Si i sheh Reme Lala deputetet e reja në Kuvend? Përgjigjja e saj do t’ju habisë

Jun 28, 2017 | 21:20
SHPËRNDAJE

Reme Lala është deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë. Studentja e Financës vjen në foltoren e parlamentit për të ngritur zërin e rinisë. Në intervistën e saj të parë si deputete, Remja shprehet se është më se e gatshme të përballet me emrat e mëdhenj të politikës, ata që kanë bërë diçka për njerëzit në nevojë.

Më tej, në rrëfimin e saj për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, deputetja e PDIU-së ka rrëfyer se si ia ka dalë që të fitojë zemrat e dibranëve.

reme lala1

Reme Lala, deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë; si e pritët vendimin?
Faleminderit që optikës suaj gazetareske i ka lënë shenjë prurja e re në kuvendin e fjalës. Do të doja të ishte frymëzuar thellësisht nga vullneti i dibranëve jo si emërtesë e listës shume-mërore. Për sa i përket vendimit, është pa diskutim përulës. U përulem veç dibranëve të mi, që më dhanë mundësinë t’i përfaqësoj, t’i piedestalizoj, ashtu siç e kanë merituar ngaherë. Nëse do të thosha që ishte rezultat i minutës së fundit, do t’ju gënjeja; as surprizë e papritur po ashtu nuk ishte. Prej ditës së parë e deri në fund, nga dje e në vazhdim, ne jemi zotuar për të qenë të gjithë bashkë. Kemi punuar fort, kemi një aortë që punon shumë fort në Dibër. Ky vendim vetëm më ka shtuar përgjegjësinë, krenarinë për ta. E dashurinë që do ta marrin mbrapsht si në aspektin e mirëqenies, rritjes galopante në shumë sfera, po mbi të gjitha atë njerëzore. Faleminderit, Dibra ime, për vendimin që morëm bashkë!

reme lala diber
A është gati Remja për parlamentin?
Kur thoni “Remja”, bëni mirë, sepse i referoheni së shkuarës. Këtu jam falë vokacionit e shkëndijës së saj. A jam gati? Është gati-gati retorike. Pasi atë kube do ta shoh si mejdanin ku do përkthej çdo problem, çdo kërkesë, qoftë edhe të pashprehur, ku zëri i dibranëve të mi do të jehojë, do të gdhendet aty. Do të triumfojë besimi që më falën, do të marrin udhë shpresat e dibranëve të mi.

Deputetja më e re në moshë; a ju tremb mungesa e eksperiencës përballë emrave më të mëdhenj të politikës?
Do të doja si fillim të bënim përkthim termash. Çfarë kuptoj unë me të mëdhenj dhe eksperiencë. Të mëdhenj në dritë apo terr? Të mëdhenj janë ata që pinë nga kupa e lotëve, që lënë gjurmë me gjak, që në trup kanë hartën e triumfit personal. Të mëdhenj janë ata që kanë bërë gjëra të mëdha për vendin, për votuesin e tyre, dhe kam kureshtje t’i njoh këta njerëz sa të mëdhenj janë. Sa për eksperiencë, nuk besoj se duhet ndonjë eksperiencë e madhe të jesh e drejtë me ata që të kanë zgjedhur, me ata që përfaqëson, të jesh e drejtë me veten dhe me Zotin.

Si i ke parë deputetet e tjera të reja në Kuvend?
Të gjitha femrat e politikës janë të reja brenda llojit. Njëra në vitet e jetës, tjetra në shpatën e rëndë që s’ka fuqi ta mbajë. Një tjetër në modelin e flokëve, një tjetër është e re në habitatin ku s’di të përshtatet. Një tjetër është e re në agresivitetin e fjalorit identifikues, një tjetër që kaktusit i ka vjedhur veshjen. Një tjetër si verë e holluar me ujë. Një tjetër e heshtur deri në lodhje…

Intervista e plotë në GSH.al

http://www.gsh.al/2017/06/28/reme-lala-ja-si-ua-fitova-zemren-dibraneve/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura