“Si ka mundësi ti kryeministër betohesh se o do bëhet nami, ose…”- Rama pas deklaratës së babait të gjyqtares së arrestuar: Kishte marrë vendime të tmerrshme

Feb 26, 2021 | 10:35
SHPËRNDAJE

Një ditë pas deklaratave të babait të gjyqtares, Enkeleida Hoxha, i cili iu drejtua kryeministrit dhe tha se arrestimi i vajzës së tij është politike, ka reaguar Rama, i cili tha se gjyqtarja kishte marrë vendime të tmerrshme.

rama-babai-gjyqtarja

Nga Berati, teksa foli për drejtësinë, Rama përmendi edhe vlerësimin që DASH i bëri Ardian Dvoranit.

Sipas kreut te qeverisë Korrupsioni po luftohet duke reformuar dhe duke ndryshuar sistemet.

“U arrestua një gjyqtare me një grup rreth saj që kishte marrë vendime të tmerrshme. Kjo është një mesazh i qartë për të gjithë. U arrestua një shef mjek që kishte rrjepur dynjanë. Deri dje kjo nuk ndodhte. Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe, me vendimin e sekretarit të shtetit për të vlerësuar me çmimin e veçantë një gjykatës shqiptar, që dihet me kë është përplasur, është shumë domethënëse. Nëse sot themi a e kemi drejtësinë që duhet? Nuk e kemi drejtësinë që duhet. A kemi hedhur ne bazat? Kjo nuk diskutohet. Korrupsioni po luftohet duke reformuar dhe duke ndryshuar sistemet, por ende këto sistemi nuk janë në atë nivel që mund të themi që korrupsionit është defaktorizuar, tha Rama.

Një ditë më parë, babai i gjyqtares tha: “Si ka mundësi që ti kryeministër betohesh me një gjyqtar ose do ta lësh në klasë duke mos marrë vettingun ose bëhet nami. C’të duhet ty të mbërrish në këto. Ajo e la në burg djalin e deputetit se e takonte.

Ndërkohë vendimi i KLGJ për shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha u shty për në 4 mars.

LEXO EDHE: 

“Është komplet presion, diktim nga politika”, babai i gjyqtares Enkeleida Hoxha për kryeministrin Rama: Si ka mundësi që betohesh se o do ta lësh në klasë, o bëhet nami?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura