Si të dashuroni matematikën? Shikoni këtë mësues seksi që po çmend studentet!

Mar 30, 2015 | 12:35
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

E urreni matematikën? Pasi të shikoni këtë profesor matematike me siguri që do e dashuroni këtë lëndë.

Një ish-lektor është quajtur si “mësuesi më seksi në botë i matematikës” pasi studentët e tij kanë zbuluar se ai ishte gjithashtu model dhe i ‘fikuar pas palestrës’, shkruan ‘Daily Mail’.

Pietro Boselli, 26 vjeç nga Italia, ka dhënë mësim në një lëndë shkencore, inxhinieri mekanike në një klasë në  University College London ku shumë studentëve u ka bërë përshtypje fiziku i tij joshës.

Pasi ata kanë kërkuar emrin e tij në Google kanë zbuluar se profesori i tyre ishte një model i njohur dhe kishte mbi 46,000 ndjekës në Instagram.

Boselli ka çmendur rrjetet sociale ku shumë studentë të tij kanë postuar fotot e tij me shkrimin “Ai momenti kur kupton se mësuesi juaj është topmodel”.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura