqiptare” (TKOB); “Nata Magjike 2015”; Mbështetje për “Federatën Shqiptare të Basketbollit”; Skuadrat e basketbollit “SIGAL Prishtina” dhe “Vllaznia”, “ Aktiviteti ‘StreetBall Albania’ etj., janë vetëm disa prej projekteve të shumta që SIGAL UNIQA ka mbështetur financiarisht.

Ekspozita
Ekspozita

Një sërë institucionesh arsimore si: Fondacioni Shkollor Austriak(bursa studimi për nxënësit); Fondacioni Junior Achievement (programi ‘Drejtues për një ditë’) gjithashtu kanë përfituar suport financiar. Në kuadër të kësaj përgjegjësie sociale, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ka financuar për sigurimin e koleksionit të armëve të Skënderbeut dhe për ardhjen e tyre në Shqipëri me një shumë prej 35 milionë Euro.

Me mijëra shqiptarë kanë besuar sigurimin e jetës, pronës dhe aseteve të tyre tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, e cila për vite me radhë vazhdon të ruajë pozicionin e saj si lidere e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe ka shtrirë aktivitetin në Kosovë e Maqedoni, duke numëruar në total 8 kompani sigurimi Jetë, Jo-Jetë, Risigurime dhe Pensione Private.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura