Si i urdhëronte Admir Tafili nga burgu vrasjet me pagesë

Feb 19, 2015 | 12:01
SHPËRNDAJE

Policia deklaron se ka siguruar prova për 4 ngjarje të rënda, për të cilat dyshohen si autorë të arrestuarit Alfred Qefalia, Kristi Pine dhe Armando Gorezi. Nga të dhënat hetimore, të siguruara gjatë një pune 5-mujore të oficerëve të Krimeve të Rënda, dyshohet se këto ngjarje janë porositur nga burgu, më konkretisht nga shtetasi Admir Tafili.

Admir Tafili

Të tre këta persona të prangosur së fundi janë njohur me Tafilin gjatë kohës që kanë qenë në burg me akuza të ndryshme, pasi të tre janë me precedentë të mëparshëm penalë. Sipas Policisë, janë siguruar të dhëna se nëpërmjet urdhrave të Tafilit ata janë njoftuar edhe për pagesat që do të merrnin për secilin sulm që porositeshin, shuma që varionin nga 5 mijë deri në 20 mijë euro. Burimet thanë se deri tani janë siguruar prova për përfshirjen e tyre në 4 ngjarje.

Ngjarja e parë për të cilën ata akuzohen, është tentativa e vrasjes me eksploziv C4 e ndërtuesit Armando Çeka, për të cilën ishin paguar me 5 mijë euro. Kjo ngjarje ndodhi më 26 shkurt të vitit të kaluar dhe u plagosën rëndë objektivi i sulmit, Çeka, juristi i tij, Julian Çela dhe truproja Artur Sharra. Krimi i radhës për të cilin ata dyshohet të jenë paguar me 20 mijë euro, ka ndodhur në Shkodër, më 25 qershor të vitit 2014. Në këtë ngjarje u vra me breshëri automatiku 50-vjeçari Ibrahim Mani.

Ngjarja tjetër ku ata dështuan, edhe pse ishin paguar me 10 mijë euro, ka ndodhur në Tiranë, në afërsi në Shkozës, më 4 shtator të vitit të kaluar. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur 37- vjeçari Edmond Çakmashi, nga një breshëri plumbash që goditën makinën tip “Audi”, me të cilën ai po udhëtonte. …

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura