Si tentoi të mashtrojë doganën këngëtarja shqiptare me makinën 200 mijë euro, merret në pyetje nga Prokuroria

Oct 16, 2019 | 19:08
SHPËRNDAJE

Ajo është e njohur për makinat, shtëpitë dhe veshjet e shtrenjta që i ka në dispozicion. Por, Morena Taraku ka tentuar ta rrisë flotën e saj të veturave duke e futur në Kosovë një makinë superluksoze të tipit Bentley që kushton hiç më pak se 200 mijë euro duke bërë një mashtrim.

Kësaj përpjekje të 26 vjeçares, që është nga më të njohurat në botën e showbizt shqiptar, i ka rënë në fije Dogana e Kosovës duke e zbuluar se Morena ka tentuar t’ ikën tarifës doganore prej 5 mijë eurosh duke e deklaruar veturën si të re, e në fakt makina ka qenë e përdorur.contigt_convertible_100 (1)

Vetura sipas burimeve të Gazetës Express është e tipit Bentley dhe kap vlerën e 200 mijë eurove, dhe sipas dokumentacioni është e regjistruar në një datë më të hershme, para dy muajve, dhe nuk është e re ashtu siç është deklaruar nga pronarja.

Dogana e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se rastin e ka dërguar në Prokurori dhe se Morena është marrë në pyetje.

Me këtë rast, për shkak të deklarimit të pasaktë, ajo është referuar nga Dogana në Prokurori, në të cilën thuhet se është marrë në pyetje.morena-taraku-1-600x360 (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura