Si të gëzon burri ty? Ilda Bejleri flet për jetën private dhe planet për një fëmijë të dytë

Mar 25, 2023 | 9:59
SHPËRNDAJE

Pak kohë më parë, moderatorja e rubrikave sportive, Ilda Bejleri u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë vajzën e saj Siena.

ilda per martesen

Ajo ka zbuluar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, se nuk është e martuar, por bashkëjeton me partnerin, për të cilin ka qenë e rezeruvar me detajet.

Pyetje: Si të gëzon burri ty?

Ilda: Më ka bërë Sjenën, s’ka lumturi më të madhe.

Pyetje: Po ti si e gëzon burrin?

Ilda: Po ja, i këndoj. I bëj komplimenta.Nuk do i themi të gjitha këtu.

“Nuk jam e martuar. Bashkëjetojmë, kemi dhe Sienën së bashku. Për mua martesa nuk është e rëndësishme. E rëndësishme për mua është të jesh mirë me partnerin, të ndiheni mirë bashkë. Unë e kam veshur edhe kot fustanin e martesës, kështu që për mua nuk është ndonjë gjë e madhe”, rrëfeu gazeterja teksa e pyetur nëse ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë, pas vogëlushes 8-muajshe tha:

“Tani që bëra vajzën, do shijoj vajzën. Pastaj, çfarë të jetë e shkruar.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura