Si ndryshojnë taksat e tatimet gjatë vitit 2020, për “bosët” që mbajnë makina luksi apo të epokës…

Nov 9, 2019 | 12:34
SHPËRNDAJE

trafik

Qeveria parashikon të lehtësojë të gjithë ata që kanë makina epoke në Shqipëri me ndryshimet në paketën fiskale. 

Këta të fundit do të përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura.

Pra, do të kenë mundësi të kursejnë këtë taksë nga të ardhurat e tyre.

Një tjetër kategori që ndihmohet nga qeveria, është ajo e makinave luksoze.

Kush ka makinë luksoze, paguan një taksë shtesë. Qeveria ka vendosur që të amortizojë me 10 për qind vlerën e makinës së luksit.

Kategoria tjetër që përfiton nga paketa e qeverisë janë investitorët e mëdhenj. Këta të fundit, që investojnë mbi 10 milionë USD, mund të mbartin humbjet deri në 5 vite./PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura