Si grabiste shtëpitë dhe lokalet banda e shqiptarëve në Itali (VIDEO)

Sep 3, 2015 | 21:31
SHPËRNDAJE

Është arrestuar edhe i arratisuri i tretë, një shtetas shqiptar pjesë e bandës së grabitësve në Itali. Shqiptari u ndalua nga policia në Rimini, teksa dy bashkëpunëtorët e tij janë tashmë në burg.

Screenshot_116-685x320Ata akuzohen për një seri vjedhjesh dhe tentativa vjedhjesh, në mes të 26 Gushtit dhe natës së arrestimit. Dje u arrestuan dy shqiptarët 38-vjeçar, kurse sot në prangat e policisë italiane ra edhe i treti, i cili thuhet se është lideri i kësaj bande.

Kjo është kuptuar nga imazhet e kamerave, pasi në to kuptohet se ai kishte një rol të rëndësishëm në grupin e grabitësve.

Banda e shqiptarëve është përgjegjëse për 10 vjedhje, nga të cilat 4 në Arezzo, 3 në Monterchi, 1 në Sansepolcro,  1 në Anghiari dhe 1 në Bellaria-Igea Marina.

Shqiptarët godisnin kryesisht lokalet dhe shtëpitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura