Si përfitojnë rreth 2 mijë euro shqiptarët duke kërkuar azil në Holandë

Jul 31, 2015 | 19:04
SHPËRNDAJE

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po i drejtohen Holandës për të kërkuar azil. Por përse ndodh kështu? Agjencia holandeze e lajmeve “Een Vandaag”, ka shkruar një artikull të thelluar për këtë fenomen.

aziliZbulimi i artikullit është i goditur. Shqiptarët, qoftë nga Shqipëria, Kosova apo trevat e tjera, nuk kërkojnë të marrin statusin e azilantit në Holandë, por përfitimin prej 1750 eurove, që u jepet azilkërkuesve që pranojnë kthimin vullnetar në atdhe.

Ligjet në fuqi në Holandë sanksionojnë se azilkërkuesit që tërhiqen nga kërkesa për azil dhe pranojnë vullnetarisht kthimin, trajtohen me 1750 euro.

Trendi, sipas artikullit po njeh rritje në Holandë, ndërsa pritet që shumë shpejt, Gjermania të braktiset nga azilkërkuesit.

Artikulli në agjencinë holandeze të lajmeve
Artikulli në agjencinë holandeze të lajmeve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura