Si u ekzekutua Behar Seferi/ Biznesmenin 66-vjeçar e nxorën në pritë. Dyshohet për vrasës me pagesë! Ja pistat e hetimit

Feb 26, 2021 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një atentat tipik mafioz ndodhi mëngjesin e djeshëm në qendër të Tiranës, ku mbeti i vrarë biznesmeni 66-vjeçar Behar Sofia.

Ai është qëlluar me dy plumba, nga një armë që dyshohet të ketë qenë me sileciator dhe ka mbetur i plagosur në trotuarin në krah të Piramidës e më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 09:00 të mëngjesit, kohë kur shërbimet e Policisë kanë mbërritur aty të sinjalizuar nga kalimtarët e rastit që e kanë parë 66-vjeçarin të shtrirë në trotuar dhe të gjakosur.

Behar Sofia kishte dalë për ecje, pasi kishte konsumuar një kafe në zonën ku edhe u vra. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte kaluar Covid-19, për shkak të të cilit kishte qëndruar dy javë i izoluar në shtëpi. Burimet thanë se ka dyshime që ai mund të jetë nxjerrë në pritë pas një telefonate, e cila tashmë po verifikohet nga grupi hetimor. Ndërsa dëshmitarët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna në zonën ku ndodhi krimi dhe as nuk kanë parë njeri duke u larguar.

NGJARJA

Mëngjesin e djeshëm, pranë zonës së Piramidës, u vra me armë zjarri 66-vjeçari Behar Sofia. Ai po lëvizte në këmbë, pak minuta para se ora të shënonte 09:00, pasi ishte ulur fillimisht në një lokal pranë banesës së tij ku kishte qëndruar rreth 20 minuta, duke pirë një kafe.

Ai ka qenë në trotuarin përbri Lanës, në krah të Piramidës, kur është qëlluar dy herë me armë zjarri, me silenciaror, një herë në këmbë dhe një herë në afërsi të qafës. Kalimtarë të rastit kanë lajmëruar Policinë për një person të gjakosur që ishte i shtrirë në trotuar dhe kërkonte ndihmë. Policia ka mbërritur shumë shpejt dhe e ka nisur për në spital, por Sofia ka ndërruar jetë para se të mbërrinte në urgjencë. Nuk është saktësuar ende nëse në atentatin e organizuar ndaj tij kanë marrë pjesë dy persona, apo ka qenë një person i vetëm. Megjithatë, burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime të forta që personi që qëlloi për vdekje Behar Sofinë, mund të jetë vrasës me pagesë. Ndërsa viktima mund të jetë nxjerrë në pritë nga ndonjë person tjetër që i ka telefonuar.

HETIMI

Atentati i djeshëm, nuk ishte i pari për 66-vjeçarin Behar Sofia. Por ndryshe nga ngjarjet e mëparshme, atentati i djeshëm rezultoi fatal për të, duke i marrë jetën. Nisur nga e shkuara e tij kriminale, lidhjet e rëndësishme që ai kishte me personazhe të trafikut të drogës, shqiptarë dhe turq, Policia ka ngritur si pistë të parë hetimore, çështjet që kanë të bëjnë me drogën. Ndonëse, Policia nuk ka pasur prova se Sofia mund ta ketë vazhduar trafikun e drogës edhe pas arrestimit në Turqi në vitin 1998, duket se te ky aktivitet janë përqendruar më shumë hetimet. Megjithatë, nuk janë lënë jashtë vëmendjes as bizneset e tij. Madje burimet thanë dje se problemet apo konkurrenca në biznes, po konsiderohen si një pistë e dytë ku po zhvillohen hetimet. E po me kaq rëndësi, po verifikohet çdo konflikt apo përplasje që ai mund të ketë pasur me personazhe të ndryshme të botës së krimit, brenda dhe jashtë vendit, që mund të konsiderohen miq apo armiq të tij. Nuk përjashtohet mundësia e prishjes së ndonjë pazari apo konflikt që ka lindur së fundmi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura