Si ndikon osteoporoza te kockat, si ta parandalojmë

Oct 27, 2014 | 14:29
SHPËRNDAJE

Osteoporoza i bën kockat të dobëta dhe të thyeshme, aq shumë sa një rënie, madje një qëndrim i papërshtatshëm apo kollitje mund të shkaktojë frakturë. Frakturat lidhur me osteoporozën ndodhin më së shumti në legen, kyçet e dorës ose shpinë. Kocka është një ind i gjallë, që vazhdimisht absorbohet dhe zëvendësohet. Osteoporoza ndodh kur krijimi i kockës së re nuk është në harmoni me zëvendësimin e kockës së vjetër. Osteoporoza prek burra dhe gra të të gjitha racave. Por, gratë e bardha dhe aziatike, veçanërisht ato që janë në menopauzën e vonë, janë më të rrezikuarat. Mjekimet, dieta e shëndetshme dhe ushtrimet për mbajtjen e peshës nën kontroll mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kockës ose forcimin e kockave tashmë të dobëta.

Çfarë shkakton osteoporozë?
Kocka është një ind i gjallë, që është në një gjendje të vazhdueshme qarkullimi. Qelizat brenda janë të përfshira në formimin e kockave të reja. Bilanci ndërmjet aktiviteteve të kundërta brenda kockave është i ndikuar nga disa faktorë, duke përfshirë: moshën, sasinë e hormoneve seksuale (siç është estrogjeni dhe testosteroni) dhe gjenet. Por edhe ilaçe të caktuara që mund të jeni duke marrë, siç janë kortikosteroidet munden që të ndikojnë në shëndetin e kockave. Nëse keni pasur nevojë për të marrë ilaçe që kanë efekte anësore ndaj reduktimit të masës kockore (p.sh. kortizon), ose keni një sëmundje tjetër që direkt ose indirekt shkakton humbjen e masës kockore (p.sh. një çrregullim në të ngrënë), ju mundet gjithashtu të jeni në një rrezik të lartë të të zhvilluarit të osteoporozës.
Në ç’moshë fillon të çekuilibrohet masa kockore?
Rreth moshës 30-vjeçare fillon një humbje graduale e masës kockore. Ky çekuilibrim i masës kockore fillon të vërehet dukshëm në të 50-at, sidomos në gratë që kanë kaluar menopauzën.
Afërsisht një në dy gra të kësaj moshe do të thyejë kockën për shkak të osteoporozës.
Si ndikon menopauza në osteoporozë?
Nëse jeni femër, menopauza është një ngjarje e rëndësishme në aspektin e kockave tuaja. Rënia e nivelit të estrogjenit, të hormonit femëror, shkakton një ulje të dukshme të masës kockore pas menopauzës. Mundësitë janë që kjo humbje të çojë në hollim, dobësim të kockave dhe rritje të rrezikut të thyerjes – një gjendje e quajtur osteoporozë. Osteoporoza është në rritje në qoftë se keni një ose më shumë faktorë të njohur rreziku, si të pasurit e një anëtari tjetër familjeje me osteoporozë dhe të ndjekurit e një diete të mangët në kalcium gjatë gjithë jetës suaj.
Si mund të parandalojmë osteoporozën?
Osteoporoza mund të mos kuptohet derisa një frakturë të ndodhë. Është shumë e rëndësishme që të diskutoni me mjekun tuaj rreth shëndetit të kockave, ndërkohë që rriteni, edhe nëse nuk keni përjetuar më parë një frakturë. Për të ndihmuar në formimin e kockave, të gjithë njerëzit – sidomos gratë që kanë kaluar nëpër menopauzë duhet të:

Bëjnë ushtrime të rregullta ditore, siç është p.sh. ecja.
n    Të ushqehen me një dietë që përmban
    mjaftueshëm kalcium, zakonisht duke             ngrënë ushqime bulmeti, salmon dhe
    zarzavate jeshile dhe brokoli. Marrja e
    rekomandueshme e dietës me kalcium për         meshkujt dhe gratë është 1000 mg në ditë.         Grave më tepër se mosha 50-vjeçare dhe             meshkujve më të mëdhenj se 70 vjeç, ju             nevojiten të paktën 1300 mg në ditë.
n    Duhet të marrin çdo ditë rreze dielli ose             suplemente të vitaminës D (nivelet e
    vitaminës D mund të maten nëse ju dhe             mjeku juaj mendoni se jeni në rrezik të
    një mangësie).
n    Të ushqehen me një dietë që përmban
    mjaftueshëm magnez. Sasia mesatare e             nevojshme është ndërmjet 255 dhe 350 mg         në ditë, në varësi të moshës tuaj dhe
    shtatzënisë.
n    Duhet të shmangin duhanin.
n    Duhet të shmangin pirjen e alkoolit dhe
    pirjen e tepërt të kafeinës.
n    Duhet të pyesin mjekun e tyre rreth
    shëndetit kockor me rritjen e moshës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura