Si mund ta përforcojmë sistemin imunitar

Nov 24, 2014 | 14:11
SHPËRNDAJE

Sistemi imunitar kryen një funksion të jashtëzakonshëm, duke na mbrojtur nga mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje. Por ndonjëherë ai dështon në kryerjen e kësaj detyre. A është e mundur të ndërhyjmë në këtë proces dhe ta bëjmë sistemin imunitar më të fortë? Çfarë ndodh nëse përmirësojmë dietën apo nëse marrim vitamina apo përgatitje të ndryshme bimore? Çfarë mund të ndodhë nëse bëjmë ndryshime në stilin e jetesës, me shpresën për të prodhuar një përgjigje imunitare thuajse të përsosur?
A mund të përforcojmë realisht sistemin imunitar?
Flasim pikërisht për një sistem, jo një njësi të vetme. Ka ende shumë gjëra që studiuesit nuk i dinë në lidhje me kompleksitetin dhe ndërthurjen e brendshme të përgjigjes imunitare të organizmit. Tani për tani nuk janë provuar ende shkencërisht lidhjet e drejtpërdrejta mes mënyrës së jetesës dhe sistemit imunitar të përmirësuar. Megjithatë, sipas studimeve paraprake, për një sistem imunitar të shëndetshëm duhet të kemi parasysh disa gjëra në stilin tonë të jetesës.
Ndiqni një strategji të shëndetshme jetese
Vija e parë e mbrojtjes është që të zgjidhni jetesë të shëndetshme. Këshillat në këtë rast janë: Mos pini duhan; Mbani një dietë të pasur me fruta dhe perime, si dhe me drithëra të plota; me sa më pak yndyra të ngopura; Stërvituni rregullisht; Mbani një peshë të shëndetshme; Kontrolloni tensionin e gjakut; Nëse pini alkool, pijeni vetëm në mënyrë të moderuar; Bëni gjumë të shëndetshëm. Ndërmerrni hapa për të shmangur infeksionet, të tilla si larja e shpeshtë e duarve dhe gatimi i mirë i mishit. Bëni teste të rregullta të shqyrtimit mjekësor, që i përshtaten njerëzve të moshës suaj dhe kategorisë së njëjtë të rrezikut për t’u prekur nga sëmundje.
Sa e si ndihmojnë në përforcimin e imunitetit produktet në farmaci a dyqane?
Shumë prej produkteve në raftet e dyqaneve pretendojnë se përforcojnë apo mbështesin imunitetin. Por koncepti i forcimit të imunitetit nuk ka shumë kuptim shkencërisht. Në fakt, rritja e numrit të qelizave T në trupin tuaj – e qelizave imunitare apo të tjera – nuk është domosdoshmërisht një gjë e mirë.
Si ndikon dieta në sistemin imunitar?
Luftëtarët e sistemit imunitar kanë nevojë për një ushqim të mirë rregullisht. Shkencëtarët e kanë pranuar me kohë se njerëzit që jetojnë në varfëri dhe janë të kequshqyer janë më të prekshëm nga sëmundjet infektive. Nëse rritja e normës së prekshmërisë nga sëmundjet është shkaktuar nga efektet e kequshqyerjes në sistemin imunitar apo jo, gjithsesi, nuk është e sigurt.
Si ndikon stresi tek imuniteti?
Mjekësia moderne, e cila dikur trajtonte lidhjen mes emocioneve dhe shëndetit fizik me skepticizëm, tashmë i vlerëson marrëdhëniet e ngushta mes mendjes dhe trupit. Një gamë e gjerë sëmundjesh, duke përfshirë edhe trazimin e stomakut, acarimet e lëkurës, madje dhe sëmundjet e zemrës, janë të lidhura me efektet e stresit emocional.
A na sëmur të pasurit ftohtë?
Pothuajse çdo nënë ka thënë “vish një xhaketë, se do të ftohesh!” Ajo ka pasur të drejtë. Deri më tani, studiuesit të cilët janë duke studiuar këtë çështje, mendojnë se ekspozimi normal ndaj të ftohtit të moderuar nuk e rrit ndjeshmërinë ndaj infeksioneve. Shumica e ekspertëve të shëndetit bien dakord se arsyeja pse dimri është “sezoni i të ftohtit dhe gripit” nuk është se njerëzit kanë ftohtë, por ata shpenzojnë më shumë kohë në shtëpi, në kontakt të ngushtë me njerëz të tjerë, të cilët mund të përcjellin mikrobet e tyre.
Stërvitja, mirë apo keq për imunitetin?
Lëvizja e rregullt është një nga shtyllat e një jete të shëndetshme. Përmirëson shëndetin kardiovaskular, ul presionin e gjakut, ndihmon në kontrollin e peshës trupore dhe ju mbron kundër një shumëllojshmërie sëmundjesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura