Si pritet të ndryshojë moti gjatë ditës së premte, ja sa shkojnë temperaturat

Feb 3, 2023 | 8:12
SHPËRNDAJE

Sinoptikanët thonë se për ditën e premte, do ketë mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

328849963_1367473120670722_3356105627220298692_n

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore kryesisht në juglindje priten reshje bore me intensitet deri mesatar.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit e më pas do të mbizotërojnë orët me diell.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -1 deri 6°C

në zona e ulëta -1 deri 12°C

në zona bregdetare 5 deri 12°C

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura