Si të menaxhojmë një rast me Koronavirus. Shef i klinikës së Infektivit: 5 hapat për parandalim

Feb 2, 2020 | 9:23
SHPËRNDAJE

Koronavirusi është kryefjala e ditëve të fundit. Përhapja me shpejtësi e virusit vdekjeprurës ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të shpall gjendjen e emergjencës.

1580454411_koronavirusikine

Deri më tani, raportohet për 170 viktima dhe mbi 8 mijë të infektuar. Pavarësisht masave të ndërmarra, raste me Koronavirus janë shënuar edhe në 20 shtete të tjera, përfshirë Italinë dhe Gjermaninë. Doktor Izet Aliu, shef i klinikës së Infektivit në Spitalin e Durrësit, na njeh me masat që duhen marrë për parandalim, njëkohësisht edhe me mënyrën sesi duhet menaxhuar një rast me Koronavirus.

Simptomat e sëmundjes sipas doktorit përfshijnë: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje. Për të parandaluar përhapjen e infeksionit rekomandohet larja e rregullt të duarve, mbulimi i gojës dhe hundës kur kolliteni apo teshtini, shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që tregon simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes, si kollitja apo teshtitja.

izeti

DR. IZET ALIU

MBI KORONAVIRUSIN DHE PËRHAPJEN E TIJ Në Shqipëri, deri tani nuk kemi asnjë rast të shënuar. Aktualisht, asnjë nuk është rrezikuar nga ky infeksion, por masat janë marrë tepër të rrepta. Bilanci zyrtar i viktimave nga Koronavirusi ka shkuar në 213 të vdekur dhe më shumë se mbi 10 000 raste të infektuar, të konfirmuar në të gjithë Kinën.

Autoritetet e Hubei, epiqendra e virusit, raportojnë çdo ditë për dhjetëra raste të reja. Epidemia e Koronavirusit vazhdon të rritet, ashtu siç kishte njoftuar më parë Presidenti Xi Jinping. Virusi ka mbërritur edhe në Toronto dhe një i dyshuar është në Vjenë. Në Gjermani dhe Itali po ashtu janë shënuar raste të pacientëve me Koronavirus.

Në Zvicër, dy persona që kishin hyrë prej pak ditësh nga Kina, janë futur në karantinë. Numri i epidemisë, të nisur më 31 dhjetor, në Wuhan, vazhdon të rritet ditë pas dite. Sipas autoriteteve shëndetësore kineze, shpërndarja e virusit me një periudhë inkubacioni deri 14 ditë, duket se po bëhet më e fortë dhe nuk janë ende të qarta rreziqet e mutacionit të saj.

Pasi ka izoluar rreth 56 milionë njerëz dhe ka bllokuar transportin dhe udhëtimet jashtë e brenda vendit, autoritetet kanë ndaluar edhe tregtinë e kafshëve, nga ku besohet se ka nisur Koronavirusi. Koronaviruset (CoV) janë një familje e madhe e viruseve, që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga e ftohura e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda, siç janë Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS-CoV) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (SARS-CoV).

Një Koronavirus i ri (nCoV) është një lloj (shtam) i ri, i cili nuk është identifikuar më parë te njerëzit. Koronaviruset janë zoonotike, që do të thotë se barten nga kafshët te njerëzit. Hetimet e hollësishme në Kinë, në vitin 2002, kanë zbuluar se SARS-CoV u transmetua nga macet te njerëzit, kurse në Arabinë Saudite në vitin 2012 u zbulua MERS-CoV nga devetë te SHENDET 14 Si të menaxhojmë një rast me Koronavirus Shef i klinikës së Infektivit në Spitalin e Durrësit: 5 hapat për parandalim njerëzit.

Njihen disa koronaviruse, të cilat po qarkullojnë në kafshë, por që akoma nuk kanë infektuar njerëzit. Më 31 dhjetor 2019, zyra e Kinës e OBSH-së u informua për raste pneumonish me etiologji të panjohur të zbuluara në Wuhan City, provinca Hubei e Kinës.

Një Koronavirus i ri (2019-nCoV) u identifikua si virusi shkaktar nga autoritetet kineze më 7 janar. Më 10 janar, OBSH-ja publikoi disa udhëzime të përkohshme për të gjitha vendet se si mund të përgatiten për këto viruse, përfshi udhëzimet se si të monitorohen njerëzit e sëmurë, si të ekzaminohen mostrat, si të trajtohen pacientët, si të kontrollohet infeksioni në qendrat shëndetësore, si të mbahen furnizimet e duhura dhe të komunikohet me publikut në lidhje me këtë virus të ri.

SHENJAT

Shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje. Rekomandimet standarde për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh përfshijnë: ruajtjen e higjienës së duarve dhe të frymëmarrjes, praktikat e higjienës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje. Pak ditë më parë, OBSH-ja shpalli gjendjen e emergjencës.

Vendimi u mor pasi Koronavirusi i ri përveçse ka përfshirë çdo provincë të Kinës, është përhapur edhe në 20 vende të tjera jashtë saj, me gjithsej 98 raste të konfirmuara deri më tani, por pa viktima. Vendet inkurajohen të vazhdojnë të forcojnë gatishmërinë e tyre për raste urgjente shëndetësore në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (2005). Parimet e parandalimit të infeksionit dhe strategjitë e kontrollit të lidhura me kujdesin shëndetësor për të parandaluar ose kufizuar transmetimin e infeksionit në mjediset e kujdesit shëndetësor, përfshijnë si vijon:

• njohjen e hershme dhe kontrollin e burimit;
• zbatimin e masave paraprake standarde për të gjithë pacientët;
• zbatimin e masave paraprake shtesë empirike (spërklat, kontakti dhe masat parandaluese të ajrit) për raste të dyshuara;
• kontrollet administrative;
• kontrollet mjedisore dhe inxhinierike.
1. NJOHJA E HERSHME DHE KONTROLLI I BURIMIT Tirazhi klinik përfshin njohjen e hershme dhe vendosjen e menjëhershme të pacientëve në zona të veçanta nga pacientët e tjerë (kontrolli i burimit). Kjo është një masë thelbësore për identifikimin e shpejtë, si dhe izolimin dhe kujdesin e duhur ndaj pacientëve me infeksion të dyshuar nCoV. Për të lehtësuar identifikimin e hershëm të rasteve të dyshimta, institucionet e kujdesit shëndetësor duhet: – të inkurajojnë personelin e kujdesit shëndetësor, që të kenë një nivel të lartë dyshimi klinik; – të kenë pyetësorin e shqyrtimit; – të publikojnë shpallje në zona publike, për të paralajmëruar personelin e kujdesit shëndetësor. Promovimi i higjienës së frymëmarrjes është një masë e rëndësishme parandaluese. Pacientët e dyshuar për nCoV duhet të vendosen në një ambient të ndarë nga pacientët e tjerë dhe masat paraprake shtesë (spërklat dhe kontakti) duhet të zbatohen menjëherë.

2. ZBATIMI I MASAVE PARAPRAKE STANDARDE PËR TË GJITHË PACIENTËT

Masat paraprake standarde përfshijnë higjienën e duarve dhe të frymëmarrjes; përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale varësisht nga rreziku; parandalimin e dëmtimeve nga gjilpëra ose dëmtimet nga mjetet e mprehta; menaxhimin e sigurt të mbetjeve; pastrimin e mjedisit dhe sterilizimin e pajisjeve për kujdesin ndaj pacientit. Siguroni që të merren masat e mëposhtme të higjienës së frymëmarrjes: – Vendosuni një maskë mjekësore pacientëve të dyshuar me infeksion nCoV, për ata që mund ta tolerojnë atë; – Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes ose teshtitjes me facoletë ose bërryl të përkulur për të mbrojtur të tjerët; – Kujdesuni për higjienën e duarve pas kontaktit me sekrecionet e rrugëve respiratore.

Përdorimi i duhur dhe i vazhdueshëm i pajisjeve personale mbrojtëse ndihmon për të ulur përhapjen e patogjenëve. Efektiviteti i përdorimit të pajisjeve personale mbrojtëse varet nga furnizimet e duhura dhe të rregullta, trajnimi adekuat i personelit, higjiena e duhur e duarve dhe sjellja specifike e përshtatshme njerëzore. Është e rëndësishme që procedurat e pastrimit dhe dezinfektimit mjedisor të ndiqen në mënyrë të vazhdueshme dhe korrekte. Pastrimi i plotë i sipërfaqeve mjedisore me ujë dhe detergjent, si dhe aplikimi i dezinfektuesve të nivelit spitalor që përdoren zakonisht, është një procedurë efekÎ tive dhe e mjaftueshme. Lavanderitë, pajisjet e shërbimeve ushqimore dhe mbetjet mjekësore duhen menaxhuar në përputhje me procedurat e sigurta rutinore.

3. ZBATIMI I MASAVE PARAPRAKE EMPIRIKE SHTESË PËR INFEKSIONET E DYSHUARA NCOV 

Masat paraprake të kontaktit dhe spërklave për infeksionet e dyshuara nCoV:
– Përveç masave paraprake standarde, të gjithë individët, përfshirë anëtarët e familjes, vizitorët dhe personeli shëndetësor duhet të zbatojnë masat paraprake të kontaktit dhe spërklave. – Vendosni pacientët në dhoma teke të ajrosura, në mënyrën e duhur.
– Kur nuk ka dhoma teke të disponueshme, të vendosen në grup ata pacientë që dyshohen se kanë infeksion nCoV.
– Vendosini shtretërit e pacientëve të paktën 1 metër larg njëri-tjetrit.
– Kur është e mundshme, grupet të caktuara të personelit shëndetësor të kujdesen ekskluzivisht për raste të caktuara, për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së transmetimit, për shkak të shkeljeve të paqëllimshme të masave të kontrollit të infeksionit.
– Përdorni maskë mjekësore.
– Përdorni mbrojtje për sytë dhe fytyrën.
-Përdorni veshje rezistente ndaj lëngjeve.
– Përdorni doreza.
– Përdorni pajisje njëpërdorimshme ose të dedikuara (si stetoskop, termometra etj.).

Nëse pajisjet duhet të përdoren edhe te pacientë të tjerë, pastrojini dhe dezinfektojini para përdorimit (me alkool etilik 70%). – Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar potencialisht të kontaminuara.

– Shmangni lëvizjen dhe transportin e pacientëve jashtë dhomës ose zonës, përveç nëse është e nevojshme. Përdorni pajisje të caktuara portative me rreze X dhe/ose pajisje të tjera të rëndësishme diagnostikuese.

Nëse kërkohet transporti, përdorni rrugë të paracaktuara transporti për të minimizuar ekspozimin ndaj personelit, pacientëve të tjerë dhe vizitorëve dhe aplikoni maskë mjekësore te pacienti.

– Sigurohuni që personeli shëndetësor që transporton pacientë të veshë masat mbrojtëse të përshtatshme dhe të mbajë higjienën e duarve. – Njoftoni pavijonin pritës për masat paraprake të nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur përpara ardhjes së pacientit. – Pastroni dhe dezinfektoni vazhdimisht sipërfaqet e kontaktit me pacientin.
– Kufizoni numrin e personelit shëndetësor, të anëtarëve të familjes dhe të vizitorëve në kontakt me një pacient të dyshuar për nCoV.
– Mbani një regjistër të të gjithë personave që hyjnë në dhomën e pacientit, përfshirë stafin dhe vizitorët. Masat mbrojtëse për procedurat e gjenerimit të aerosolit për infeksionin e dyshuar të nCoV

Disa procedura të gjenerimit të aerosolit shoqërohen me rritjen e rrezikut të transmetimit të koronaviruseve (SARS-CoV dhe MERS-CoV), siç janë intubimi trakeal, ventilimi joinvaziv, trakeotomia, rigjallërimi kardiopulmonar, ventilimi manual para intubacionit dhe bronkoskopia. Sigurohuni që personeli mjekësor që kryen procedura të gjenerimit të aerosolit:
– të përdorë respirator grimcash të paktën po aq mbrojtës sa një N95 i certifikuar nga NIOSH, EU FFP2 ose ekuivalent;
– të kryej kontrollin e duhur kur vendosin një respirator grimcash, sepse nëse përdoruesi ka mjekër, kjo mund të parandalojë vendosjen e duhur të respiratorit;
– të përdorë mbrojtje, si doreza ose maskë;
– të përdorë rroba të pastra rezistente ndaj lëngjeve; – të përdorë veshje rezistente ndaj ujit për procedura të cilat parashohin volume të mëdha lëngjesh, që mund të depërtojnë në rroba; – të kryejnë procedurat në një dhomë të ajrosur në mënyrën e duhur; d.m.th, me ajrosje natyrale me të paktën 160 litra në sekondë për pacient ose dhoma nën presion negativ ku të paktën ajri ndryshohet 12 herë në orë (ACH) dhe drejtim të kontrolluar të rrjedhës së ajrit kur përdoret arosje mekanike;
– të kufizojnë numrin e personave në dhomë në minimumin absolut të kërkuar për kujdesin ndaj pacientit. 4. KONTROLLET ADMINISTRATIVE Kontrollet administrative dhe politikat që zbatohen për parandalimin dhe kontrollin e transmetimit të infeksioneve nCoV përfshijnë krijimin e infrastrukturave dhe aktiviteteve të qëndrueshme të Parandalimit dhe Kontrollit të Infeksioneve; trajnimin e personelit mjekësor; edukimin e pacientëve; politikat për njohjen e hershme të infeksionit akut të frymëmarrjes potencialisht, për shkak të nCoV, qasjen në analizimin dhe testimin e shpejtë laboratorik për identifikimin e agjentit etiologjik; parandalimin e mbipopullimit, sidomos në pavijonin e emergjencës; sigurimin e zonave të pritjes për pacientët simptomatikë dhe vendosjen e duhur të pacientëve të shtruar në spital, duke promovuar një raport adekuat pacient-personel; sigurimin dhe përdorimin e furnizimeve të rregullta; zbatimin e politikave dhe procedurave të Parandalimit dhe Kontrollit të Infeksioneve për të gjitha aspektet e dispozitave të kujdesit shëndetësor
– me theks në mbikëqyrjen e infeksionit akut të frymëmarrjes potencialisht, për shkak të nCoV midis personelit mjekësor dhe rëndësisë së kërkimit të kujdesit mjekësor dhe monitorimin e pajtueshmërisë së personelit mjekësor, së bashku me mekanizmat për përmirësimet e nevojshme sipas nevojës.

5. KONTROLLET MJEDISORE DHE INXHINIERIKE

Këto përfshijnë infrastrukturat bazë të institucioneve të kujdesit shëndetësor. Këto kontrolle adresojnë sigurimin e ajrosjes adekuate të mjedisit në të gjitha zonat brenda një institucioni të kujdesit shëndetësor, si dhe pastrimin adekuat të mjedisit. Ndarja hapësinore me të paktën 1 metër distancë duhet të mbahet mes çdo pacienti të dyshuar dhe të tjerëve. Këto kontrolle mund të ndihmojnë në zvogëlimin e përhapjes së shumë patogjenëve gjatë kujdesit shëndetësor.

Kohëzgjatja e kontaktit dhe masat paraprake për infeksionin nga nCoV. Masat paraprake standarde duhet të zbatohen gjithmonë në çdo kohë. Masat shtesë të kontaktit dhe spërklave duhet të vazhdojnë derisa pacienti të jetë asimptomatik. Nevojitet informacion më i plotë mbi mënyrën e transmetimit të infeksionit nCoV për të përcaktuar kohëzgjatjen e masave paraprake shtesë.

Mbledhja dhe trajtimi i ekzemplarëve laboratorikë nga pacientë të dyshuar me nCoV Të gjitha mostrat e mbledhura për ekzaminime laboratorike duhet të konsiderohen si potencialisht infektive dhe personeli mjekësor që i mbledhin ose transportojnë ekzemplarët klinikë duhet t’u përmbahen me rigorozitet masave paraprake standarde për të minimizuar mundësinë e ekspozimit ndaj patogjenëve.

– Sigurohuni që personeli mjekësor që mbledhë ekzemplarë të përdorë masat mbrojtëse të përshtatshme (mbrojtje për sytë, maskë mjekësore, përparëse me mëngë të gjata, doreza). Nëse ekzemplari mblidhet me procedurën e gjenerimit të aerosolit, personeli duhet të veshë një respirator grimcash të paktën po aq mbrojtës sa N95, të FFP2 të BE-së ose ekuivalentin e certifikuar NIOSH. – Sigurohuni që i gjithë personeli që transporton ekzemplarët, të jetë i trajnuar për praktikat e trajtimit të sigurt dhe të dekontaminimit në rast derdhjeje.

– Vendosni ekzemplarët për transport në qese të posaçme (kontejner sekondar) që kanë një xhep të veçantë të mbyllur për ekzemplarin (d.m.th një qese plastike mbrojtëse biohazard), duke e shoqëruar me etiketën e pacientit në qese dhe formularin për laboratorin. – Sigurohuni që laboratorët e institucioneve të kujdesit shëndetësor t’u përmbahen praktikave të duhura të biosigurisë dhe kërkesave të transportit, sipas llojit të organizmit që trajtohet.

– Dorëzoni të gjithë ekzemplarët dorazi kurdo që të jetë e mundur. Mos përdorni sisteme pneumatike-tub për të transportuar ekzemplarë. – Dokumentoni emrin e plotë të pacientëve dhe datën e lindjes së pacientëve të dyshuar me nCoV në formularin shoqërues të kërkesës që i dorëzoni laboratorit. Njoftoni laboratorin sa më shpejt të jetë e mundur që ekzemplari është duke u transportuar.

Shef i klinikës së Infektivit  në Spitalin e Durrësit

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura