Si jetonin grabitësit e bankave, apartament luksoz por me qera dhe asnjë fqinj

Feb 15, 2017 | 17:52
SHPËRNDAJE

Shtëpia e 33-vjeçarit Fation Xhyliu, i arrestuar nga Policia si një nga grabitësit e bankave, është marrë në ruajtje nga policia si skenë krimi.

“Balkanweb” shkruan sot se nga pamjet që ka filmuar në banesën ku u kap Xhyliu, ai jetonte në një apartament luksoz dhe të arreduar mirë. Apartamenti i tij, ndodhet në katin e 5-të të një pallati në Vorë.

banesa-e-fatjon-xhyliut

Mësohet se banesa është marrë me qira nga vëllai i Xhylit. Nga sa konstatohet, në këtë pallat nuk banonte asnjeri një kat më sipër apo më poshtë apartamentit të 33-vjeçarit.

Edhe vetë banorët e zonës thonë se nuk i njohin të arrestuarit, duke u shprehur se vetëm i kanë parë disa herë, pa shkëmbyer asnjë përshëndetje me ta, shkruan “BW”.

Gjatë mbrëmjes së kaluar në një operacion të shtrirë në disa zona, Vorë, Prezë, Krujë dhe Fushë-Krujë, policia arrestoi 4 nga 6 grabitësit, mes tyre edhe ish-komando që kishin operuar në Afganistan, ç’ka shpjegon edhe saktësinë e tyre operacionale në grabitje.

Operacioni i Policisë për arrestimin e personave të shpallur në kërkim lidhur me grabitjen e parave të bankës të ndodhur pak ditë më parë në Qafë Kashar, vijon ende.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura