Si u vranë 8 personat që tentuan të largohen nga burgu i Peshkopisë në 1945

Oct 23, 2018 | 19:19
SHPËRNDAJE
Nga Kastriot Dervishi

Më 23 korrik 1945, 8 të dënuar me vdekje guxuan dhe shpërthyen burgun e Peshkopisë. Ata ishin në pritje të urdhrit të Enver Hoxhës për faljen ose mosfaljen e jetës. Gjatë përpjekjes për të dalë nga burgu u vranë në vend:

-Dine Dalip Dema nga Homeshi (vitlindja 1870)

-Xhevahir Emin Dalipi nga Trebishti (1923)

-Taf Ramiz Tafaj nga Burgajeti (1915)

-Riza Ismail Sopoti nga Brezhdani (1887), (u plagos rëndë e vdiq në datën 26 korrik)

Në orën e më vona të së njëjtës ditë, u vranë edhe të burgosurit e tjerë që ishin:

-Halit Vesel Prifti nga Sina (1915)

-Sali Isuf Dervishi nga Lugjaj i Dardhës (1923)

-Selman Kros Gjokola nga Homeshi (1919)

-Rizvan Selim Murrja nga Selamja (1895)

Interesante në këtë histori qëndrese është fakti se urdhri i Enver Hoxhës erdhi 3 ditë pasi këta martirë kishin vdekur. Edhe të vdekur nuk i fali Hoxha. Burgu nr.1 i Peshkopisë funksionoi në vitet 1944-1950/ 55News

524e27c9ba4f5704519f539f6aab1b3b_XL (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura