Si të bëjmë blerjet njëjavore pa rrezikuar? Ja përgjigjet e ekspertëve

Mar 26, 2020 | 20:58
SHPËRNDAJE

Në këto kohë të vështira për shëndetin dhe sigurinë në mbarë botën, njerëzit kudo janë të këshilluar, në shumë raste edhe të detyruar, të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të bëjnë blerjet urgjente që i duhen, për një javë.

14780961-kN0-U31701724688419knE-656x492@Corriere-Web-Sezioni

Kjo është këshilla kryesore e autoriteteve në vendet ku është bllokuar jeta e zakonshme për shkak të rrezikut nga koronavirusi, të cilën shumë qeveri dhe liderë të institucioneve ndërkombëtare e kanë quajtur një luftë reale kundër një armiku të padukshëm. Ndërsa shqetësimet më të mëdha mbeten për ata që duhen të marrin vendime të mëdha për shumë njerëz, ka edhe shqetësime më të vogla për njerëzit që duhet të qëndrojnë në shtëpi. Për shembull: si të bëjnë blerjet për një javë, çfarë duhet të blejnë, çfarë duhet të kenë me domosdoshmëri në shtëpi, kush mund t’i ndihmojë…etj.

Ekpertë të virologjisë dhe kërkesave të konsumatorit, kanë dhënë disa ide në mediat italiane, duke iu referuar pyetjeve më të shpeshta.

Ja përgjigjet që jep virologu Fabrizio Priliasco, nutricionisti Marcello Ticca, presidenti i “Consumatori.it”, Massimiliano Dona dhe Manuela Cervilli nga “Altroconsumo”.

A mund të bëj pazar nëse nuk kam maskë?

Po, për sa kohë që nuk keni kontakte me njerëz pozitivë me Covid-19. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të mbani distancën prej të paktën një metri me njerëzit e tjerë, mos prekni fytyrën (gojën, hundën, sytë) kur jeni në supermarket, lani duart sapo të hyni në shtëpi dhe t’i lani përsëri pasi të keni vendosur sendet ushqimore në vend.

Nëse jam vetëm, i moshuar, i sëmurë, a mund të bëjë dikush pazar për mua?

Po, ka disa shoqata vullnetare që janë në dispozicion për njerëzit më të brishtë. Ndonjëherë janë edhe fqinjët tuaj që e bëjnë këtë gjë. Është në rregull ta bëjë pazarin dikush tjetër për ju, mjafton që të mos keni kontakt me njëri-tjetrin, çantat e pazarit t’i lërë në tokë.

Si mund të blej gjithçka që më nevojitet për një javë të tërë?

Mund të bëhet disa lloje blerjesh dhe të mos merren të gjitha njëherësh në supermarket. Disa gjëra mund të blihen në internet, dhe jo vetëm në Amazon ose në supermarkete. Ekzistojnë disa farmaci në internet ku mund të porosisni gjëra që nuk mund të prishen…

Facebook është një treg i shkëlqyer virtual, ku mund të gjeni informacione. Verërat mund t’i porosisni në vendet e specializuara.

Çfarë nuk duhet të mungojë në shtëpi në këtë kohë?

Ne duhet të bëjmë përparësi blerjes dhe konsumimit të produkteve ushqimore për të përmirësuar efikasitetin e sistemit imunitar, për shembull ato më të pasura me vitamina, kripëra minerale dhe Omega 3.

Vitamina C ka një efekt në përgjigjen imunitare në infeksionet e rrugëve respiratore: gjendet te agrumet, luleshtrydhet, kiëit domatet, perimet, rukola, rrushi pa fara, etj.

Vitamina A ndihmon rezistencën e trupit ndaj infeksioneve: kryesisht gjendet në qumësht dhe në perime të verdha dhe jeshile.

Vitamina D stimulon reagimin e lindur imunitar: e verdha e vezës, peshku, qumështi dhe derivatet e kanë atë.

Nha mineralet janë të rëndësishëm zinku dhe seleni, veçanërisht të pranishëm në drithëra, në mish dhe peshk.

Omega 3 janë në të gjitha produktet e peshkut.

Një dietë e ndërtuar mirë e pasur me fruta, perime, fibra dhe drithëra (që është fotografia e Mesdheut) ndihmon për të mbajtur të shëndetshëm mikrobiotën e zorrëve, e cila siguron funksionimin e sistemit shumë të rëndësishëm imunitar që kemi në zorrë.

Një këshillë për të mos humbur kohë?

Tani më shumë se kurrë duhet të bëni një listë të asaj që ju mungon në shtëpi, në mënyrë që të hyni në supermarket me ide të qarta. Pazaret ushqimore nuk duhet të jetë një moment i kohës së lirë, por një aktivitet i nevojshëm, me vetëdije se arkëtarët dhe stafi i supermarketeve po punojnë për ne dhe ne nuk duhet të rrezikojmë shëndetin e tyre (dhe durimin e tyre).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura