“Si i nisa letër një mashkulli në Tepelenë në 1991”- Biznesmeni gay tregon historinë: Askush nuk më ofendoi, Shqipëria është …

Feb 19, 2020 | 17:17
SHPËRNDAJE

Biznesmeni Elton Ilirjani gjithmonë e ka shprehur hapur faktin që është gay dhe asnjëherë nuk e ka mohuar.

Madje ka rrëfyer sesi në vitin 1991 i ka nisur një mashkulli letër nëpërmjet një shoku të tij ndërsa ndodheshin në bilardo.

Ilirjani tha se nuk është ofenduar asnjëherë për veprimin e tij, duke shtuar se Shqipëria është emancipuar.

Ndërsa pranoi se ofendimet e shumta i ka marrë nga komuniteti LGBT.

“Në vitin 1991 në Tepelenë i kam nisur një letër dashurie një mashkulli dhe ia kam nisur me një shokun tim në bilardo ku ishin të gjithë meshkujt. Nuk kam qenë asnjëherë i fshehtë. Shqiptarët po i ngacmove tek bërthama e tyre nuk të bien në qafë. Nuk reaguan keq. Nuk është diskriminim kur habiten njerëzit. Nuk më ka ofenduar asnjë. Ofendimet më të shumta i kam marrë nga LGBT vetë që kanë imazhe të fshehta. Nuk duhet bërë dramatike. Shqipëria është vend më mëndjehapur se Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova. Shqipëria nuk e ka të shtuar dhunën ndaj LGBT më shumë sesa e ka ndaj grave.  Por vriten gra çdo ditë në Shqipëria. Shqipëria po bën progres me emancipimin,”- tha ai i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Gjithashtu përmendi arrestimin e Zogut të Tiranës ku tha se nëse akuzat ndaj tij janë të vërteta duhet të dënohet.

Biznesmeni ritheksoi se ai është turp për komunitetet LGBT.

“Është turp i madh sepse se ka pranuar kurrë publikisht që është gay. Ai tërë jetën hiqej sikur ishte feminist, ishte me femra gjithë kohës, fliste për jetë luksoze dhe ndërkohë nuk e pranonte fare që ishte gay. Të gjithë e dinin që ishte gay, prandaj e merrnin,”- u shpreh Ilirjani.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura