Si ndikon humbja e dëgjmit tek demenca, pasojat që shkakton! Ja çfarë e ul rrezikun e sëmundjes me 32%

Jan 19, 2023 | 8:29
SHPËRNDAJE

Humbja e dëgjimit nuk është vetëm një shqetësim ndërsa plakemi. Por studimet tashmë e lidhin edhe me demencës.

degjim

Ata që kanë probleme me dëgjimin kanë një shans 61% më të madh për të zhvilluar demencën. Ky rrezik u reduktua ndjeshëm për ata që zgjodhën të mbanin aparate dëgjimi.

Në studimin e botuar në Journal of the American Medical Association, thuhet se ata që mbanin aparate dëgjimi kishin një rrezik 32% më të ulët të demencës në krahasim me ata që nuk mbanin.

“Ka prova që humbja e dëgjimit shkakton ndryshime strukturore në tru. Stimujt nuk arrijnë në tru, kështu që zona të caktuara atrofizohen, duke çuar në demencë”, shpjegon autori i studimit Nicholas Reed.

Përveç kësaj, ata që nuk dëgjojnë mirë luftojnë të kuptojnë se çfarë thonë ata që i rrethojnë, gjë që lodh trurin, duke dinamizuar aftësitë e të menduarit dhe të memorizuar.

Në të njëjtën kohë, ata që kanë vështirësi në dëgjim tërhiqen nga jeta shoqërore, një rrjet i njohur sigurie përsa i përket mbrojtjes perceptuese.

Në hulumtim ku u morën në studim 2400 të moshuarve, gjysma e të cilëve ishin mbi 80 vjeç, kishte një lidhje të qartë midis humbjes së dëgjimit dhe demencës.

Në mënyrë të veçantë, njerëzit me humbje të moderuar deri në të rëndë të dëgjimit kishin një rrezik 61% më të madh për të zhvilluar demencë sesa njerëzit me dëgjim normal.

Megjithatë, përdorimi i aparateve të dëgjimit e zvogëloi këtë rrezik. Njerëzit me humbje të moderuar deri në të rëndë të dëgjimit që përdornin aparate dëgjimi për të përforcuar zërin kishin një rrezik 32% më të ulët të demencës sesa bashkëmoshatarët e tyre që nuk përdornin aparat dëgjimi.

Hulumtime të mëtejshme do të kryhen për të përcaktuar lidhjen e saktë të humbjes së dëgjimit me demencën dhe rolin mbështetës të aparateve të dëgjimit.

E sigurt është se kujdesi ndaj dëgjimit, por edhe një jetë aktive shoqërore, sipas studiuesve, janë dy mënyra për t’u kujdesur në mënyrë efektive për mendjen dhe për të vonuar demencën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura