Sikur të mos ju kishim ndihmuar, pa dyshim që do ta kishit pasur shumë, po shumë të vështirë për ta njohur.
Ka qenë sigurisht e pashme që asokohe, kur ishte ende një adoleshente. Por jo ajo që jeni mësuar të shihni, një zonjushë joshëse e që nuk mund të kalojë në indiferencë.
Kjo që shihni në foto është Laura Vorpsi, ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, aktualisht drejtuese e Departamentit të Integrimit Europian në PD. Sigurisht më e rrumbullakosur, në fytyrë edhe në trup, dhe veshur sportive.
Ka qenë me syze, nuk e besoni? Ja shihini vetë fotot dhe do të bindeni. Janë fotografi të realizuara në ambiente të ndryshme, gjatë ndonjë udhëtimi jashtë shtetit, ndonjë ekskursioni, por edhe në dhomën e saj, çka do të thotë se kjo ishte me të vërtetë pamja e Laurës në ato vite (që të mos mendoni se kemi gjetur një, ku jo detyrimisht njeriu duhet të jetë në formën e tij më të mirë).
Ama buzëqeshja është po ajo, si edhe sot. Fotot i takojnë viteve të adoleshencës. Në to Laura ka pozuar me veshje sportive, pantallona treçerekëshe të bardha, T-shirt dhe atlete. Veshje që kanë qenë trendi i kohës, për këdo që kujton modën e atëhershme.
Flokët që sot janë pis të zinj e të gjatë, atëherë i ka pasur me vijë në anë dhe vetëm pak të derdhur supeve. Përshtypja që të lë sapo e sheh është pa dyshim ajo e një vajze studioze, ndoshta edhe pak të ndrojtur dhe aspak ajo femra fatale që të shënjon në lule të ballit, siç do të shfaqej vite më vonë, me një pistoletë në dorë.
Siç mund të gjykoni edhe vetë, shndërrimi që ka pësuar Laura në vite është i jashtëzakonshëm, sigurisht për shumë më mirë. Syzet janë zhdukur e i janë gdhendur tiparet. Laura është kthyer në një mjellmë, e çfarë mjellme!