Si ta mbrojmë lëkurën gjatë stinës së nxehtë

Jul 24, 2017 | 15:21
SHPËRNDAJE

Stina e verës ka trokitur tashmë, dhe bashkë me të edhe sezoni i kremrave anti-diell. Sigurisht, është e rëndësishme për t’u mbrojtur nga rrezet ultraviolet, dhe prandaj rekomandohet përdorimi i vazhdueshëm gjatë stinës së verës i kremrave kundër diellit.

Mund të duket i lehtë procesi i aplikimit të kremit kundër-diell në trupin tonë apo në fytyrë, por shpeshherë bëjmë disa gabime për të cilat nuk na shkon mendja, e për rrjedhojë nuk marrim rezultatin e pritur. Më poshtë do të trajtojmë disa nga faktorët që ndikojnë në uljen e efektivitetit të kremit anti-diell.dielli-njopllat

PËRDORIMI NË SASI TË PAMJAFTUESHME I KREMIT

Rëndësia e marrjes së një efekti të mirë të kremit anti-diell nuk qëndron vetëm në faktin e të pasurit të faktorëve të lartë mbrojtës. Aplikimi i tij në masën e duhur ka rëndë- si të madhe. Dermatologët sugjerojnë aplikimin e të paktën një lugë çaji krem për fytyrën dhe të një gote ‘shootsi’ për trupin. Gjithashtu, femrat duhet ta aplikojnë kremin edhe sipër make-up, që të sigurojnë një mbrojtje të mirë ndaj rrezeve UV.

KREMI ‘I VJETËR’

Kremi anti-diell ka një datë skadence. Nuk duhet të përdoret një krem dielli më tepër se gjatë një sezoni veror. Nëse ju tepron pak nga kremi i sezonit të kaluar, ju sugjerohet ta hidhni. Kjo sepse përbërësit kimikë të kremit anti-diell degradojnë me kalimin e kohës, pra duhet t’i ruhemi skadencës së tyre, në mënyrë që të mos marrim rezultate të padëshiruara nga përdorimi i tyre.

LAGËSHTIA QË MERR KREMI

Në momentin që kremi anti-diell hyn në kontakt me ujin, e humbet eficencën e tij, duke ulur kështu fuqinë e tij mbrojtëse. Edhe nëse keni një krem anti-diell rezistent ndaj ujit, fuqia e tij mbrojtëse qëndron deri në 40-80 min gjatë qëndrimit në ujë ose gjatë djersitjes. Kështu që, merrni parasysh që pas një noti në plazh, duhet ta riaplikoni kremin tuaj anti-diell.

SUBSTANCAT NË ORGANIZËM QË NDËRHYJNË NË PUNËN E KREMIT ANTI-DIELL

Shpeshherë ndodh që arsyeja pse kremi juaj i diellit nuk po jep rezultat të jetë e lidhur me përdorimin e disa medikamenteve që ju mund të jeni duke marrë gjatë asaj kohe, si p.sh antihistaminikë, trajtime kundër akneve si dhe disa lloje antibiotikësh. Alkooli, gjithashtu, ka një ndikim të rëndë- sishëm, sepse shkakton dehidratim si dhe shtyn trupin tuaj të formojë disa përbërje kimike si acetaldehyde, të cilat e bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj diellit. Konsumin e alkoolit në diell duhet ta shoqëroni me një kujdes të shtuar për lëkurën tuaj gjatë stinës së nxehtë.

LARJA ME UJË TË BOLLSHËM OSE ME SOLUCIONE SHPËLARËSE

Larja e fytyrës është hapi i parë i nevojshëm për të hapur poret. Heqja e pluhurave, djersës, make-up e bën më të lehtë procesin e pastrimit të fytyrës nga papastërtitë e krijuara.

VENDOSJA E SCRUBIT

Me anë të një kremi scrub, butësisht trajtoni fytyrën tuaj me lëvizje të vogla, cirkulatore. Kini parasysh të fokusoheni më tepër në zonën e ballit dhe të hundës (zona në formë T). Nëse në disa zona të fytyrës suaj lëkura paraqitet më e yndyrshme, atëherë jepuni një kohë më të gjatë procesit të trajtimit me scrub atyre zonave.

10 MINUTA ME AVULL

Pas proceseve të më- sipërme, të cilat konsistojnë më tepër në pastrimin e lëkurës nga papastërtitë, procesi i radhës mundë- son zbutjen e lëkurës, duke ndihmuar kështu që poret të hapen më kollaj. Hapja e poreve të lëkurës në vetvete, krijon kushte të favorshme për aplikimin e maskës së fytyrës, pasi do të përthithet më mirë dhe më shpejt nga lëkura. Duke ndikuar kështu në depërtimin e thellë të përbërësve të maskës, të cilët e pastrojnë lëkurën nga toksinat, duke i dhënë asaj jetë dhe shkëlqim.

VENDOSJA E MASKËS

Sigurisht, është një proces esencial për një lëkurë të shëndetshme, aplikimi i maskave me përbërës të ndryshëm. Lëkura me akne përfiton më tepër, sepse maskat e fytyrës kanë një rol kyç në pastrimin e yndyrës së tepërt, që akumulohet në disa zona të saj.

VENDOSJA E HIDRATUESIT

Aplikoni në fund kremin hidratues për një lëkurë të ushqyer, të re dhe të butë. Përshtateni atë me tipin e lëkurës suaj. Mos harroni të aplikoni, gjithashtu, kremin tuaj anti-diell me SPF të lartë, për t’u mbrojtur nga rrezet UV. Jepini rininë e shumëkërkuar fytyrës suaj. Mjafton kaq pak! Një kujdes më tepër për lëkurën dhe do të kuptoni që shëndeti dhe rinia fillon nga aty…

* Mjeke patologe, Qendra Shëndetësore Nr.8 /Gsh.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura