Si ndikon vitamina D përballë koronavirusit? Studimi i fundit: U vërtetua se ul me 54% rrezikun për t’u infektuar nga COVID-19

| 22:55
SHPËRNDAJE
 

Mos e prisni më për një mrekulli bërës. E themi këtë sepse një mjek i Universitetit të Bostonit thotë se një sasi e mjaftueshme e vitaminës D mund të ulë rrezikun e infektimit nga koronavirusi me 54%.

holiock

Njerëzit kanë qenë në kërkim të ilaçit magjik ose duke pritur vaksinën. Kështu ata nuk kanë kërkuar diçka kaq të thjeshtë”, tha Dr. Michael Holick, profesor i mjekësisë, fiziologjisë dhe biofizikës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Bostonit.

Holick dhe kolegët e tij studiuan mostrat e gjakut nga ‘Quest Diagnostics’ të më shumë se 190,000 amerikanëve nga të 50 shtetet dhe zbuluan se ata që kishin nivele të mangëta të vitaminës D kishin 54% pozitivitet më të lartë të COVID krahasuar me ata me nivele më të larta të vitaminës D në gjak.

Rreziku i kontraktimit të koronavirusit vazhdoi të bjerë, ndërsa nivelet e vitaminës D u rritën, tregon studimi.

Sa më i lartë niveli juaj i vitaminës D, aq më i ulët ishte rreziku”, tha Holick.

Shumë njerëz kanë mungesë të vitaminës D sepse ka vetëm sasi të vogla në ushqim, tha Holick. Shumica e vitaminës D vjen nga ekspozimi në diell dhe shumë janë të privuar, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.

Por vitamina D është e lehtë për t’u gjetur dhe relativisht e lirë në dyqanet e barnave dhe marrja e pilulave të vitaminës D nuk paraqet asnjë rrezik. “Është krejtësisht e sigurt dhe konsiderohet si ushqyesi i dekadës”, tha Holick.

Infektimi me COVID-19 është i lidhur ngushtë me nivelet e vitaminës D në gjak, një përfundim që është i njëjtë për racat e ndryshme, gjinitë dhe moshat, thekson studimi.

Një mungesë e vitaminës D ndryshon sistemin imunitar, duke e bërë më të predispozuar për të marrë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, tha Holick.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.