Si rrallë herë, Instagram-it i kërkohet një përmbajtje ndryshe

Jul 29, 2022 | 15:51
SHPËRNDAJE

Zyrtarët e rrjetit social Instagram kërkojnë kohë për prezantimin e veçorive të reja në aplikacion pas reagimit të ashpër në internet prej VIP-ave, influencerave dhe përdoruesve të këtij rrjeti.

_126096367_gettyimages-1239414252

Përdoruesit kishin kritika mbi një rritje në përmbajtjen e videove të rekomanduara, ngjashëm si në aplikacionin rival TikTok.

Shfaqja e videove u kritikuan pasi njerëzit mendonin se nuk po shihnin aq shumë foto nga miqtë dhe familjaret e tyre.

Meta, kompania mëmë e Instagramit, tha se duhet kohë për të bërë ndryshimet ashtu siç duhet.

Rinovimi i Instagram me më shumë video besohet se është nxitur nga popullariteti në rritje i konkurrentit TikTok, ku përdoruesit postojnë dhe shikojnë më shumë video në krahasim me fotografitë.

Sipas të dhënave nga kompania e analizës dixhitale Sensor Tower, aplikacioni TikTok tani është shkarkuar më shumë se tre miliardë herë në mbarë botën dhe ky është aplikacioni i parë që nuk zotërohet nga Meta .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura