“Si po fiton Gjermania ndaj pandemisë, tre çështjet që ka zgjidhur”, Vasili thirrje kryeministrit: Mos improvizo

Mar 29, 2020 | 21:25
SHPËRNDAJE

petrit vasili nga shtepia

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i kërkon kryeministrit shqiptar Edi Rama të marrë shembull nga Gjermania në përballimin e krizës prej koronavirusit. Në Gjermani tha Vasili, nuk po përdor 28 mijë shtretërit e terapisë intensive, por mjekun e familjes, duke bërë që numri i të shtruarve të jetë ndër më të paktët në Evropë duke iu referuar numrit të popullsisë që ka vendi.

“Me përulësinë e profesionistit po i kërkoj kryeministrit mos improvizo, shiko cfarë bëjnë ata që janë të suksesshëm në këtë moment delikat e mos bëj as më shumë e as më pak por si ata. Gjermania është shembull emblematik, nuk po përdor 28 mijë shtretërit e terapisë intensive, por mjekët e familjes”.

DEKLARATA E PLOTE

Dy lajme të mira, për të cilat kemi nevojë: Në Gjermani kontrolli i pandemisë, janë të gjitha inkurajuese e tregojnë qartë një kontroll efektiv të pandemisë e reduktim minimal të humbjes së jetës së njerëzve.

Një lajm i dytë që vjen nga Italia është që ulja e rasteve të reja vazhdon të jetë e qëndrueshme e në rënie të vazhdueshme.

Këto të dyja japin indikacione për ecurinë e pandemisë në një drejtim që shpresojmë objektivisht se do jetë pozitiv.

Po çfarë duhet të bëjmë në Shqipëri, në shtëpinë tonë, të mësojmë nga eksperienca gjermane, më shembullore dhe efektive për përballimin pa imponuar përdorimin gjigantesk të strukturave spitalore.

Tre cështje ka zgjidhur Gjermania, së pari testim të gjerë e horizontal, se dyti ka mobilizuar mjekun e familjes në vijë të parë, së treti ka zbatuar një regjim të kufizimit të regjimit të lëvizjes të kombinuar me mbajtjen hapur 24 rë të marketeve e farmacive duke evituar grumbullimet e panevojshme të personave.

Në Shqipëri, jo qeveria e gjithë por kryeministri sajon rregulla përditë që janë tërësisht aprofesionale dhe nuk ndihmojnë kalimin e pandemisë.

Së pari testimi është shumë i kufizuar, nuk jep mundësi për të përcaktuar as prognozën e as planet si duhet të përgatiten strukturat spitalore
s’na jep mundësi në c’mënyrë e në c’kohë ne mund të dalim nga pandemia.

Ndryshe nga Gjermania, që ka mobilizuar gjithë mjekët e familjes, ka vetëm një numër 127, një komunikim përmes telefonit për një problem kaq kritik sic është pandemia.

Së treti kufizimi i lëvizjeve është pa kuptim, nuk lëvizin për disa orë të caktuara, lëvizin për mjaft orë, më pas krijohen grumbullime të qytetarëve.
Kjo është më e gabuara gjë që mund të bëhet.

Në Gjermani i mbajnë hapur 24 orë kufizimet ekzistojnë por bëjnë që distanca sociale të respektohet.

Qeveria e para është e paaftë, e dyta kokëfortë dhe e treta nuk dëgjon profesionistët.

Me përulësinë e profesionistit po i kërkoj kryeministrit mos improvizo, shiko cfarë bëjnë ata që janë të suksesshëm në këtë moment delikat e mos bëj as më shumë e as më pak por si ata. Gjermania është shembull emblematik, nuk po përdor 28 mijë shtretërit e terapisë intensive, por mjekët e familjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura