Si u prish miqësia për koncertet dhe pagesat! Dafina Zeqiri heq nga “lista” Taynën dhe e zëvendëson me Kidën, reperja merr hak dhe e “zhduk” nga…

Jun 26, 2022 | 12:38
SHPËRNDAJE

Dy vite më parë, Dafina Zeqiri dhe Tayna sollën bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Bye Bye”, i cili u kthye menjëherë në një hit.

kida dafina tayna

Pas atij momenti, vajzat kanë qenë së bashku në koncerte të shumta, duke treguar se kishin një raport më shumë sesa pune, duke qenë mike të ngushta.

dafina zeqiri tayna2

Debatet e fundit kanë bërë që dy artistet e famshme të shkëpusin çdo marrëdhënie miqësie. Bëhet me dije se shkak për këtë prishje është bërë pikërisht axhenda e përbashkët që të dyja do të kishin përgjatë sezonit.

dafina zeqiri tayna

Duke mos rënë dakord për datat, vendet, por edhe për pagesën, Tayna dhe Dafina kanë mbyllur kështu një raport të mirë miqësor dhe artistik. Pavarësisht prishjes së miqësisë, kënga e tyre bashkëpunim vazhdon të luhet në koncerte dhe në të fundit Tayna, e ka zhdukur Dafinën nga teksti.

dafina zeqiri tayna4

Në tekst është një pjesë ku Tayna thotë: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”.

Mirëpo në koncertin e fundit, reperja ia ka ndryshuar tekstin duke hequr emrin e Dafinës.

dafina zeqiri tayna1

”Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”, dëgjohet reperja, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina. Një reagim shpotitës ka pasur Dafina pas këtij fakti, duke treguar se tashmë ka lënë pas gjithçka ka ndodhur me Taynën dhe ka gjetur një mikeshë të re dhe një bashkëpuntore të mirë.

dafina zeqiri

Ajo postoi një video në “Instastory” ku shfaqej në shoqërinë e Kidës, me të cilën është bërë shumë shoqe dhe shkroi: “Me qikën tem”.

dafina zeqiri kida

Më pas, Dafina publikoi disa foto ku tregonte se Kida i ka dhuruar një pale syze, por më pas është penduar. Dafina dhe Kida sollën pak kohë më parë këngën “Luje belin”, por nuk morën të njëjtën përshtypje nga publiku si “Bye bye”.

dafina zeqiri kida1

Sipas komentuesve prisnin më shumë nga dyshja. Por pavarësisht kritikave kënga ka arritur 6 milionë shikime.

dafina zeqiri kida2 dafina zeqiri kida3 dafina zeqiri tayna5 dafina zeqiri tayna3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura