Si u plagos rëndë shqiptari në Greqi/ Mediat fqinje zbardhin dinamikën e ngjarjes: Dy grupe u përleshën dhe qëlluan me pesë plumba 27-vjeçarin! Pistat ku po heton policia

Jan 25, 2021 | 19:47
SHPËRNDAJE

Policia greke është duke vijuar hetimet për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur, mbrëmjen e sotme, në Patra, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë dhe po trajtohet klinikisht i vdekur një 27-vjeçar shqiptar.

ekyekutim

Sipas ‘Tempo24’ ngjarja ndodhi rreth orës 6 pasdite, me orën shqiptare 5, dhe gjithçka nisi kur në 2 automjete, po hipnin disa persona. Të dy automjetet po drejtoheshin drejt Patras dhe në të njëjtën kohë, ndaluan në Kryqëzimin Kourtesis.

Më pas pasagjerët zbresin nga të 2 automjetet dhe nis një përplasje e ashpër mes tyre. Në një moment dëgjohen edhe të shtëna, si dhe përdoret një mjet i mprehtë, thikë. Si rezultat i të shtënave, 27-vjeçari shqiptar, i cili ishte përleshur me pjesën tjetër ra mbi asfalt dhe u mbulua me gjak.

Qytetarët që panë skenën u tmerruan dhe filluan të vraponin e të fshiheshin, ndërsa ata që ishin në dyqane apo shtëpitë e tyre mbyllën dyert dhe dritaret.

Shqiptari i plagosur me pesë plumba është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras, ku po trajtohet i vdekur klinikisht.

Paraprakisht dyshohet se njerëzit që e njihnin shqiptarin, i përkisnin një grupi që merrej me menaxhimin e klubeve të natës. Ata u shfaqën edhe në spitalin ku i plagosuri rëndë u transportua.

Policia paraprakisht dyshohet se autorët mund të jenë po shqiptarë, ndërsa motivi i ngjarjes së rëndë po hetohet.

LEXO EDHE:

Greqi/ Shqiptari qëllohet brenda në makinë, raportohet klinikisht i vdekur! Policia i vihet në ndjekje dy personave që dyshohet se… Ja sa vjeç ishte (FOTO)

 

ekyekutim 4 ekyektuim 5 ekyekutim 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura