Si ndodhi vrasja dhe vetëvrasja në Vlorë, autori e viktima me precedentë penalë

Jan 16, 2018 | 11:05
SHPËRNDAJE

Dalin ne drite te tjera detaje nga vrasja dhe vetevrasja sot ne Gjorm te Vlores.

policiaa1

Mesohet se viktima Mariglen Mema ka qenë duke pirë kafe ne lokalin ku ndodhi ngjarja ne fshatin Gjorm kur është afruar Artion Shenaj, 35 vjec dhe pa asnjë lloj paralajmerimi ka qëlluar në drejtim të Mariglenit me kallashnikov nga jashtë lokalit.

Më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.

Autori kishte 3 dite qe ishte kthyer nga Frenca, ku kishte perfunduar denimin me burg, ndersa Mema kishte 1 muaj qe ishte kthyer nga Italia dhe eshte babai i dy femijeve, nje djali dhe nje vajze.

Shenaj dhe Mema rezultojne me precedente penale per droge.

Vlorë

Informacion paraprak

Në fshatin Gjormë në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.

Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura