Si përfundoi në dorë të PD audio-përgjimi? Flet Gazmend Bardhi

May 14, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

Këshilltari ligjor dhe një nga përfaqësuesit e PD që po hedh akuza ndaj Fatmir Xhafajt, Gazmend  Bardhi, ka qenë i ftuar në Opinion dhe është pyetur se kur është bërë ky përgjimi dhe si si Partia Demokratike ka rënë në gjurmët e tij.

bardhi

Fevziu: Kur është regjistruar audio?

Gazmend Bardhi: Ne situatën ku jemi, kjo pyetje nuk shtrohet në opinion publik. Detyrimin për ta verifikuar policia e shtetit dhe prokuroria. Ne nuk publikojmë dokumente të pa verifikuara.

Fevziu: Si ju ra në dorë materiali?

Nuk ju intereson ju. Ajo që ka rëndësi është se i vëllait të ministrit ka dalë garant për trafikimin e një sasie droge.

Fevziu: A je kontaktuar nga prokuria?

Prokuroria ka prej një jave që opozita ja ka servirur, por ajo ka zgjedhur heshtjen. Prokuroria nuk na ka hetuar. Informancioni ka dalë përmes një telefonate.

Fevziu: Ligji i Antimafiat implikon z.Xhafaj

Bëhet fjalë për përgjegjësi ligjore dhe morale.

Përgjegjësia ligjore është se ministri i Brendshëm ka për detyrë për të goditur trafikun e drogës. PD nuk pret që ai të veprojë pasi ka dijeni për trafikun dhe implikimin e të vëllait të tij në këtë trafik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura