Si u ngarkua me 800 kg drogë peshkarexha ‘Fatima’ në Himarë, roli i ish-shefit Bode. Habilaj garantoi se…

May 15, 2018 | 22:45
SHPËRNDAJE

Nje tjeter prove e paraqitur nga prokurori Hajdarmataj ne perballjen gjyqesore me ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahiri ka qene rasti i peshkarexhes qe ka qene ne pergjim, me emrin Fatima.

tao2

Gazetari i “Panorama” raporton se sipas Hajradmatajt, peshkarexha ka hyre e pakapur nga radaret, me perjashtim te Porto Palermos, por pas verifikimit nga oficeri sot ne hetim, Sokol Bode, u raportua se ishte gjithcka ne rregull. Akuza ka kerkuar sot edhe verifikim te ngritjes ne detyre nga ana e Tahirit te Sokol Bodes.

Hyrja e peshkarexhes dhe mbushja me droge 

Në Maj të 2015 ka hyrë në ujërat shqiptare gjatë natës kjo peshkarexhe dhe gjithë radarët kanë qenë të fikur përvec radarit të Porto Palermos, e ka kapur dhe ka njoftuar postën kufitare në Dhërmi dhe Himarë që të gjejnë kontakt dhe të shohin nëse ka leje. Shefi i Postës ka qenë ish shefi në hetim Sokol Bode.

Ai ka cuar policinë, dhe ka njoftuar qendrën e radarëve që peshkarexha nuk ka probleme.

Madje, sipas prokurorit ui eshte thene se nuk eshte peshkarexha Fatima por peshkarexha Rozeta.

Hajdarmajat thotë se peshkarexha aty ka marrë karburant dhe drogë dhe është nisur në Itali. Nga hetimet doli qe ishte Fatima ne portin e Himares dhe u ngarkua me 800 kg droge dhe u kap ne Itali ne kthim.

Nga përgjimet brenda në peshkarexhë, rezulton se personat edhe pse ishin të frikësuar janë garantuar nga Moisi Habilaj u ka thënë mos kini problem se e kemi policinë me ne, kujdes mos kaloni nga ujërat greke se na merr lumi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura