“Si i ka fituar paratë për të blerë shtëpi në Paris?”, aktorja e famshme turke mbron kolegen: Tuba është një grua…

Aug 28, 2019 | 14:50
SHPËRNDAJE

Prej disa ditësh po qarkull në mediat turke një lajm se aktorja e famshme, Tuba Buyukustun, ka investuar më shumë se 1 milion euro për të blerë një shtëpi në Paris.

Mediat turke ngrenë pyetjen “se ku i ka fituar këto para Tuba?”. Lidhur me këto lajme ka reaguar ashpër kolegia e saj, aktorja e famshme, Hazal Kaya.

tuba hazal

Kjo e fundit ka bërë një postim në “Twitter”, ku shkruan: “Ç’është kjo paturpësi! Si është e mundur që mund të shkruani lajme të tilla?”.

Sipas Kaya, (Maral e serialit me të njëjtin emër), Tuba e cila u bë e njohur në vendin tonë si Elif e serialit “Diamante dhe Dashuri”,është një grua, e cila prej vitesh fiton para me djersën e ballit dhe siç duket bën edhe investimet e duhura.

Gjithashtu në postimin e saj, Hazal akuzoi median për diskriminim gjinor, teksa kujtoi se kur aktorët blejnë makina, ato hapen me titujt “lodra e re e…”, ndërsa për aktoret bëjnë lajme të tilla.

Madje aktorja e famshme u shpreh se duhet që media të rregullojë gjuhën e sjelljen e saj dhe të jetë e vetëdijshme për pasojat e diskriminimit gjinor dhe dhunës në shkrimet e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura