Si ta kalojmë depresionin pranveror? Arjana Rreli tregon ‘sekretin’ në Panorama TV: Kujdes me oraret e gjumit dhe photoshop-in, prindërit mos i lënë fëmijët para telefonit

Mar 20, 2023 | 9:42
SHPËRNDAJE

Depresioni pranveror është një gjendje e cila prek jo të gjithë njerëzit, me ardhjen e stinës së bukur të pranverës, ku dita zgjatet, orët me diell janë më të shumta dhe temperaturat rriten.

Arjana Rreli mjeke psikiatre ka folur në emisionin Panorama e Mëngjesit këtë të hënë lidhur me këtë gjendje, duke shpjeguar se çfarë është dhe dha edhe disa këshilla që duhen zbatuar për të minimizuar efektet e saj.

“Ajo qe duhet te bejme kujdes jane disa keshilla ne dukje naive por funksionojne shume mire.
Duke qene se eshte periudhe ndryshimi temperatursash duhet te hidratohemi shume mire, jo me pak se dy litra uje ne dite.

Nje diete e shendetshme, e pasur me vitamina me minerale, te bejme kujdes dhe per vaktet, mos i kalojme, te hame rregullisht mengjesin e dreken e darken e lehte sipas asaj qe dietologet rekomandojne.

Aktiviteti fizik, s’duhet t’i mohojme vetes te pakten 40 minuta ecje ne dite qe sherben per te rregulluar kete disekuiliber qe pranvera shkakton te ne.

Duhet te drejtohemi te profesionistet, psikologe, mjeke psikiater qe nese ka shenja qe kane prishur mirefunksionimin e individit do nderhyje me keshilla apo medikamente”, tha Rreli.

Lidhur me moshën se ku shfaqet depresioni pranveror, mjekja tha se “pergjithesisht vuajne grate e me se shumti jane moshat aktive, ata qe i duhet stina qe mezi e presin per te shpalosur kompetencat e veta me te mira, se dita zgjatet”.

Mjekja kishte dhe nje thirrje per te gjithe te rinjte, qe te zbatojne ritmin e gjumit te nates dhe te kene kujdes me perdorimin e teknologjise.

“Ne duhet të biem në gjumë maksimumi në 11 e 30 e të zgjohemi reth orës 7-7 e 30.

Lidhur me përdorimin e telefonave dhe teknologjisë, ka koston e vet dhe ne nga këndvështrimi i shëndetit mendor, nëse s’do dimë të vëmë kufij në përdorimin e saj do kthehet në mos po është kthyer në një problem madhor për shëndetin.

Të kalosh orë trë tëra duke u kënaqur virtualisht apo duke i bërë vetes rregullime me photoshop për të plotësuar vetveten apo për të gënjyer të tjerët ndikon shumë tek vetëvlerësimi i cdo individi.

Duket falsitet e gjë shumë sipërfaqësore kenaqesia e një individi që bie shumë shpejt në një gropë emocionale nëse nuk e merr ketë kënaqësi.

Thirrje për prindërit që duke marrë kohën e tyre u japin fëmijëve nga një telefon e krijon barrierën e afeksionit që prindërit duhet t’u japin, jo një sipërfasitet që do dëmtojë të ardhmen e tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura