Si u shndërrua Kim Kardashian pas divorcit me Kanye West nga një objekt s*ksi në një qenie seksuale

Aug 4, 2022 | 22:43
SHPËRNDAJE

Kim Kardashian është ‘një seks simboli’ e epokës sonë – ajo jo më kot e veshi fustanin e Marilyn Monroe. Libra, Instagram, kopertinë reviste, shishe parfumi, – Kim e di se trupi i saj shet dhe kjo është pikërisht ajo që ajo do të bëjë me të, qoftë përmes SKIMS, SKKN, Kimoji, apo një mori markash të tjera që ajo ka lançuar.

Por kur bëhet fjalë për jetën e saj reale seksuale – përveç kasetës seksuale, sigurisht – Kim historikisht ka qenë e heshtur. Në vitin 2018, ajo i tha revistës ‘Richardson’ se “në të vërtetë nuk ndihem rehat kur flas për s*ksin… Unë jam më konservatore kur bëhet fjalë për këtë.”

“Mund të shkoj në një set dhe të jem plotësisht e zhveshur para 50 njerëzve që bëjnë xhirime, por nëse jam intime në shtrat, jam e turpshme dhe e pasigurtë.” Ajo pothuajse kurrë nuk foli publikisht për s*ksin me ish-bashkëshortin Kris Humphries, dhe kur bëhej fjalë për Kanye, pothuajse çdo deklaratë e saj lidhej me fëmijët. (Kjo përfshin deklaratën e saj të famshme se ata bëjnë s*ks 500 herë në ditë.) Me gjithë vullnetin e Kim për t’i lënë të tjerët t’i projektojnë dëshirat e tyre mbi të, ajo rrallë ka qenë e qartë për të sajat.

Mirëpo, gjërat duket se po ndryshojnë, sepse Kim i ka shpenzuar muajt e fundit duke e bërë të qartë në mënyrë të pabesueshme, çuditërisht se po kryen marrëdhënie seksuale.

Personi me të cilin Kim ka nisur një lidhje nuk është askush tjetër veçse Pete Davidson. Kim ka qenë e hapur për marrëdhënien e tyre në shfaqjen e saj të re në ‘Hulu’ me emër ‘The Kardashians’, duke filluar kur ajo tregoi se kishte kontaktuar me një producent të ‘Saturday Night Live’ për numrin e Pete sepse “Kam dëgjuar për organin e tij gjenital të madh(në anglisht *BDE*). Më duhet të bëj diçka. Unë thjesht isha gati të përfshihesha në një marrëdhënie seksuale.” Më pas ajo tha se kur Pete i kishte thënë që të merrnin akullore në ‘Thrifty’ ‘e kishte eksituar shumë’. Dhe ndoshta momenti më pikant erdhi në trailerin e sezonit të 2 të ‘The Kardashians’, në të cilin Kim – para shumë e shumë njerëzve – pyet Pete nëse dëshiron të bëjë dush me të.

Në fakt, “debutimi” i Pete në shfaqje erdhi në finalen e sezonit të 1, ku ai shfaqet pas kamerave dhe Kim e prezanton atë me një producente për të cilën ajo thotë se ndoshta ka parë edhe vaginën e saj. “Më shumë se unë?” -pyet Pete. Kim qesh. “Jo më shumë se ti… por ajo ndoshta e ka parë atë,” thotë ajo.

Është e vështirë të imagjinohet një komunikimi mes tyre si ai mes Kim dhe Kanye, të cilët dukej se komunikonin kryesisht për famën, fuqinë dhe Balmain.

Është e lehtë të supozohet se *BDE* e lartpërmendur e Pete mund të jetë përgjegjëse për ndryshimin, por është më e thellë se kaq. Kim në epokën e divorcit është kthyer nga një objekt seksi në një qenie seksuale. Dinamika e saj me Kanye ishte e gjitha për të qenë në një piedestal. Përpara se të ishin së bashku, ai bëri rrep për të dashur atë dhe trupin e saj. Sapo ishte me të, ai donte sovranitet mbi trupin e saj, imazhin e saj. Në dasmën e tyre, ai i dhuroi asaj një pikturë nudo të saj të titulluar “K*rva e përsosur” dhe tha se ajo ishte “arti i tij ideal”. Ai e shihte atë si një objekt mbi seksualitetin e të cilit ai duhej të fliste. Kim e duroi këtë – për një kohë.

Mbrojtja dhe posesiviteti i Kanye ndaj Kim-it dhe seksualitetit të saj po e mbyste atë. Ajo kishte luftuar kundër kësaj nga burime jashtë martesës së saj për një kohë të gjatë: Në vitin 2016, ajo shkroi një ese rreth stigmatizimit të një gruaje për përfshirje në sjellje të gjykuara si provokuese seksuale. Ajo iu përgjigj Kanye-s për fustanin e saj të famshëm korse: “Ti më ndërtove të jem ky person seksi dhe të kem besim… vetëm sepse je në udhëtimin tënd dhe je në një transformim, nuk do të thotë se mund të më detyrosh.”

Ndarja e tyre ishte ndoshta fillimi i ndryshimittë saj. Çlirimi i saj nga marrëdhënia e ndërlikuar e Kanye me seksualitetin e saj ka qenë e ngadaltë, me siguri. Ajo pranoi se kishte probleme me atë se çfarë të vishte pas divorcit, sepse Kanye e kishte veshur gjithmonë dhe ajo iu drejtua atij për ndihmë për kasetën seksuale që nisi të qarkullonte sërish. Por Kim mori vendimin tmerrësisht të vështirë për t’u ndarë, duke i thënë Vogue: “Për kaq shumë kohë, unë bëra atë që i bënte të tjerët të lumtur… Në dy vitet e fundit vendosa, do ta bëj veten të lumtur… edhe nëse shkakton divorcin tim.”

Për Kim, t’i kushtosh vëmendje vetes duket shumë si një jetë e nxehtë dashurie . Ajo u tha motrave të saj, “Nuk e dija kurrë që mund të jesh kaq e lumtur duke parë një serial televiziv dhe duke shkuar në palestër. Në fakt nuk më intereson nëse dal kështu dhe nuk kam grim. Është ndjenja më freskuese .” Duke folur për Pete, ajo tha: “Kur mbusha 40 vjeç, të gjithë thanë se do bësh s*ksin më të mirë të jetës tënde. Dhe deri më tani…”

Duket se për Kim-in, një pjesë e rritjes ka të bëjë me rikthimin e vetes, trupit dhe seksualitetit të saj. Dhe duke bërë s*ks në dush sa herë që ajo dëshiron. Në një episod të fundit të ‘The Kardashians’, ajo pyet: “Unë kam qenë gjithmonë, një Kardashians me motrat e mia, dhe më pas isha Kimye. Kush është Kim K?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura