Si u arrestua nga agjentët civilë Frran Frrokaj, s’kishte dijeni, e nxorën nga zyra dhe… (VIDEO)

Mar 17, 2018 | 18:29
SHPËRNDAJE

Dalin detaje nga arrestimi i kreut te Bashkise se Lezhes. Dje, kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, është arrestuar në zyrën e tij rreth orës 12:00. Kanë qenë disa agjentë policie, të veshur civilë e të ardhur nga Tirana, të cilët kanë bërë shoqërimin pa pranga të kryebashkiakut të Lezhës në ambientet e komisariatit të Policisë.

fran frrokaj

Mësohet se Frrokaj nuk ishte në dijeni për vendimin e Gjykatës që kishte vendosur ndalimin e tij dhe gjatë ditës së premte kishte vijuar punën si normalisht në zyrën e tij.

Agjentët civilë me tri automjete, pasi kanë nxjerrë Frrokajn nga zyra e tij në bashki, kanë ecur disa metra në këmbë deri në rrugë, pa i vendosur prangat.

Më pas, kreu i bashkisë hipën në njërën prej automjeteve të agjentëve për t’u dërguar më pas në Komisariatin e Policisë së Lezhës.

Fran Frrokaj, kryetari i Bashkisë së Lezhës, është zgjedhur në këtë funksion në vitin 2015, nën siglën e Partisë Demokratike. Në karrierën e tij, Frrokaj ka mbajtur tri mandate si kryetar i Komunës së Shënkollit, nga viti 2003 deri në vitin 2015.

Më herët, 52 vjeçari ka qenë përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Lezhë, Laç dhe Tiranë në vitet 2000-2003. Ndërsa karrierën e tij profesionale e ka nisur në vitin 1995, si oficer policie në Mirditë, më pas shef i Sektorit të Qarkullimit në Shkodër deri në vitin 1999.

Fran Frrokaj ka përfunduar studimet në vitin 1994 në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanikë në Tiranë, dega Makineri. Ndërsa ka kryer studimet në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti Juridik.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura