Si survejohet administrata e biznesi me 609 “spiunë”. Raporti i ILDKPI: Rastet që u gjetën

Jul 17, 2018 | 18:11
SHPËRNDAJE

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Survejimi i administratës publike dhe sektorit privat përmes “sinjalizuesve” të akteve korruptive ka nisur të japë rezultatet e para. Kreu i ILDKPKI-së, Shkëlqim Ganaj, foli në Kuvend për funksionimin e 163 njësive sinjalizimi në sektorin publik dhe 446 njësive në sektorin privat.

ildkp1

KI-në si institucion përgjegjës, të vendosë kontaktet për ngritjen e njësive të raportimit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Nga 609 njësi survejimi në të gjithë vendin, ILDKPKI në raportin e saj për vitin 2017, flet për masat e marra në 7 raste sinjalizimi. “Inspektorati i Lartë gjatë vitit raportues në ushtrim të kompetencave ligjore, si mekanizëm i jashtëm raportimi për sinjalizimin dhe kërkesat për mbrojtje nga hakmarrja, ka regjistruar dhe trajtuar në total 8 raste sinjalizimi dhe 1 kërkesë për mbrojtje të ardhur nga sektori publik.

Në lidhje me rastet e sinjalizimit, denoncimet kanë qenë: 4 raste është pretenduar për shkelje të detyrimeve ligjore për konfliktin e interesit, 3 raste është pretenduar për shkelje ligjore në procedurat e tenderimit, 1 rast është pretenduar për shkelje në dhënien e vendimeve gjyqësore dhe falsifikim dokumentacioni në proceset gjyqësore”, thuhet në raportin e ILDKPKIsë. Nga 161 raporte sinjalizimi të përgatitura nga sinjalizuesit në administratë, 7 raste janë trajtuar me masat e parashikuara në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

administrata-550x388

Në listën e institucioneve, që janë marrë pas raportimeve të ardhura nga sinjalizuesit janë: Bashkia Tiranë, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Bashkia Mat, Instituti i Sigurimeve Shoqërore etj.. Për të gjithë këto institucione publike ku sinjalizuesit kanë raportuar, ILDKPKI ka marrë masa administrative.

“Në përfundim të hetimit administrative, për zyrtarët e gjetur në shkelje të parashikimeve ligjore të ligjit nr. 9367/2005, i ndryshuar, është marrë masa administrative me “gjobë” si dhe është kërkuar dhe është zgjidhur konflikti i interesit në përputhje me parashikimet ligjore. Kështu janë aplikuar 3 masa administrative me “gjobë” ndaj zyrtarëve në fjalë, si dhe është zgjidhur konflikti i interesit me largimin nga detyra të zyrtarëve që kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesit”, thuhet në raport.

Për Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Shqipëria është në hapat e para të zbatimit të këtij ligji dhe për të arritur nivele të kënaqshme zbatueshmërie të rritet ndërgjegjësimi jo vetëm nga subjektet, por edhe nga vetë publiku i gjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura