Si nisi masakra me 3 viktima në plazh, motrat njoftuan vëllanë: Po na ngacmojnë

Jan 20, 2017 | 13:35
SHPËRNDAJE

Pas më shumë se tre vitesh në arrati, policia e Vlorës ka arrestuar të shumëkërkuarin për vrasje të trefishtë, e të dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.

Drejtoria Vendore e Policisë në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea Tiranë, kanë kapur shtetasin Delin Hajdaraj, 26 vjeç, banues në Vlorë. Ai akuzohet për masakrën në plazh, që i mori jetën Sokol Isufajt, 34 vjeç, Serdi Bajlozit, 17 vjeç dhe 53-vjeçares Diana Ademi.

Vlore-569x350

Policia ka publikuar edhe detajet për ngjarjen e ndodhur më datë 28.07.2013. Sipas bluve:

Konflikti ka nisur në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe vrasja e trefishtë, më datë 28.07.2013, rreth orës 16:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qenë duke pushuar nën një çadër në plazh, motrat e shtetasit Leo Osmeni:
1- Besa Osmeni, 27 vjeçe,
2- Xheni Osmeni, 22 vjeçe,

,,, ngjitur me to kanë qenë duke pushuar në plazh edhe 3 shtetas të tjerë:
1- Blendi Lina, 22 vjeç, banues në Fier,
2- Gramoz Beqiraj, 24 vjeç, banues në Fier,
3- Albano Konomi, 24 vjeç, banues në Fier

,,, të cilët kanë filluar të ngacmonin vajzat duke u kërkuar atyre ndonje kontakt ose ndonje adresë facebook-u.

Motrat Osmeni, kanë njoftuar menjëherë vëllain e tyre Leo Osmeni, duke i kerkuar atij ndihmë, pasi po i ngacmonin 2-3 djem në plazh.

Leo Osmeni është nisur menjëherë me automjetin e tij tip “Fuoristradë” me targë V 7863 WDE, drejt vendit ku ndodheshin motrat e tij dhe rrugës ka njoftuar për ndihmë edhe shokun e tij (kurshuririn e largët) shtetasin Delin Hajdaraj.

Në fillim ka mbërritur Leo Osmeni, i cili është konfliktuar menjëherë fizikisht me një nga djemt që ndodheshin aty, shtetasin Albano Konomi, duke e goditur këtë të fundit me mjet shpues “kaçavidë”.

Në konflikt e sipër, ka ardhur shtetasi Delin Hajdaraj, i cili kishte marrë me vete një armë zjarri automatike model 56, dhe ka qëlluar në ajër si dhe në drejtim të personave të tjerë të cilët po pushonin në plazh, nga ku mbetën të vrarë 3 shtetas të tjerë të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin.

Policia ka arrestuar menjëherë në flagrancë shtetasin Leo Osmeni, i cili po vuan dënimin e tij prej 35 vitesh burg.

Ndersa shtetasi Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim që prej rreth 4 vitesh, derisa mbremjen e kaluar, Policia e Vlorës bëri të mundur kapjen e këtij shtetasi të shumë kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura