Si u kap trafikanti shqiptar i kokainës në Itali (FOTO)

Sep 2, 2015 | 18:03
SHPËRNDAJE

Një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane për posedim droge, veçanërisht kokainë. Është Mariglem Brama, 31-vjeçari i arrestuar i cili kishte hyrë ilegalisht në vend dhe pa dokumente, me përjashtim të një leje qëndrimi të lëshuar nga autoritetet e Greqisë, vend nga i cili ai kishte ardhur pasi kishte ikur nga Shqipëria.

shqiptari-drogggggggNga koha që agjentët e kishin vënë nën ruajtje shqiptarin, ishin ngritur disa kurthe për të kuptuar, sidomos shtëpinë se ku jetonte shqiptari. Me të mësuar vendin e strehimit, policia kapi 31-vjeçarin sapo doli nga banesa dhe po ecte në këmbë, duke shkuar drejt një zone të afërt, e njohur për trafikun e drogës.

Teksa ka pikasur policinë, shqiptari ka bërë përpjekje për të fshehur 5 gramët e kokainës që kishte në xhep, por ka qenë e kotë.

kapetKontrolli në shtëpinë ku ai qëndronte me një kushëri, ishte e mjaftueshme për të vërtetuar se ai merret me trafik droge, kur u gjetën edhe 15 gram kokainë të tjera dhe një shumë prej 1.200 euro.

Policia gjithashtu është duke u përpjekur për të kuptuar origjinën e disa televizioneve markë, orëve dhe shumë pajisjeve të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura