“Si mund të bëjë grusht shteti Edi Rama? Opozita bën…” Spartak Braho tregon merakun që ka për OFL: Zv.ministre bëni kujdes, kam biseduar edhe me Lleshajn

Feb 19, 2020 | 10:19
SHPËRNDAJE

Deputeti i LSI, Spartak Braho, duke hyre gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes maxhorances dhe opozites ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Spartak Braho during a parliamentary session.

Deputeti i PS Spartak Braho në Komisionin e Sigurisë duke folur për aktin normativ të qeverisë për Operacionin Forca e Ligjit tha se kishte një merak për procedurat e zbatimit të tij, merak për të cilin tha se kishte folur edhe me ministrin Sandër Lleshaj.

Ai tha se akti normativ i plotëson kushtet ligjore pasi është emergjent dhe ka efekte të përkohshme. Ndërsa foli edhe për atë që ka artikuluar ditët e fundit Presidenti Ilir Meta, se qeveria po bën grusht shteti, Braho e quajti absurde.

 

 

“Cuditem me juve, se kuptoj alarmi i opozitës, se po bën grusht shteti Edi Rama, është absurde, grusht shteti bëjnë forca të tjera, opozita i organizon grushtet e shtetit, është qesharake, pse do bëjë grusht shteti mazhoranca? Për të marrë pushtetin? E ka. Jo vetëm qesharake por është një lloj justifikimi, jam politikan i vjetër dhe kam qenë prezent si Berisha ka tentuar të bëjë grusht shteti.

Zonja zv ministre kam një merak, bëni kujdes për modealitetiet dhe procedurat e aplikimit të aktit duhet të jenë serioze e të goditura dhe të studiuara, kam biseduar për ministrin tuaj për një rast që ishte flagrant, kjo ishte porosia ime”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura