“Si t’ia shpjegoj djalit tonë?”, ish-gruaja e Boris Beker shpërthen në lot pas burgosjes së legjendës së tenisit

Apr 30, 2022 | 22:39
SHPËRNDAJE

Lajmi se Boris Beker do të kalojë më shumë se dy vite burg për shkak të fshehjes së të ardhurave dhe evazionit fiskal, ka qenë padyshim ngjarja e kësaj fundjavë ne Gjermani. Ish-tenisti Beker ka qenë një figurë e njohur dhe shumë e dashur për publikun dhe burgosja e tij ka qenë një goditje shumë e rëndë, Sigurisht ata që po e përjetojnë më keq janë familjarët e tij, sidomos djali 12-vjeçar Amadeus, i lindur gjatë martesës së parë me Lili Beker.

beker

Pikërisht ish-gruaja e tenistit nuk e ka përmbajtur dot veten në një intervistë për “RTL” duke shpërthyer në lot teksa komentonte situatën. Ajo deklaroi se nuk e dinte që pas gjyqit, atij nuk do i lejohej që të fliste me familjarë e tij, por ishte dërguar menjëherë në burg.

“Ai nuk vrau askënd. Ajo që po ndodh tani është vetëm çështje taksash. Ai është një njeri, një person, një baba, një ish-bashkëshort për mua, për Barbarën, si dhe një figurë publike. Çuditem edhe me veten pasi jam kaq emocionale, pasi askush nuk e priste këtë vendim. Tani kam nevojë për ndihmë edhe unë”, tha ajo duke pranuar se nuk dinte si t’ia shpjegonte situatën djalit të saj.

“Nuk mund t’ia dal vetëm, kam nevojë për ndihmë psikologjike. Di vetëm që do të hamë mish dhe patate sonte, por çdo gjë tjetër… Tani Amadeus do të duhet të rritet më shpejt”, pranoi ajo në këtë intervistë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura