“Si u kërcënua oficeri që hetoi përdhunimin e vajzës nga djali i deputetit të PS”, Berisha nxorri mesazhet, reagon Policia

Aug 1, 2018 | 15:18
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha publikoi sot ne nje postim ne FB, nje mesazh te nje polici dhe qytetari dixhital qe thote se “kercenohet me jete nga bandat e Partise oficeri qe po hetonte skandalin e djalit te deputetit te narkopartise, Rraja”.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Referuar mesazhit qe i ka mberritur Berishes, “ky oficer ka qene duke hetuar Dosjen penale ne ngarkim te djalit te deputetit Te krujes Rraman Rraja. Per perdhunim te shtetase Xhesila Maloku”.

Por policia e Tiranës ka reaguar me nje informacion sqarues ne te cilin thuhet:

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social fb nga deputeti Sali Berisha, ku pretendohet se Policia e Tiranës ka fshehur një ngjarje, sqarojmë se Policia e Shtetit ka kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Në datë 30.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” në ngarkim të shtetasve R.Rr., 25 vjeç dhe R.Rr., 33 vjeç, banues të dy në Tiranë (të afërm të shtetasit Rr. R.,) pasi në rrugën “Sokrat Miho”, për shkak të detyrës kanë kanosur punonjësin e policisë, shtetasin E. N., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja nuk është mbajtur e fshehur, por është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit sipas procedurës standarde në datë 31.07.2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura