“Rama i vrau për së dyti viktimat e Selenicës”, Berisha akuza të forta Kryeministrit

Aug 11, 2018 | 17:00
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri, Sali Berisha dënon mos reagimin e Kryeministrit Edi Rama lidhur me masakrën e Selenicës, ku 8 persona mbetën të vrarë nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj.

“Por kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices”, shprehet ndër të tjera Berisha.

Berisha

Reagimi i ish-Kryeministrit

Nje masaker qe tronditi Shqiperine dhe beri lajme boteror por nuk te preku ty o skizofren! Njemije here turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!

Miq, masakra ne Resulaj te Selenices, ne te cilen nje xhelat i vertet mori jeten e tete femijeve, burrave, grave te pafajshem dhe plagosi disa te tjere, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi ne zemren dhe votren e çdo shqiptari.

Kjo masaker makabre ka perbere nje lajme boteror ne te gjitha mediat e medha te botes. Por kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices!

Me kete rast dua ti them monstres ne krye te qeverise, njeqind e njemije here turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe funderrinave qe te rrethojne! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura