Si të gatuani flan dhe sallatë me hurma

Oct 27, 2015 | 12:58
SHPËRNDAJE

Përgatitja e flan me hurma

Së pari merruni me hurmat; pritini në copa dhe në një enë, bashkë me sheqerin, mollën në copa, vaniljen dhe ujin, lërini të ziejnë për 1 orë e gjysmë. Koha mund të ndryshojë pak nëse shihni që masa është shkrirë dhe është gati.

11201415101-1-Cropped-890x570
Në një enë bashkoni miellin e zakonshëm, atë të bajameve, gjalpin e butë, pak kripë, lëkurë të grirë të limonit dhe nisni të përgatisni brumin; pas punimit të parë shtoni 25 gr të bardhë veze dhe sheqerin pluhur. Brumin që përftuat mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 2 orë. Ndërkaq, në frulator kaloni masën e hurmave deri sa të përftoni një formë pelteje.

Hapni brumin në një tavë me diametër 22 cm, rregulloni anët që të jenë të hapura dhe futeni në furrë për 15 minuta. Lëreni të ftohet. Rrihni pjesën tjetër të të bardhës së vezës me 75 gr sheqer pluhur, deri sa të përftoni një meringë të butë. Në një enë me kremin e pastiçerisë dhe gjizën e ëmbël, shtoni gjysmën e meringës dhe vazhdoni me përzierjen.

Kur masa të jetë homogjene, shtoni pjesën tjetër të meringës dhe përziejeni sërish. Në brumin e ëmbëlsirës që nxorët nga furra, shtroni një shtresë marmelatë, më pas një shtresë nga masa e përgatitur me krem pastiçerie. Marmelatën që mbetet mund ta ruani në enë qelqi për ta konsumuar edhe ashtu siç është. Në fund, vendosni bajamet në feta dhe futeni në furrë për jo më shumë se dy minuta. 

Përbërësit
Hurma 1.3 kg; 1 mollë të kuqe; Sheqer 670 gr; Krem pastiçerie të gatshëm 300 gr ;Gjizë e ëmbël 150 gr; Miell 170 gr; Gjalpë 125 gr; Të bardhë veze 100 gr; Sheqer pluhur 75 gr; Miell bajamesh 50 gr; Bajame ne feta 50 gr; Vanilje; Limon; Kripë

Përgatitja e sallatës me hurma
Përbërësit për 4 fileto salmoni
100 gr rukola
80 gr sallatë jeshile
60 gr sallatë valeriana
5 arra
1 hurmë
1 limon
Piper të bardhë
Kripë
Vaj ulliri

Përbërësit për salsën e mustardës
Meqenëse, përveç idesë, nuk u duhet ndonjë udhëzim i madh për të përgatitur një sallatë, po ju themi vetëm që hurmat duhet t’i prisni në feta të holla. Sa për të tjerat, dini t’i lani e prisni vetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura