“Si po i marrin frymën artistit politikat kulturore”

Feb 19, 2018 | 12:19
SHPËRNDAJE

NGA ARDIAN ISUFI

Vite më parë, në Bienalen e Venecias artistët-kuratorë Elmgreen – Dragset prezantuan në pavijonin e vendeve nordike instalacionin me titull “Vdekja e Koleksionistit”, ku një personazh misterioz, zoti B., që koleksiononte vepra arti dhe sende personale, tragjikisht gjendej i mbytur ne pishinën e tij. Atmosfera në Pavijonin Nordik ishte e konceptuar nga kuratorët në dy hapësira banimi (apartamente) që krijonin marrëdhënie me njëra-tjetrën, ku në mes tyre dergjej figura e pashpresë e koleksionistit anonim, duke hedhur pikëpyetje të mëdha mbi jetën social-shoqërore dhe kulturore të personazhit (por jo vetëm për të!?).

Ardian Isufi, gjatë performancës “Vdekja e artistit”

Në fakt, reagimi im artistik nëpërmjet performancës me titull “Vdekja e Artistit” merr shkas nga kjo pikënisje pikëpyetjesh, me anë të një gjesti simbolik të mbytjes së vetë artistit, i cili nuk është më një figurë misterioze apo kukull realiste si z.B., por është një nga ju, i dashur publik (njeri apo artist: quajeni si të doni!), që fundoset nga jeta social-shoqërore dhe mbi të gjitha atë të rrafshit kulturor ku “ARTISTI” sot në realitetin tonë është “I PAMUNDUR”, sepse nuk është i përkrahur nga institucionet e artit*, është “I MBYTUR” nga harresa, sepse kultura, fatkeqësisht, zë vendin e fundit në shoqërinë tonë, pra, është “I PASHPRESË” përballë agresionit të drejtpërdrejtë apo në forma indirekte, që dita-ditës po i merr frymën.

*Institucionet e Artit – Këtu pikëpyetjet janë shumë të mëdha, sepse, fatkeqësisht, jo vetëm që nuk kemi Bursë Arti, ku do të përmblidheshin një rrjet institucionesh të vogla apo të mëdha si Galeri Arti, Shtëpi Ankandi, Agjentë dhe Menaxherë Arti, ARDIAN ISUFI Shoqata Kritikësh dhe Studiues Arti, Grupime Artistike, që për hir të së vërtetës disa prej këtyre “institucioneve?” janë, por realisht jo vetëm nuk kanë vokacionin e duhur për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj strukture të madhe arti, por edhe ndihmojnë sistematikisht në dëmtimin sa më të madh të atmosferës artistike!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura