“Si ka mundësi me ma kap djalin pa kurrfarë prove?”- Flet babai i Marjan Kolës, i arrestuar për vrasjen e ish-deputetit Pashk Ujka: Në orën e krimit ka qenë në Kosovë

Dec 4, 2021 | 10:38
SHPËRNDAJE

Dedë Kola, babai i Marjan Kolës, i dyshuar si bashkepunetor në vrasjen e ish-deputetit Pashk Ujka, ka folur sot për mediat duke mohuar përgjegjësinë e të birit në ngjarje. 

87-vjeçari Dede Kola shprehet se djali i tij, Marjan Kola mbremjen e vrasjes me 29 nentor ka qene ne Kosove. Atje ai ndodhej bashke me autorin tjeter te dyshuar, Kristjan Kelmendi.

Babai i te arrestuarit thote se djali i tij, ka shkuar per qejf ne Kosove per te blere disa rroba.

Dede Kola shprehet se djali i tij nuk ka asnje lidhje me vrasjen dhe madje thote se vetem pak minuta para vrasjes shfaqet ne nje poligon qitjeje ne Kosove ku kane qendruar deri ne oren 18:20 moment kur ka ndodhur vrasja ne Shkoder.

87 vjeçari shprehet se nuk kane patur kurre probleme dhe jane nje familje qe kane edhe deshmor.

Po ashtu edhe vellai i Marjan Koles, Petrit Kola shprehet se vellai i tij nuk ka asnje lidhje me vrasjen e ndodhur, pasi Marjan Kola më 29 nentor nuk ka qenë në Shqipëri.

Familjaret e 53 vjeçarit kerkojne drejtesi dhe lirimin e Marjan Koles pasi sipas tyre nuk ka asnje lidhje me vrasjen e ish deputetit.

Deklarata e babait të Marian Kola:

“Unë shtetit sot për djalin që ma kanë kap të pafajshëm kërkoj drejtësi, se e kam të pafajshëm. Shteti të marrë masat e veta të sigurta, atëherë me ma kap djalin jo me ma kap pa kurrfarë faji. Unë jam shumë i dëshpëruar, jam familje dëshmori sot se më ka lënë djali kryet. Si ka mundësi kjo punë me ma kap pa kurrfarë prove djalin tem sot e me ma mbajt sot?

Djali ka kenë në Kosovë, ka shkuar më 28, më 29 ka qenë në Kosovë, kur është bërë ngjarja mbrëmjen e datës 29 djali ka qenë në Kosovë.

Shokë, se s’ka kurrfarë lidhje tjetër. Familjen e viktimës as e kena njohur as kena pas marrëdhënie kurrë me ta. Sot me ma kap djalin pa kurrfarë faji?

Ka shkuar me ble do gtesha, edhe i ka në makinë ato tesha me fatura! Janë arrestuar në kthim. Dua drejtësi! Orari kur ka ndodhur vrasja ka qenë në Kosovë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura