Si funksiononte aparati i Sigurimit të Shtetit? Raporti sekret i survejimit dhe vendimi i gjyqit për Maks Velon

SHPËRNDAJE

maks-velo-696x399Botohet për herë të parë

Hapja e dosjeve të Sigurimit është një ndër debatet më të nxehta ku është përfshirë shoqëria jonë që pas rënies së komunizmit. Për herë të parë, në historinë e vëndeve që jetuan komunizmin është botuar në një libër dosja e plotë e përndjekjes së një artisti. “Maks Velo, jetë paralele”, libri i përgatitur nga Alda Bardhyli dhe UET PRESS sjell gjithë historinë e përndjekjes, hetimit, survejimit, dënimit të artistit Maks Velo.

Konica.al do të sjellë disa pjesë ekskluzive nga kjo dosje, ku shihet si si funksiononte aparati i Sigurimit të Shtetit. Më poshtë po sjellim raportin sekret të survejimit dhe vendimit të gjyqit për dënim me dhjetë vite heqje lirie të Maks Velos.

SEKRET

Ekzemplar ……..

E përkoh._____ vjet

Tiranë, 24.IV.75

RAPORT SURVEIMI MBI LËVIZJET E OBJEKTIT- Maksim Velo,                                             i cili do të njihet me pseudonimin “Stilografi”- datë 15.3.75

Në orën 14.30 filloi surveimi në pritje të hyrjes ose daljes së objektit nga shtëpia e tij. Në orën 18.15 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së tij. Mbante një çadër në dorë e vazhdonte ecjen rrugës H.Tahsim, Sh.Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, rrugës në proces, Sh.Skënderbej, B.Stalin……….. Tiranës kthehet në B.Stalin e shkon deri te H.Tirana kthen prap po këtej, Sh. Skënderbej, B.K. e Kombit, në afërsi të H.Dajtit kthehet prap e vazhdon ecjen B.D e Kombit, Sh. Skënderbej. Në orën 18.40 përpara M.Ndërtimit, objekti takohet me dy persona të cilët njëri do të njihet me pseudonimin “Profesori”, ndërsa tjetri mban këto karakteristika: i gjatë 1.65, i shëndoshë, tullac, me fytyrë të mbushur, pantallona bojë hiri e pardesy gri; dhe i japin dorën njëri-tjetrit. Të tre bashkë vazhdojnë ecjen B.D e Kombit. Si bënë dy xhiro në këtë bulevard në orën 19.15 në afërsi të K.Q të R.P.SH, objekti duke zënë duart me profesorin dhe burrin me karakteristika, të cilët largohen e kalojnë rrugën në drejtime të ndryshme, kurse objekti kalon B.D e Kombit, Sh. Skënderbej, rrugën në proces L.Gurakuqi, Sh.A.Rustemi, H.Tahsim e në orën 19.25 kalon në drejtim të shtëpisë së tij. Prej kësaj kohe e deri në orën 21.25 që vazhdoi survejimi, objekti nuk ka bërë lëvizje. Në këtë kohë survejimi u ndërpre.

Datë 16.III.75

Në orën 6 filloi surveimi në pritje të daljes së objektit nga shtëpia e tij, në rrugën H.Tahsim, tek Sh.A. Rustemi. Në orën 11.30 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së tij në kryqëzim të rrugëve H.Tahsim me Sh. A.Rustemi, i shoqëruar me një person që mban këto karakteristika: i gjatë 1.70, trup i lidhur, me flokë të zeza kaçurrela, me pardesy ngjyrë kafe, rreth moshës 40 vjeç, mendojmë të jetë vëllai i tij (objektit) e të dy së bashku vazhduan ecjen Sh.A.Rustemi. Në orën 11.35 të dy së bashku vazhdojnë ecjen në sheshin A.Rustemi dhe të dy së bashku futen në merkato, brenda nuk janë kontrolluar, u pa që personi me karakteristika bleu zarzavate kurse objekti qëndron në pritje. Në orën 11.45 objekti e personi me karakteristika dalin nga merkato e vazhdojnë ecjen në Sh. A.Rustemi e në orën 11.50 të dy së bashku futen në mapon ushqimore në Sh. A.Rustemi. brenda u kontrolluan dhe u pa që personi me karakteristika bleu verë. Porsa dalin që këtej vazhdojnë ecjen Sh.A.Rustemi, H.Tahsim e në orën 12.00 të dy së bashku kalojnë në drejtim të shtëpisë së objektit. Në orën 12.05 objekti së bashku me personin me karakteristika dalin nga shtëpia e objektit e vazhdojnë ecjen rrugës H.Tahsim, Sh. A.Rustemi, L.Gurakuqi, rrugës në proces, Sh.Skëndërbe, B.D.Kombit , rr. P.Rilindjes, Xh.Martini, Sh.A.Rustemi, H.Tahsim e në orën 12.35 të dy së bashku kalojnë në drejtim të shtëpisë së objektit. Në orën 13.20 objekti së bashku me person me karakteristika dalin nga shtëpia e objektit dhe me të shoqen e personit me karakteristika u panë duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së objektit në kryqëzim të rrugës H.Tahsim me Sh. A.Rustemi. Në dorë objekti së bashku më personin me karakteristika mbanin një çantë të madhe me diçka të mbështjellë me letër të bardhë. Të tre së bashku kalojnë në Sh. A.Rustemi, Q.Stafa, Barrikada, F.Xhajko e në kryqëzim ë kësaj rruge në B. Stalin në orën 13.45 në afërsi të maternintetit ndahen duke zënë duart. Personi me karakteristika së bashku me të shoqen kalojnë në drejtim të Stacionit të Trenit, ndërsa objekti qëndron në stacionin e Unazës që ndodhet në këtë kryqëzim. Në orën 13.50 vjen autobusi Unazës në stacion ku hipën objekti e niset. Në orën 13.55 qëndron autobusi në kryqëzim të rrugeve “5 Maji” me atë “F.Xhajko”. Këtu zbret objekti dhe vazhdon ecjen në rrugën F.Xhajko e në orën 14.00 futet në pallatin Nr.369/4 në katin e katërt ose të pestë. Në orën 18.45 objekti doli nga drejtimi i pallatit ku kishte zënë vend së bashku me gruan e tij e kalojnë rugës B.Curri. në orën 18.50 objekti së bashku me të shoqen i hipën autobusit të linjës Kombinat-Kinostudio, në stacionin e Stomatologjisë (brenda u kontrollua) në orën 18.55 autobusi qëndroi në stacionin e Poliklinikës Qendrore, ku objekti së bashku me të shoqen kalojnë rr. B.Curri, B.Stalin e këtu objeti futet në xhiro. Pasi bëjnë dy xhiro Kryeministri-K.Peza në orën 20.00 objekti largohet nga xhiroja e në orën 20.05 objekti së bashku me të shoqen i hipin autobusit te Banka (brenda u kontrolluan), në orën 20.10 autobusi qëndron te stacioni i Stomatologjisë ku objekti së bashku me të shoqen e tij zbresin e kalojnë rrugën B.Curri, përmes pallateve e në orën 20.20 objekti me të shoqen futen në pallatin ku kishin frekuentuar më parë. Deri në orën 21.20 do të fillojë survejimi i objektit e nuk është parë të dalë nga pallati ku ka zënë vend.

Datë 17.III.75

Në orën 6.00 filloi survejimi në pritje të daljes së objektit nga shtëpia e tij në Sh.A.Rustemi si dhe nga pallati 369/4 te Stomatologjia. Në orën 7.30 objekti me një çantë zyre në dorë u pa te Stomatologjia duke ardhur nga drejtimi i rrugës “5 Maji”, vazhdon ecjen kësaj rruge, B.Curri. në orën 7.33 i hipën autobusit të Kombinatit te stacioni i stomatologjisë.

Në orën 7.35 qëndron autobusi te stacioni i Papavranit, ku qëndron objekti e kalon rrugën B.Curri, Barrikada, 28 Nëntori e në orë 7.45 futet në Bar “Sahat”, ku brenda u kontrollua pjesërisht dhe u pa që piu kafe. Në orën 8.05 objekti del nga Bar “Sahati”, kalon rrugën “28 Nëntori”, Sh. Sskënderbej, para Teatrit të Kukullave, rr. 4 Shkurti e në orën 8.10 objekti i hipën autobusit të Ndroqit te stacioni që ndodhet në afërsi të P.T.T. Qendrore. Me nisjen e autobusit në drejtim të Ndroqit në orën 8.50 survejimi u ndërpre.

Në orën 14.05 rifilloi surveimi në dy drejtime në pritje të objektit në Sh. A.Rustemi dhe te Banka. Në orën 18.00 autobusi me targë TR.13-50, ardhur nga Ndroqi ndalon para Bankës nga ku zbresin të gjithëudhëtarët e me ta zbret dhe objekti duke mbajtur në dorë një çantë. Vazhdon ecjen në rr. K.Pezës, Sh.Sskënderbej, 28 Nëntori,. Në orën 18.05 objekti futet në Bar “Sahati”, brenda u kontrollua dhe u pa duke pirë kafe. Në orën 18.20 del nga kafeja e kalon rr. 28 Nëntori, Sh.Sskënderbej e në orën 18.42 futet në Kom.Ekzekutiv (brenda nuk u kontrollua), në orën 18.45 del objekti nga Kom.Ekzekutiv e vazhdon ecjen në Sh.Sskënderbej, B.Stalin. në orën 18.48 objekti hyn në librarinë që ndodhet ngjitur me dyqanin e Pionierëve, këtu objekti u kontrollua pjesërisht nga jashtë, duke qëndruar vetëm dhe duke parë në raftet me libra. Pasi del që këtej futet përsëri në dyqanin me veprat e Arteve Figurative, këtu objekti blen disa letra të bardha. Pasi i mbështjell në formë cilindri largohet nga dyqani e vazhdon ecjen B.Stalin. në orën 18.28 objekti takohet duke i dhënë duart disa personave që qëndronin duke biseduar përballë kafe “Pezës”. Pasi bisedojnë për 3 minuta, objekti largohet duke u dhënë duart. Personat qëndrojnë në vend, kurse objekti vazhdon ecjen B.Stalin, si zakon në afërsi të kafe “Tiranës”, objekti kthehet në formë xhiro. Si shkon deri te kafe “Peza” kthehet përsëri në B.Stalin, rr. M.Kuço e në orën 18.35 qëndron para shtëpisë Nr.16. Këtu qëndron rreth 1 minutë pastaj kthehet mbrapsht rr. M.Kuço, B. Stalin e në orën 18.40 objekti qëndron në pritje në hyrje të Hotel “Donikës”, duke vështruar në drejtim të ndryshëm. Në orën 19.00 objekti pasi shikon orën largohet e vazhdon ecjen në B.Stalin, B.Curri, Barrikada, në kryqëzim të kësaj rruge me L.Gurakuqin objekti kthen kokën mbrapa dhe vazhdon ecjen në rr.L.Gurakuqi, Sh.A.Rustemi, H.Tahsin e afër bustit objekti kthen kokën mbrapa kalon Sh. A.Rustemi, H.Tahsin e në orën 19.10 kalon në drejtim të shtëpisë së tij.

Në orën 19.15 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i rr.H.Tahsim, vazhdon ecjen në Sh.A.Rustemi, L.Gurakuqi, 28 Nëntori, Sh.Sskënderbej e në orën 19.22 i hipën autobusit të linjës Bankë-Kinostudio. Brenda në autobus objekti vështronte nga mbrapa. Te stacioni i Stomatologjisë objekti zbret nga autobusi e kalon rrugën B.Curri. në orën 19.40 objekti futet në pallatin Nr. 369/4 ku e ka frekuentuar dhe herë të tjera. Deri në orën 21.00 që vazhdoi survejimi objekti nuk është parë të dalë. Në këtë orë survejimi u ndërpre.

Datë 18.III.75

Në orën 6 filloi survejimi në pritje të daljes së objektit nga pallati Nr.369/4. Në orën 7.25 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i pallatit 369/4 te Stomatologjia. Vazhdon ecjen rrugës B.Curri e në orën 7.30 i hipën autobusit të Kombinatit te stacioni i Stomatologjisë. Niset autobusi në drejtim të pazarit e në orën 7.35 qëndron te stacioni i Papavranit. Këtu objekti zbret e kalon rrugës B.Curri, Sh.Sskënderbej, mbrapa Kom.Ekzekutiv, para zyrës së Adresave, rr. K.Pezës, mbrapa Bankës, 4 Shkurti, M.Shyri e në orën 7.45 objekti futet në Zyrat e Shpërndarjes së Librave. NË orën 7.55 objekti del nga zyrat e lartë përmendura e kalon mbrapa pallateve, rr.M.Shyri R.Çelluaku, para P.T.T Qendrore, rrugës 4 Shkurti e në orën 8.00 objekti qëndron në pritje të autobusit të Ndroqit që ndodhet në afërsi të P.T.T Qendrore.

Në orën 8.30 vjen autobusi i Ndroqit me të cilin hipën objekti e kalon në drejtim të Ndroqit. Më nisjen e autobusit në drejtim të Ndroqit survejimi u ndërpre.

 

SHEFI BAZËS

(Llambi Jano)

Dakt.K.S

Kopje ……2

 

Shënim: …….. FQ 5 SHKRIMI I DORËS

 

 

Drejt Tiranës                                                          SEKRET

Besnik Shehu                                                        Ekzemplar ……

E përkoh._____vjet

Tiranë, më ……….

 

RAPORT SURVEIMI PËR DATË 30.X.77 MBI SURVEIMIT TË OBJEKTIT

Maks Velo që do të njihet me pseudonimin “Stilografi”.

Në orën 6 filloi surveimi në pritje tëdaljes së objektit nga shtëpia e tij në Sh.A.Rustemi. në orën 7.20  objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i rr. L.Gurakuqi, kalkon në Sh. A.Rustemi, rr.H.Tahsim e në orën 7.24 objekti u fut në shtëpinë e tij. Në orën 10 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë, kalon Sh. A.Rustemi e në orën 10.03 u fut në tregun fshatar. Pasi bëri disa xhiro nëpër treg del e kalon Sh.A. Rustemi, L.Gurakuqi e në orën 10.18 u fut në Pallatin e Kulturës dhe pas 2 minutash u pa që ishte ulur në një tavolinë në sallën e leximit të katit të parë. Në orën 10.50 del e kalon në Sh.Sskënderbej, pas Kom.Ekzekutiv e në orën 10.58 shkon e pret një biletë sporti te sporteli që ndodhet mbrapa M.Çajupit. Për 1 minutë largohet që këtej e kalon Sh.Sskënderbej. Në orën 11.03 futet përsëri në sallën e leximit të Pallatit të Kulturës, po në katin e parë. Në orën 11.10 u pa që pas 1 minute po bisedonte brenda në sallë me Perikli Jorgonin, i cili punon në shtëpinë botuese “N.Frashëri”. Momenti i takimit dhe i ndarjes nuk është parë nga ana jonë. Në orën 11.15 objekti del vetëm e kalon në Sh.Sskënderbej, L.Gurakuqi, Sh. A.Rustemi, H.Tahsin e në orën 11.20 u fut në drejtim të shtëpisë së tij. Në orën 11.23 u fut në drejtim të shtëpisë së tij. Në orën 11.40 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së tij kalon Sh.A.Rustemi, L.Gurakuqi, Sh.Sskënderbej, B.D. e Kombit e në orën 11.53 ulet në një stol në lulishten që ndodhet përballë Hotel “Dajtit”. Në orën 12.30 ngrihet që këtej kalon B.D e Kombit, Sh.Skënderbej, L.Gurakuqi, Sh.A.Rustemi, H.Tahsin e në orën 12.40 kalon në drejtim të shtëpisë së tij. Deri në orën 13.30 që vazhdoi surveimi objekti nuk u pa të dalë. Në këtë orë survejimi u ndërpre me urdhër.

Datë 31.X.77

Në orën 6.10 filloi surveimi në Sh.A.Rustemi në pritje të ardhjes së tij nga shyëpia. Në orën 6.30 objekti me çantë të zezë në dorë u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së tij në rr.H.Tahsin. Kalon Sh.A.Rustemi, L.Gurakuqi, Sh.Skënderbej, K.Perhati, K.Karafili, M.Duri e në orën 6.47 para stacionit të autobusit të Ndroqit u takua duke zënë duart me një person që mban këto karakteristika: rreth moshës 40 vjeç, i gjatë 1.70, ezmer, me kostum ngjyrë ulliri. Si bisedoi per 1 minutë personi me karakeristikat ndahet pa i dhënë dorën e kalon në drejtim të ndryshëm kurse objekti qëndron në pritje të ardhjes së autobusit. Në orën 7.00 vjen autobusi ku hipën objekti e për 2 minuta autobusi kalon në drejtim të Ndroqit. Deri në orë 16.00 që vazhdoi surveimi në pritje të ardhjes së objektit nga drejtimi i punës së tij te stacioni i Bankës, objekti nuk u pa të vijë. Në orën 16.10 filloi surveimi në drejtim të shtëpisë së objektit te Sh.A.Rustemi. në orën 16.30 objekti me çantë në dorë u pa të vijë nga drejtimi i shtëpisë së tij në Rr.H.Tahsin. Kalon kësaj rrugë në Sh.A.Rustemi, L.Gurakuqi, Sh.Skënderbej, e këtu në orën 16.35 qëndron në pritje para Pallatit të Kulturës. Në orën 17.00 objekti largohet që këtej dhe kalon Sh.Skënderbej. në orën 17.05 para Kom. Ekzekutiv takohet duke zënë duart me një vajzë që ka këto karakteristika: e gjatë 1.63, me flokë të zeza dhe e veshur me të zeza. Pasi bisedoi për 2 minuta me vajzën largohet e kalon në drejtim të ndryshëm, kurse objekti kalon Sh. Skënderbej, L.Gurakuqi,Barrikada,B.Curri, Sh.Sskënderbejg e në orën 17.30 futet në Pallatin e Kulturës, në sallën e leximit në katin e parë. Këtu u pa duke kërkuar vend për t’u ulur. Në orën 18.20 objekti pa çantë në dorë del nga Pallati i Kulturës kalon Sh.Skënderbej e si shkon deri te stacioni i autobusit të Tiranës së Re kthehet përsëri mbrapa e në orën 18.30 futet po në Pallatin e Kulturës, në sallën e leximit  në katin e parë.

Në orën 19.00 objekti me çantë në dorë del nga Pallati i Kulturës e kalon në Sh. Skënderbej, B.D e Kombit e në orën 19.20 para hotel “Dajtit” takohet duke zënë duart me një djalë që ka këto karakteristika: i gjatë rreth 1.73, me kostum blu, flokë gështenjë të rëna pak përpara, e një çantë të zezë në dorë. Pasi bisedon për më pak se 1 minutë ndahet duke zenë duart e kalon B.D e Kombit, Sh.Skënderbej, L.Gurakuqi e në orën 19.30 kalon në drejtim të shtëpisë së tij. Në 19.35 objekti u pa përpara monumentit te Sh.A.Rustemi e kalon rrugën L.Gurakuqi.  Në orën 19.38 futet në pastiçeri ku u pa që bleu diçka e për 2 minuta del e kalon Rr.L.Gurakuqi, Sh.A.Rustemi,Rr.H.Tahsin e në orën 19.43 futet në drejtim të shtëpisë së tij. Deri në orën 21.00 që vazhdoi survejimi objekti nuk u pa të dalë nga drejtimi i shtëpisë së tij. Në këtë orë surveimi u ndërpre.

Datë 1.XI.77

Në orën 6.00 filloi surveimi në Sh.A.Rustemi në pritje të daljes së objektit nga shtëpia e tij. Në orën 6.30 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë e kalon Rr. L.Gurakuqi. në orën 6.33 para dyqanit të lavanderisë takohet duke zënë duart me Luljetën, e cila punon në depon e barnave pranë porcelanit. Si bisedojnë për 1 minutë ndahen duke i dhënë duart njëri-tjetrit. Luljeta kalon në drejtim të ndryshëm, kurse objekti vazhdon ecjen rrugës L.Gurakuqi, Sh.Sskënderbej. në orën 6.40 shkon e regjistron emrin në zyrat e Kom.Ekzekutiv, në hyrje të Komitetit nga mbrapa e për 1 minutë largohet e kalon rrugës K.Permeti. në orën 6.45 ai shkon deri në afërsi të Gjykatës Popullore, ku futet në pallatin ku ndodhet Mapo Industriale, i cili qëndron qëndron në qoshe të pallatit duke shikuar nga drejtimi i rrugës K.Urani, ku në stacionin e kësaj rruge me M.Duri qëndron autobusi i Ndroqit. Në orën 7.00 largohet që këtej e kalon rrugët K.Përmetit, K.Pezës, Sh.Skënderbej, B.D. e Kombit e në orën 7.10 te kryqëzimi në rrugën 4 Shkurti takohet me një vajzë duke i dhënë dorën, e cila do të njihet me pseudonimin “Nishani” e të dy kalojnë në rr.Shq. e Re, B.D e Kombit, si shkon deri në afërsi të Konservatorit në orën 7.20, Nishani ndahet nga objekti duke i dhënë dorën dhe kalon në drejtim të ndryshëm, kurse objekti vazhdon ecjen në B.D e Kombit, M.Shyri,P.Rilindjes, M.Kalliçi, Xh.Martini, Sh.A.Rustemi, rr. H.Tahsin. në orën 7.40 u fut në drejtim të shtëpisë. Në orën 9.50 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë, kalon rrugës L.Gurakuqi, Sh.Skënderbej e në orën 10.04 futet në Kom.Ekzekutiv nga mbrapa. Pas 6 minutash del dhe kalon rrugës K.Perseti,K.Pezës e në orën 10.12 i hipën autobusit të linjës së Kinostudios te Banka e në orën 20.20 zbret te spitali civilë e po në këtë kohë u fut në çerdhen e fëmijëve të spitalit që ndodhet përballë spitalit Nr.1. Për 3 minuta del e kalon rrugën B.Curri e në orën 10.25 i hipën autobusit te spitali e në orën 10.33 zbret te stacioni i Bankës. Kalon rrugët K.Pezës, K.Permeti në orën 10.35 u fut në Kom.Ekzekutiv nga mbrapa. Në orën 11.20 del, kalon Sh. Skënderbej dhe në orën 11.22 para Komitetit takohet duke zënë duart me Pjetër____, i shoqi i V.Z, si bisedojnë për 4 minuta ndahen. Pjetri kalon në drejtim të ndryshëm, ndërsa objekti kalon Sh. Sskënderbej, rr. L.Gurakuqi në orën 11.30 në kryqëzim të RrugësBarrikada takohet duke zënë duart me një vajzë, e cila do të njihet me pseudonimin “Peneli”. Pasi bisedojnë për 01 ndahen. “Penëli” kalon n ëdrejtim të ndryshëm, kurse objekti kalon rr.L.Gurakuqi, Sh. A.Rustemi, H.Tahsin e në orën 11.37 kalon në drejtim të shtëpisë. Në orën 12.00 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë. Kalon Sh.A.Rustemi, L.Gurakuqi, Barrikada, B.Curri, Sh. Skënderbej, K.Përmetit, K.Pezës para taksive e në orën 12.15 ulet në trutuar para stacionit të autobusit të Tiranës së Re. Në orën 12.30 ngrihet që këtej kalon Sh. Skënderbej, 28 Nëntorin e në orën 12.30 para kafe “Sahatit” takohet duke zënë duart me një person i cili do të njihet me pseudonimin “Thinjoshi”. Këtu biseda ishte e dyanshme, por më shumë fliste objekti duke bërë dhe xheste me duar. Në orën 12.37 objekti ndahet nga Thinjoshi duke zënë duart. Thinjoshi qëndron në vend, kurse objekti kalon  rr. 28 Nëntori, L.Gurakuqi, Sh. A.Rustemi, rr. H.Tahsin, e në orën 13.o5 kalon në drejtim të shtëpisë. Në orën 14.20 objekti me çantën e tij në dorë u pa tek kryqëzimi i rr.H.Tahsin me Sh. A.Rustemi, duke ardhur në drejtim të shtëpisë së tij. Kalon përmes Sh. A.Rustemi, rr.L.Gurakuqi e në orën 14.30 futet në Pallatin e Kulturës, në sallën e leximit në katin e parë. Këtu pas 2 minutash objekti u pa i ulur në një tavolinë të kësaj salle e po lexonte gazetën “Zëri i Popullit”, të datës së sotme (faqen e katërt). Në orën 14.40 objekti pa çantën e tij duke elënë në sallën e leximit. Del nga Pallati Kulturës, kalon rrugët L.Gurakuqi, 28 Nëntori e në orën 14 .42 futet në kafë “Sahati”, brenda nuk u kontrollua, po nga jashtë u pa q ëpiu kafe dhe nga kafeja u fut në Pallatin e Kulturës së bashku me një vajzë që do të njihet me pseudonimin “Artistja”. Dalin nga Pallati i Kulturës, çantën objekti e la në sallën e leximit, e të dy kalojnë rr.L.Gurakuqi, Sh.Skënderbej, B.D e Kombit e në orën 15.40 para Komitetit Qendror ndahen duke zënë duart. Artistja kalon në drejtim të ndryshëm ndërsa objekti kthehet përsëri B.D. e Kombit e si shkon deri në fund të Kryeministrisë kthehet në B.D.e Kombit e në orën 15.45 objekti ulet në një nga stolat e lulishtes që ndodhet përballë Komitetit Qendrorë duke parë nga drejtimi nga kishe ardhur. Në orën 16.00 objekti çohet që këtej e kalon në B.D.e Kombit, Sh.Skënderbej e në orën 16.05 futet përsëri në Pallatin e Kulturës në sallën e leximit. Këtu qëndron duke lexuar diçka që në pamundësi nuk u pa. Në orën 18.20 objekti me çantën e tij në dorë del nga Pallati i Kulturës, kalon Sh.Skënderbej, B.Curri e në orën 18.30 objekti nuk u kontrollua.

Në orën 18.40 objekti u pa para farmacisë te Rruga Barrikadave me çantë në dorë kalon Rr.Barrikada, L.Gurakuqi, Sh. A.Rustemi, H.Tahsin e në orën 18.50 kalon në drejtim të shtëpisë së tij. Deri në orën 21.00 që vazhdoi surveimi objekti nuk është parë në lëvizje të reja. Në këtë orë surveimi u ndërpre. Pseudonimin “Artistja” , është studente në Institutin e Lartë të Arteve, viti i 3, banon në rrugën (FQ 11), Pall. Agimi, Nr.3, Shk. 3, Ap. 51.

 

Datë 2.XI.77

Në orën 6.00 filloi surveimi në pritje të ardhjes së objektit nga drejtimi i shtëpisë së tij në Sh. A.Rustemi. në orën 6.35 objekti u pa te Sh. A.Rustemi duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së tij. E kalon Sh. A.Rustemi, rr. L.Gurakuqi, në orën 6.58 i hipën autobusit të linjës Tiranë-Ndroq. Në orën 7.00 autobusi niset në drejtim të Ndroqit. Në këtë orë surveimi u ndërpre. Në orën 12.40 rifilloi surveimi në rrugën K.Pezës, afër Foto-Fatosit në pritje të ardhjes së objektit me autobusin e Ndroqit. Deri në orën 16.00 që vazhdoi surveimi objekti nuk u pa të vijë nga drejtimi i punës te stacioni i Bankës. Në orën 16.10 filloi surveimi në pritje të daljes së objektit nga shtëpia e tij te Sh. A.Rustemi. Në orën 16.20 objekti u pa të vijë nga drejtimi i shtëpisë së tij me një bllok në dorë në kryqëzim të rrugës H.Tahsin me Sh. A.Rustemi kalon përmes këtij sheshi. Në orën 16.22 para bustit të A.Rustemit, objekti takohet duke zënë duart me një person që do të njihet me pseudonimin “Qeni” e si bisedojnë për 8 minuta ndahen duke zënë duart. “Qëni” shkon në drejtim në drejtim të ndryshëm, kurse objekti vazhdon ecjen në Sh. A.Rustemi, rr. L.Gurakuqi. Në orën 16.35 objekti futet në Pallatin e Kulturës në sallën e leximit në katin e parë. Brenda nuk u kontrollua. Në orën 16.40 objekti pa bllokun e tij, të cilën e lë në sallën e leximit u del nga Pallati i Kulturës kalon rrugës L.Gurakuqi, 28 Nëntori. Në orën 16.42 futet në kafe “Sahati”. Brenda nuk u kontrollua, por u pa nga jashtë që po pinte kafe. Pastaj objekti del që këtej kalon rrugës 28 Nëntori, Sh. Skënderbej, B.Curri e në orën 17.00 futet në Mapo Nr.1. Brenda nuk u kontrollua. Për 3 minuta del dhe kalon rrugës B.Curri, Barrikada, L.Gurakuqi, Sh. Sskënderbej. Në orën 17.07 qëndron te stacioni i autobusit të Tiranës së Re, te Sh. Sskënderbej. Këtu objekti qëndron duke shikuar njërezit që qëndronin në këtë stacion dhe sa herë që vinte autobusi tentonte të hipte në autobus dhe kthehej përsëri, duke parë se kush do të hipte në autobus. Për këtë arsye dekospirimi objekti në orën 17.20 i hipën autobusit në këtë stacion e kalon në drejtim të Tiranës së Re pa u survejuar. Në orën 17.28 u pa në afërsi të K.Q të P.P.Sh., duke u kthyer e duke ardhur në drejtim të Sh. Skënderbej. Kalon B.D. e Kombit, Sh. Skënderbej e në orën 17.40 futet në Pallatin e Kulturës në sallën Nr.1 të leximit. Në orën 18.00 objekti del nga Pallati i Kulturës me bllokun në dorë, në këtë orë para pallatit objekti takohet duke zënë duart me një person që mban këto karakteristika: rreth moshës 30 vjeç, i gjatë rreth 1.73, me flokë të zeza të krehura anash, me çantë të zezë, në dorë me kostum gri të errët. Si bisedojnë deri në orën 18.20 ndahen duke zënë duart personi me karakteristika kalon në drejtim të ndryshëm, kurse objekti kalon rr. L.Gurakuqi, Barrikada,, B.Curri. Në orën 18.30 futet në librarinë që ndodhet në afërsi të librarisë “Flora”, brenda nuk u kontrollua por u pa nga nga jashtë që objekti po vinte vërdallë dhë nuk bleu gjë. Për 8 minuta objekti që këtej e kalon rr.B.Curri në orën 18.42 futet në rrugicën mbrapa Mapos Nr.1 këtu për arsye dekonspirimi surveimi u ndërpre. Në orën 18.50 filloi survejimi në pritje të ardhjes së objektit për në shtëpi të tij, te Sh. A.Rustemi, deri në orën 21.00 që vazhdoi surveimi objekti nuk u pa të vijë. Në këtë orë surveimi u ndërpre.

Shënim: Gjatë gjithë kohës që ka qenë në survejim objekti ka bërë tentativë për të kontrolluar nëse survejohej osë jo, duke bërë lëvizje të pajustifikuara dhe duke kthyer gjithmonë kokën mbrapa.

SHEFI I BAZËS

(Llambi Jano)

Pseudonimi “Peneli” quhet H.R punon si pikturist në dyqanin dekor që ndodhet në rrugën H.Tahsin në afërsi të dyqanit të shitjes së vajgurit.

Pseudonimi “Thinjoshi” qehet P.T punon disenjator në Komunale në Tiranë.

Pseudonimi “Qeni” quhet A.R, banon në Rr.H.Tahsin, Pall. 60, Shkalla e I. Punon në Komb. Ushqimor, A.Kelmendi, si teknik.

Dakt. K.S

LAJMËRIM

 

Ju njoftojmë se libri me titullin “Le jeu de paume” (album pikturash), e ardhur në adresën tuaj asgjesohet si i papërshtatshëm për vendin tonë (piktura abstraksioniste dhe nudizma).

 

Tiranë,më 23.5.78                                                   NDËRMARRJA E LIBRIT

TIRANË

 

PROCESVERBAL

/ Dëshmi /

Në Tiranë me 1/XI/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Hektor Dule, i biri i Qaniut dhe i Fiqiretës, i datëlindjes 1939, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë në lagjen 1, Rr. A.Visha Blloku 13, hyrja 2, Ap. 26, me arsim të lartë, skulptor, me shtëtësi e nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka në bazë të nenit 202 të K.P. për dëshmi të rreme.

DËSHMITARI

/Hektor Dule/

 

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë në vitin 1967 kam shkuar në punë në Komitetin Ekzekutiv si maketist në seksionin e urbanistikës. Në atë kohë me Maks Velon kam ndenjur rreth dy vjet për shkak se ai ishte arkitekt. Më vonë me Maksin jam takuar sipas rastit. Unë kam qenë anëtar i komisionit për të parë punimet të artit figurativ, krijime të cilat ka bërë dhe Maksi. Që në Komitetin Ekzekutiv me të kam patur marrëdhënie të mira e të thjeshta. Ai çmonte shumë veten e tij. Unë me të nuk kam patur ndonjëherë grindje me përjashtim të ndonjë kritike që i kam bërë për veprat e tij. Me qënë se e kam kritikuar për veprat jo realiste që ka bërë ai që nga viti 1973 nuk më ka folur.

Në krijimtarinë e tij si piktor kam konstatuar se kishte ndikime të artit dekadent , se brendësia e e veprave  të tij nuk ishte e shëndoshë. Mua më ka takuar me me raste që t’i shkoj edhe në shtëpi të tij i ftuar nga ai vet, e kam parë disa punime të cilat denigronin frymën popullore të këngëve tona nëpërmjet tabllove që kishte bërë ai. Kështu p.sh. ishte një tabllo “Kënga Labe”, për këtë Maksit i kam bërë vërejtje shoqërore duke i thënë se rruga që do të ndjekësh ti ështëkonsuktimi me natyrën, për të mos rënë në deformime të cilat nuk nxjerrin në pah anën e shëndoshë të përmbajtjes.

Përpara pleniumit të katër të K.Q, Maks Velo kishte bërë një ekspozitë personale. Ne si komision që kemi qenë; Unë, Fuat Dushku, Pandi Mele, Dhimitraq Trebicka etj. i pamë punimet dhe nuk dhamë aprovimin tonë për hapjen e kësaj ekspozite duke gjykuar se kjo ekspozitë nuk kishte frymë të shëndoshë militante. Ekspozita nuk u hap dhe më kujtohet se Maksi kishte një punim ndërmjet të tjerave “Natyrë e qetë”, ku paraqiste një kafkë dhe një xhamadan. Tablloja ishte krejt reaksionare. Për këtë që pamë ne me njëri-tjetrin kemi biseduar se në përgjithësi punimet e tij nuk kishin përmbajtjen e duhur dhe për rrjedhim ekspozita nuk u hap dhe punime të tilla nuk kishin forcë për të edukuar njerëzit tanë.

Po gjithashtu gjatë vitit 1973 në sallonet e hotel “Drinit”, ishin ekspozuar krijime të rrahura me bakër që i kishte bërë Maks Velo. Ishte një dhi, një gërnetaxhi, një valle labe dhe një daullexhi. Të gjitha këto punime ishin të deformuara që shtrembëronin në mënyrë trashanike përmbajtjen. Për këtë unë me shokët e kimisionit kam biseduar që ato të hiqeshin nga salloni dhe në fakt shokët kanë qenë dakord dhe i kanë hequr. Kur është bërë diskutimi i ekspozitës së 30 vjetorit të çlirimit të punimeve të Fatmir Haxhisë etj., msasa e piktorëve ka dhënë mendime për punimet e F.Haxhisë, kurse Maksi  është çuar dhe ka thënë: “mjaft me këto pëlhura të Fatmir Haxhisë. Në fakt punimet e Fatmirë Haxhisë dhe të shokëve të tjerë ishin punime dinjitoze që trajtonin me forcë historinë e popullit tonë, luftën dhe përpjekjen për ndërtimin e socializmit.

Procesverbali m’u lexua. Thëniet e mia ishin shkruar drejtë të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

DËSHMITARI                                                            HE TUESI

/Hektor Dule/                                                                /Dhimitraq Shkodrani

 

PROCESVERBAL

/ Dëshmi /

Në Tiranë, më 27/XI/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetaren Luçiana Naraçi e bija e Ludovikut dhe Gertrudës. E datëlindjes 1954, lindur dhe banuese në Tiranë, në lagjen 3, Rr. B.Curri, Pallati 369/4, shk I, Ap.10, pa parti, e padënuar, e divorcuar, me profesionin farmaciste, me kombësi e nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitarja u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka në bazë të nenit 202 të K.P. për dëshmi të rreme.

DËSHMITARJA

/Luçiana Naraçi/

Dëshmitarja u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë kam qenë e martuar me Maks Velon dhe me të kam një fëmijë. Në vitin 1976 jam ndarë nga ai dhe tani banoj pranë nënës time. Gjatë kohës që unë kam qenë e martuar me Maksin te ai kisha konstatuar se ishte njeri që kishte koncepte dhe mbante qëndrim të huaj ndaj gruas. Po ashtu kisha vënë re se ai ishte i dhënë shumë pas artit dekadent dhe për këtë më ka treguar një libër të Pikasos që ja kishte dërguar një franceze që e kishte njohur përpara se të martohej me mua. Për Pikason më ka thënë se është piktor i madh. Më kujtohet biseda me të që më ka thënë se: “Nuk ka përse të pikturosh në mënyrë realiste për faktin se në mënyrë realiste del në fotografi, kurse piktori në çdo pikturë duhet të fusë ndjenjat e tij, kështu për rrjedhim, piktura e realizmit socialist nuk mundet që të shprehë atë që mendon ose kërkon që të shprehësh”. Në përgjithësi për pikturën me Maksin nuk kam biseduar shumë. Dua të shtoj se gjatë kohës që ai ishte i martuar me mua ka bërë edhe një skandal me një grua tjetër të cilën unë e kam marrë vesh pasi jam ndarë nga ai.

Maksi në shtëpinë e tij kishte piktura që nuk i përgjigjeshin realizmit socialist. Për këto piktura ai më ka thënë: “se po të ishin jashtë shtetit do të kushtonin miliona lekë, se këto i përgjigjen realitetit, se çdo gjë shkon përpara. Njërëzit po të duan të paraqesin një gjë ashtu si është e fotografojnë aty dhe nuk e pikturojnë. Prandaj piktura nuk duhet të jetë krejtësisht realiste”.

Pasi është dënuar Fadil Paçrami, në një bisedë që kanë bërë në stëpinë e Maksit, unë ka qenë aty dhe kam dëgjuar se Maksi ka thënë: “ Fadil Paçrami qëndroi si burrat dhe nuk e dha veten”. Këtë bisedë e kam dëgjuar kalimthi kur ai bisedonte me njerëzit e shtëpisë së tij. Kur i është rrëzuar stalla në koperativë, Maksi priste që të arrestohej dhe ata kanë marrë disa libra dhe i kanë djegur. Se çfarë librash kanë djegur nuk e di. Në kohën që Maksi është dënuar për riedukim dhe është dërguar në fshat më ka thënë mua se: “Më kanë dënuar kot. Këta nuk dinë t’i vlerësojnë njerëzit. Mua më hoqën se jam i zoti”. Duke biseduar për të ardhurat që merrte ai në kohën që unë banoja të nëna i kam thënë Maksit që t’i dilte për zot familjes që kishim bashkë, por Maksi më ka thënë se: “ato para që unë marr, nuk më dalin për të jetuar për vete dhe jo të mbaj fëmijën”. Në bisedat e ndryahme që kam bërë me Maksin, ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk vlerësohet ashtu siç duhet puna e artit , e këtë ma ilustronte duke thënë se: “ja pikturat e mia, po të ishin jashtë shtetit do të vlerësoheshin me miliona lekë. Kështu më ka thënë ajo francezja, ndërsa këtu tek ne këto nuk i vlerësojnë”. Me sa di unë Maksi ka patur marrëdhënie me një franceze që ka ardhur në vendin tonë për të bërë studime albanalogjike. Ajo i ka vajtur në shtëpi Maksit dhe ai ka patur korrespondencë me të. Kur ka ikur francezja Maksi ka patur korespondencë me të dhe asaj i ka dhënë disa piktura, kurse ajo nga Franca i ka dërguar librin e Pikasos. Po, gjithashtu Maksi ka thënë se jashtë shtetit ashtu siç i kishte thënë ajo francezja jetohet mirë, se në Francë njerëzit e zotë vlerësohen shumë dhe marrin  të ardhura të mira dhe jo si këtu në vendin tonë. Më ka thënë se po të ishin veprat e mia në Francë do të vlerësoheshin shumë dhe jo si këtu në Shqipëri që nuk i vlerëson njeri. Duke më biseduar për Pikason, Maksi me ka thënë se ai është njeri shumë i zoti dhe ka vlera të mëdha artistike. Duke biseduar me nënën e Maksit, Ani Velo më ka thënë se në shtëpinë e tyre kishte shkuar edhe një greke dhe i kishte parë pikturat e Maksit dhe i kishte pëlqyer si ajo francezja. Maksi në shtëpinë e nënës time ka lënë dy libra të karikaturistëve francez “Zhan Ejfel”, në gjuhën ruse. Këto libra tregojnëkrijimin e njeriut nga Zoti si dhe krijimin e botës nga Zoti. Që të dy këto libra i kam dorëzuar në organet kopetente. Dua të them se në shtëpinë e Maksit unë kam gjetur edhe një fotografi që kishte dal së bashku më vëllanë e tioj me uniformën e fashizmit.

Në këtë proces dua të sqaroj n jë fakt, pavarësisht se jam divorcuar me Maksin, flas vetëm t ëvërtetën dhe nuk jam nisur nga motivet personale. I kam thënë duke qenë edhe e pa ndarë nga Maksi.

Procesverbali m’u lexua . Thëniet e mis ishin shkruar drejtë të cilat i vërtetoj me firmën time.

DËSHMITARJA                                                      HETUESI

/Luçiana Naraçi/                                                 /Dhimitraq Shkodrani/

 

PROCESVERBAL

/ Dëshmi /

Në Tiranë, më 1,XII,1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Nelson Çabej, i biri i Rakipit, i datëlindjes 1939, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë në lagjen 10, Re.M.Avrami, Nr.73, me punë K/veteriner në koperativën bujqësore Gurë, i pa dënuar, i pa organizuar, i martuar, me kombësi dhë nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka në bazë të nenit 202 të K.P. për dëshmi të rreme.

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë me Maks Velon jam njohur para 5-6 muajsh. Në kohën kur ai ka ardhur me transferim në koperativën bujqësore Gurë. Meqë të dy punonim në një zyrë dhe marrëdhëniet me të i kam patur të mira, nuk kam patur ndonjë rast që të jem zënë me të. Dua që të shpjegoj se gjatë kësaj kohe q ëjam njohur me Maksin, ai e mbivlerësonte veten dhe kërkonte që të dukej më tepër se sa është. E hiqte veten si snob, modern. Me datën 15 ose 16 shtator 1978, duke shkuar rrugës në stacionin e autobusave në afërsi të vreshtit, në fermën “Gj.Dimitrov” i kam shpjeguar Maksit se kisha përgatitur një material në zbërthim të tezave të Sh.Enver, në Kongresin e VII të P.P.P.SH në të cilën argumentohet se në vendin tonë ekzistojnë të gjitha kushtet për zhvillimin e shpejtë dhe të mvarur të shkencës sonë. Maksi këtë gjë nuk e ka pranuar dhe ka thënë: “është e pamundur që ne të arrijmë vendet e tjera në shkencat e natyrës, sepse këtu te ne mungojnë kushtet dhe paisjet laboratorike.” Mendimin e tij nuk e kam pranuar dhe i kam argumentuar se në vendin tonë ka kushte të mjaftueshme për të bërë çdo gjë që bëhet sot nëzbatim të vijës së Partisë për t’u mbështetur në forcat e veta, por, Maksi ka ngulur këmbë dhe thoshte se: “ne nuk kemi as mjete e as njerëz për të bërë atë që po bën bota”.

Në bisedën që kam bërë me Maksin, më ka folur me shumë pasion për disa piktorë të huaj dhe veçanërisht për Pikason, duke e quajtur atë piktor të madh të kohës.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkrojtur drejtë të cilat i vërtetoj me firmën time.

DËSHMITARI                                                                HETUESI

/Nelson Çabaj/                                                           /Dhimitraq Shkodrani/

 

 

PROCESVERBAL

/ PYETJES SË PANDEHURIT /

Në Tiranë sot më datën 20.8.1978, unë Dhimo Sinani, hetues në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, mora në pyetje të pandehurin Aristotel Papa i cili pasi u pyet rreth çështjes shpjegoi si më poshtë:

PYETJE: Vazhdoni i pandehur të shpjegoni më tej për bisedat armiqësore që keni zhvilluar dhe me cilët persona?

PËRGJIGJE: Unë në vitin 1957 kam shkuar me punën në Durrës për të dekoruar hotelin (nga ana dekorative zbukurimet). Aty kam qëndruar rreth një vit dhe gjatë kësaj kohe jam njohur dhe me të quajturin Maks Velo, i cili punonte si inxhinier në Komunalen e Durrësit. Për të banuar banonte në një nga vilat e Durrësit (plazh) se ishte dimër.duke qenë se na lidhte puna unë me Maksin fillova dhe shoqëri. Pasi krijova shoqëri Maksi më tregoi se kishte lindur në Paris dhe unë i thashë se kisha qenë dy vjet në Itali për të bërë shkollën. Kështu që duke ditur dhe këto gjëra për njëri-tjetrin shoqërinë e forcuam dhe filluam të bisedonim biseda me karakter të ndryshëm por kemi zhvilluar dhe biseda me karakter armiqësor kundër pushtetit. Duke ditur unë për Maksin dhe Maksi për mua që kishim qenë jashtë duke biseduar me njëri-tjetrin i shprehnim dëshirën njëri-tjetrit për të jetuar në vendet që ne dëshironim unë në Itali e Maksi në Francë. Por, për të realizuar dëshirat tona pengesë ishte ekzistenca e pushtetit popullor. Kështu kur dëgjonim radiostacionin italian, i cili ngjallte ndonjë shpresë për përmbysjen e pushtetit popullor sa më parë që të ishte e mundur. Biseda të këtij karakteri unë dhe Maksi kemi zhvilluar në shumë raste.

Në vitin 1958 unë jam larguar nga Durrësi dhe kam ardhur në Tiranë e kështu jam ndarë nga Maksi për një farë kohe. Por përsëri po në vitin 1958 Maksi ka ikur nga Durrësi dhe ka ardhur në Tiranë, ku ka qëndruar një vit pa punë dhe më vonë hyri në ndërmarrjen komunale. Kur erdhi Maksi në Tiranë dhe zuri punë unë përsëri fillova të shoqërohem me të dhe përsëri filluam të bisedonim biseda me karakter armiqësor kundër pushtetit popullor.

 

DËSHMITARI                                                    HETUESI

/Aristotel Papa/                                              /Dhimo Sinani/

 

 

 

 

PROCESVERBAL

/I PYETJES SË PANDEHURIT/

Në Tiranë sot më datën 5.9.1978, unë Dhimo Sinani hetues në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë mora në pyetje të pandehurin Aristotel Papa, i cili pasi u pyet rreth akuzës shpjegoi si më poshtë:

PYETJE: Vazhdoni i pandehur të jepni shpjegime të metejshme rreth aktivitetit tuaj armiqësor që keni zhvilluar dhe me cilët ?

PËRGJIGJE: Unë siç kam shpjeguar dhe më parë jam njohur me të quajturin Maks Velo me të cilin deri në vitin 1970 kohë në të cilën unë jam prishur me të kam zhvilluar biseda armiqësore. Këtu përveç bisedave që unë kam bërë me të të cilat i kam shpjeguar më parë kam folur dhe për problemet e artit e të letërsisë në vendin tonë dhe në botë. Duke biseduar rreth artit Maksi ishte partizan i flaktë i artit modernist, abstraksionist dhe impresionist e të tjera gjëra të cilën e dëshmojnë shumë punime të tijat që ka në shtëpi, të cilat janë të kategorisë moderniste dhe nuk ekspozohen në asnjë nga institucionet tona kulturore sepse janë në kundërshtim me artin tonë të realizmit socialist. Unë për këtë çështje e kundërshtoja duke mbajtur qëndrim pro artit tonë.

Me Maks Velon që nga koha e njohjes e deri në vitin 1970 kur unë jam prishur me të kam vazhduar miqësinë dhe kam zhvilluar herë pas here biseda me karakter armiqësor kundër pushtetit popullor duke komentuar gjithmonë shtrembër masat që merrte partia për revolucionarizimin e jetës së vendit tonë ishim të pakënaqur nga masat që merrte partia dhe i quanim ato të padrejta. Ishim të kënaqur me jetën në vendin tonëdhe të gjitha sukseset dhe përparimet që kishin arritur në vendin tonëne i komentonim në mënyrë të shtrembër. Këtë e bënim sidomos në këmin e kulturës dhe të artit megjithëatë kemi pasur dhe ndonjë rast që kemi folur dhe në favor të artit tonë e të ndonjë suksesi.

Po ashtu Maks Velo më ka treguar se ka pasur relacione me një franceze që kishte ardhur në vendin tonë e ftuar nga Instituti i Historisë si studiuese e gjuhës shqipe në Francë. Maksi me këtë donte të martohej po unë nuk i pata thënë gjë pasi më kishte thënë burri i kushërirës sime, Vasil Naço, i cili e kishte shoqëruar dhe se francezja dyshohej për agjente, prandaj nuk u zgjata me Maksin për këtë çështje.

PYETJE: Na shpjegoni deri në çfarë viti keni zhvilluar biseda armiqësore kundër pushtetit me Maks Velon?

PËRGJIGJE:  Bisedat armiqësore që unë kam shpjeguar me Maks Velon i kam zhvilluar në vazhdimësi deri në vitin 1970 kohë në të cilën unë jam ndarë prej tij dhe nuk jam shoqëruar më me të.

Sa thashë më lart, janë të vërteta pasi lexova thëniet e mia e pashë se janë shkruar drejt i vërtetoj me firmën time.

 

 

DËSHMITARI                                                             HETUESI

/ Aristotel Papa/                                                            /Dhimo Sinani/

 

PROCESVERBAL

/ BALLAFAQIMI /

Në Tiranë sot më datën 2.12.1978 ne hetuesit Dhimo Sinani dhe Dhimitraq Shkodrani, pasi morëm në shqyrtim  materialet e grumbulluara në dosjen hetimore Nr.496 në ngarkim të pandehurit Aristotel Papa dhe pasi pamë kontradiktat që ekzistojnë midis thënieve të të pandehurit Aristotel e të pandehurit Paks Velo. Me qëllim që t’i eleminojmë ato bëmë ballafaqim midis tyre.

Pyetja e të pandehurit Aristotel Papa: I pandehur e njihni personin që keni përpara në rast se po kush është? Si i keni pasur marrëdhëniet me të dhë çfarë bisedash armiqësore keni zhvilluar me njëri-tjetrin?

Përgjigje: Personin që kam përpara e njoh, është Maks Velo. Marrëdhëniet me të i kam patur të mira. Me Maksin njihem që në vitin 1957, kohën kur Maksi punonte në Komunalen e qytetit të Durrësit, inxhinier. Në atë kohë Maksi flinte në plazh. Për kohën që ishim në Durrës jemi shoqëruar së bashku dhe me të kam bërë këto biseda armiqësore. Si unë ashtu dhe Maksi kemi komentuar se jashtë shtetit jetohet më mirë sesa në Shqipëri. I kam thënë Maksit se unë kam qenë në Itali dhe do të ishte mirë që të mos kisha ardhur por të jetoja atje. Po gjithashtu edhe Maksi më ka thënë se unë do të kisha dëshirë që të jetoja në Francë.

Po gjithashtu në periudha të ndryshme si unë ashtu dhe Maksi kemi biseduar se në Shqipëri nuk ka liri. Këtu nuk të lënë që të dalësh jashtë shtetit, kurse në vendet e Perëndimit njerëzit janë të lirë dhe shkojnë nga të duan. Maksit i ka pëlqyer arti modern dhe në përgjithësi, kur ai bënte ndonjë punë, e trajtonte në mënyrë moderniste.

Në kohën që janë prishur marrëdhëniet me B.S unë së bashku me Maksin kemi komentuar se tani vendi ynë do të ketë vështirësi ekonomike dhe se ka ngelur vetëm dhe se kemi thënë se do të ndërhyjnë sovjetikisht dhe për rrjedhim kishim për të jetuar më mirë nga ana ekonomike. Në rast se sovjektikët do të ndërhynin në vendin tonë udhëheqja shqiptare nuk do të ishte në gjendje t’i përballonte ata e kështu që ne do të pushtoheshim. Në kohën që janë masa revolucionarizuese siç ishin heqja e honorarëve. Këto i kemi konsideruar të padrejta duke thënë se këto nuk do të na japin mundësi që të fitojmë.

Më kujtohet se kur unë mbrojta diplomën Maksi më ka thënë se çfarë të duhet ty që të mbarosh shkollën, se po e mbarove, nuk i dihet se ku mund të të hedhin.

 

Pyetje e të pandehurit Maks Velo: A e dëgjuat të pandehurin dhe nëse jeni dakord me thëniet e tij?

Përgjigje:Unë Aristotel Papën e dëgjova. Është e vërtetë se me të jam njohur në Durrës ashtu siç foli ai. Është e vërtetë se unë me Aristotelin kemi biseduar lidhur me jetën e mirë që bëhet jashtë shtetit. Aristoteli më ka thënë se kishte qenë në Itali dhe më ka folur për jetën e mirë që bëhej atje dhe se ishte bërë pishman që ishte kthyer nga Italia. Aristoteli më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk ka liri dhe njeriu këtu nuk jeton si duhet. Po, gjithashtu edhe unë i kam përkrahur mendimet e tij dhe i kam thënë se këtu në Shqipëri kuadrot paguhen pak. Këtu nuk kam mundësi të ekspozoj punimet e mia se nuk ka liri. Këtu nuk të jepet mundësia që të shkosh në vendet e ndryshme, të shikosh botën, kurse jashtë shtetit njerëzit janë të lirë dhe shkojnë nga të duan. I kam thënë Aristotelit se këtu në Shqipëri nuk të lejojnë të shprehësh në art atë që ndien, por ashtu siç diktohet. Aristoteli ishte i dhënë shumë pas lekut dhe më thoshte se këtu nuk të lënë të punosh. Në kohën që janë prishur marrëdhëniet me B.S kemi komentuar se tani ekonomia jonë do të ngelë mbrapa.

Pyetje e të pandehurit Aristotel Papa: A e dëgjuat të pandehurin Maks dhe nëse jeni dakord me thëniet e tij?

Përgjigje: Unë e dëgjova Maksin dhe thëniet e tij janë të vërteta ashtu siç janë të vërteta edhe thëniet e mia në adresë të tij.

Procesverbali m’u lexua thëniet e mia ishin shkruar drejtë të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                 I PANDEHURI

/ Maks Velo/                                             /Aristotel Papa/

 

 

HETUESI

/Dhimo Sinani/

/Dhimitraq Shkodrani/

 

 

 

 

 

PROCESVERBAL

/DËSHMI/

Në Tiranë, më 7/XII/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani, mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Genc Hajdari, i biri i Servetit dhe i Dhorkës, i datëlindjes 1947, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë në lagjen 2, Rr.J.de Rada, Nr.87, pa parti, me arsim të lartë, skulptor, me punë pranë monumenteve të kulturës, i pa dënuar, me kombësi dhe nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale në bazë të nenit 202 të K.P për dëshmin të rreme.

DËSHMITARI

/ Genc Hajdari /

 

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë kam vazhduar studimet në Institutin e Lartë të Arteve nga viti 1970-74. Aty kam patur pedagog të jashtëm Maks Velon, i cili më jepte lëndën e perspektivës artistike. Kjo është një lëndë sa e rëndë aq edhe e rëndësishme për formimin e studentëve.

Gjatë dhënies së mësimit, përveç lëndës mësimore Maksi shfrytëzonte kohën, gjysmën e orë së mësimit dhe na citonte neve citate të filozofisë reaksionare si: Ditëroi, Hegel, Pikaso etj., e deri te filozofët reakisionarë e fashistë si Niçe, për teoritë e tyre lidhur me artin. Të binte në sy se Maksi nuk bënte kritikën e tyre duke u bazuar në teorinë materialiste, por thjesht mjaftohej me thëniet e këtyre citateve të cilat i komentonte me pasion të veçantë dhe njëfarë nostalgjie, si diçka të paarritshme nga ne. Konkretisht Maksi kur citonte pjesë nga autorët e fillonte frazën me shprehje karakteristike si: “shih sa bukur është shprehur…” Në këtë drejtim Maksi përfitonte nga rasti se për lëndën e perspektivës nuk kishte një libër të shtypur dhe mësimin e zhvillonte me leksion.

Me sa di unë, Maksi citatet e autorëve reaksionarë që përmendte i merrte nga literatura e huaj që studionte në gjuhën frënge dhe italisht. Maksi kishte prirje të theksuara për një art modernist. Ai u rekomandonte vazhdimisht studentave literaturë dekadente. Kështu ai shpeshherë mbante me vete revistën franceze “Zarden d’Art”, në të cilat bëhej fjalë për artin dekadent të sotëm dhe në pjesë të veçanta kishte edhe gjëra ku përmblidheshin bibliografi të jetës së tyre dhe të artit reaksionar të kësaj rryme dekadente.

Me sa më kujtohet  në një rast në vitin 1973, kur po diskutonim pikturat e një studenti emri i të cilit nuk më kujtohet  që kishte bërë një pikturë abstraksioniste i ndikuar nga surealizmi për të cilën Maksi është shprehur: “Më pëlqen shumë, pikërisht se është surealiste”.

Edhe sa i përket krijimtarisë së tij, Maksi ka qenë një formalist i theksuar. Ai injoronte përmbajtjen e veprës dhe kapej pas formës së saj. Kështu di që në një rast në një ekspozitë kombëtare ka paraqitur një pikturë me motivin “Qilimi Kombëtar”, e cila ishte diçka formaliste dhe me ngjyra të forta, rrëmujë nuk merrej vesh. Në fakt kjo pikturë më vonë është kritikuar dhe u hoq nga ekspozita.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

 

DËSHMITARI                                                            HETUESI

/ Genc Hajdari /                                                   / Dhimitraq Shkodrani /

 

 

PROCESVERBAL

/ DËSHMI /

Në Tiranë, më 8/XII/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Miltjadh Jorgji, i biri i Jorgjit dhe i Theodhorës, i datëlindjes 1938, lindur në Leskovik dhe banues në Tiranë në lagjen 8, Rr. Lidhja e Prizrenit, P.6, Sh.1, Ap.4, pa parti, i padënuar, i martuar, me arsim të mesëm, me punë piktor pranë R.Televizionit, me kombësi dhe nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale në bazë të nenit 202 të K.P për dëshmin të rreme.

DËSHMITARI

/ Miltjadh Jorgji /

 

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë me Maks Velon njihem që nga viti 1966-67, por me të ndonjë shoqëri nuk kam patur. Me të nga afër jam njohur në dasmën e inxhinierit Luan Pipës, ku që të dy i kemi shkuar Luanit për t’i uruar martesën. Në dasmë Maksi kishte sjelle si peshqesh një portret të një malësoreje. Në lidhje me këtë u hap biseda. Portreti ishte pak i deformuar, me tendencë moderniste, sidomos qafa e saj e gjatë. Maksi na tha se një punë të tillë ia kam dhuruar një mikeshës time franceze që kishte ardhur në Shqipëri. Ajo e ka marrë me vete dhe e kishte vënë në laboratorin e saj. Pas ca kohësh kjo francezja ka ardhur përsëri në Shqipëri dhe më ka thënë mua që në kohën e revolucionit të studentëve në Francë kanë ardhur studentët në laboratorin tim e kanë shkatërruar çdo gjë, me përjashtim të portretit tënd.

Në një rast tjetër kur ka qenë një ekspozitë të ushtrisë e piktorët ishin mobilizuar për të punuar për ekspozitën. Edison Gjergo po bënte një tablo me temë zbori ku flitej për tri vajza zboriste të cilat kishin në sfond monumentin e Skëndërbeut dhe një qiell të errët, shumë pesimist. Për këtë tablo Maksi fliste me simpati dhe e përkrahte Edisonin që ta përfundonte. Unë aty kam ndërhyrë dhe  i kam thënë si Maksit ashtu dhe Edisonit se kjo tablo nuk ka vërtetësi, nuk i përgjigjet realitetit. Maksi m’u përgjigj me përbuzje: “Unë nuk po flas me ty”. Pas kësaj unë kam ikur. Për tablonë nuk di gjë se çfarë u bë.

Me rastin e 30 vjetorit të themelimit të partisë u hap një ekspozitë e arteve figurative, ku ndërmjet të tjerave kishte tablo me ndikime të huaja siç ishte “Epika e yjeve të mëngjesit”, e Edison Gjergos dhe ajo e Edi Hilës “Mbjellja e pemëve”. Kur u bë diskutimi krijues në sallën e vjetër të ekspozitës, midis të tjerëve ka folur edhe Maksi. Ai ka mburrur punën e Edisonit duke e quajtur një tablo progresive dhe ka kritikuar tablon “Demaskimi i Ballit Kombëtar” të piktorëve vlonjatë Skënder Milori, Nestor Jonuzi dhe Himi Bani. Në tablo ishte figura e udhëheqësit kryesor të Partisë i cili demaskonte krerët e Ballit. Pikërisht për këtë tablo Maksi është shprehur me këto fjalë se: “Ne përpara kësaj tabloje kalojmë indiferentë dhe ndalemi te tabloja e vogël e Abdurrahim Buzës “Shqipëria në feste”. Këtu Maksi e kishte fjalën se tabloja e piktorëve vlonjatë nuk kishte vlera artistike.

Po në këtë mbledhje, duke folur për estetikën, Maksi ka patur në dorë një ftesë ku ishte në kopertinë kazma dhe pushka. Maksi për këtë ka thënë se kjo është një ftesë banale. Nuk ka përse të vëmë kazmën dhe pushkën në ftesë, por diçka tjetër më estetike. Në këtë mënyrë mundet që të edukojmë njerëzit me ndjenjën e të bukurës.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt, të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

DËSHMITARI                                                        HETUESI

/Miltjadh Jorgji /                                               / Dhimitraq Shkodrani /

 

 

PROCESVERBAL

/ DËSHMI /

Në Tiranë, më 19/II/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje në cilësinë e dëshmitarit Edison Gjergon, i biri i Vangjelit dhe i Kornelias, i datëlinjdes 1939, lindur dhe baues në Tiranë, i pa martuar, me arsim të lartë, me profesion piktor, i dënuar në vitin 1965 me 8 vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit, me kombësi dhe nënshtetësi shqiptare, aktualisht vuan dënimin në Rep.313 Tiranë.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale në bazë të nenit 202 të K.P për dëshmi të rreme.

DËSHMITARI

/Edison Gjergo /

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë me Maks Velon njihem që kur kam qenë student në Institut. Unë isha student i ditës, kurse Maksi vinte mësonte si student i jashtëm, e këtu takoheshim me njëri-tjetrin dhe jemi njohur.

Nga viti 1968-69 kemi krijuar një farë miqësie me njëri-tjetrin dhe ai më ka ftuar mua në studion e tij. Unë në atë kohë kisha mbaruar shkollën dhe punoja piktor në kombinatin e tekstileve.

Siç shpjegova më lart, unë kam shkaur vazhdimisht te studioja e Maksit. Ai më ka treguar punët e tij që ishin moderniste e me ndikime të huaja. Në atë kohë unë punimet e Maksit i kam parë dhe më kanë pëlqyer, bile si rezultat i punës propagandistike që bënte Maksi me mua, unë kam rënë nën ndikimin e tij dhe kam bërë edhe unë piktura moderniste për të cilat jam kritikuar dhe jam futur edhe në burg. Kështu, më kujtohet në vitin 1971-72 duke qenë në studion e tij Maks Velo më ka lexuar disa citate të nxjerra nga piktorët modernistë si: Pikaso, Vangogu, Shagalle, Matis etj. ku thuhej se piktori duhet të shprehë në pikturat e tij botën individuale, ndjenjat e tij, pasionet e tij dhe nuk duhet të shprehë realitetin objektiv. Për këto gjëra më ka folur edhe Maksi. Ai më lavdëronte piktorët e mësipërm duke më thënë se ata janë të mëdhenj dhe ne duhet që të mësojmë nga ata, e t’i kopjojmë ata. Pikturat e tyre kanë vlerë të madhe artistike. Maksi në studio kishte edhe albume ku kishte vepra të këtyre piktorëve modernist. M’i ka treguar edhe mua dhe më ka dhënë edhe mësim për t’i kuptuar ata. Po kështu në studion  etij kishte ekspozuar shumë piktura me shije moderniste. Më kujtohet se ka qenë një pikturë me një fshat dhe me varreza, piktura tjetër ishte me disa valltare me veshje kombëtare por të transformuara sipas influencës dekadente. Për këto piktura që kishte bërë, ai më ka thënë se këto janë piktura me të vërtetë me vlera artistike dhe me shije, në përshtatje me kohën. Maksi më thoshte se unë punën time e kam mbështetur te piktorët modernistë të ditëve tona si Pikaso, Shegall e Matis, të cilët sot janë baza e pikturës dhe në rrugën e tyre duhet që të ecin të gjithë piktorët, ndërsa këtu në vendin tonë këta të komisionit nuk m’i pranojnë punimet e mia, për shkak se shkalla e njohjes së tyre është e tillë që nuk i kuptojnë. Këtu lejohen të ekspozohen piktura që nuk kanë vlerë artistike, që janë pa shije që nuk janë të kohës, prandaj niveli i ekspozitave është i ulët dhe piktura janë ka mbetur mbrapa.

Dua të shtoj se edhe Maksi ka ardhur në studion time dhe duke diskutuar rreth pikturave të mia e për tablonë “Epika e yjeve të mëngjesit” e ka pëlqyer e më ka thënë se kjo është punë e mirë e ka vlera artistike dhe duhet të ecësh në këtë rrugë. Në fakt ajo ishte një punë moderniste dhe që është kritikuar. Maksi më ka thënë se t’i duhet të vazhdosh rrugën e piktorëve modernist, kurse për pikturat e mia të realizuara sipas realizmit socialist m’i ka sharë. Ai më ka thënë se veprat e realizmit socialist jane skematike, piktori nuk shpreh atë që ndien por atë që i diktohet e për rrjedhim nuk kanë vlerë artistike. Po gjithashtu Maksi më ka thënë se piktura e realizmit socialist nuk kuptohet nga e gjithë masa por nga disa persona, kurse pikturat moderniste kuptohen nga e gjithë masa për faktin se piktori shpreh ndienjat e tij.

Më kujtohet se Maksi më ka thënë se piktorët jashtë shtetit punojnë sipas qejfit, pikturojnë çfarë të dëshirojnë. Ata kanë një liri veprimi të pakufizuar, kurse këtu te ne duhet që të jesh i angazhuar rreth vijës politike përndryshe nuk ekspozohen punimet e tua. Më ka thënë se piktorët e sipërpërmendur janë milionerë, kanë shumë të ardhura. Veprat e tyre shiten me çmime përrallore, kurse këtu te ne veprat tona shiten shumë pak dhe nuk është si jashtë shtetit.

Unë di se Maksi ishte njohur me një vajzë franceze e cila kishte ardhur për studime dhe më ka thënë se dua që të martohem me të e për këtë do të bëj edhe një lutje, por më vonë më ka thënë se nuk u bë gjë ajo punë.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time

 

DËSHMITARI                                                             HETUESI

/ Edison Gjergo /                                                  / Dhimitraq Shkodrani /

 

 

 

PROCESVERBAL

/ DËSHMI /

Në Tiranë, më 24/II/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetaren Hirushka Zekthi, e bija e Osmanit dhe e Pajkatit, e datëlindjes 1954, lindur dhe banuese në Tiranë në lagjen 2, Rr.Jeronim de Rada, Nr.107, pa parti, e pa dënuar, e pamartuar, me arsim të mesëm, me profesion piktore, me origjinë shoqërore punëtore, me kombësi e nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale në bazë të nenit 202 të K.P për dëshmin të rreme.

DËSHMITARJA

/ Hirushka Zekthi /

Dëshmitarja u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë Maks Velon e kam njohur prej kohësh. Në vitin 1974 kam mbaruar liceun dhe jam emëruar me punë piktore në repartin e pikturës së Riparim Shërbimeve, repart që ndodhet afër shtëpisë së Maksit. Meqenëse punën e kisha afër shtëpisë së Maksit dhe dikur kam patur shoqëri me të, i kam vajtur në studio dhe kam parë punimet që kishte bërë Maksi. Në bisedë me Maksin gjatë viteve 1974 kur i kam shkuar në studio, ai më ka folur për piktorët modernistë Pikason, Vanm Gogun, Gogen etj. Për këta më ka thënë se janë piktorë të mëdhenj dhe modernist për shkak se ata pikturojnë ahtu siç e ndiejnë dhe e konceptojnë objektin. Kështu p.sh. në qoftë se toka është kafe, unë mundet që ta bëj të kuqe në pikturë, në rast se dua të bëj një portret njeriu e bëj me një sy. kështu e konceptoj unë. Kur më ka thënë gjithë këto gjëra, unë rrija e habitur por më vonë mora vesh se këto pikëpamje ishin të piktorëve modernistë. Më ka thënë se edhe Pikaso në fillim ishte piktor i madh realist por meqenëse u ngop me ato piktura, ka kaluar në modernizëm për të krijuar diçka të re. Siç kam shpjeguar më lart, unë te studioja e Maksit kam shkuar disa herë dhe i kam parë shumë piktura moderniste, kështu p.sh. më kujtohet se ai kishte bërë një pikturë me një vesh të futur një gisht brenda. Kur e pashë atë u habita dhe e kam pyetur se çfarë ke dashur që të tregosh me të. Ai më tha se unë kam dashur të shpreh një kënaqësi kur kruan veshin. Ai kishte disa vizatime nudo, abstrakte me laps. Maksi më ka thënë mua se si kryevepër është një arixhofkë me kanistër dhe kënga labe. Unë e kam parë në studion e tij edhe në hetuesi këtë pikturë dhe në fakt këto piktura janë abstraksioniste.

Më kujtohet se në një rast kam qenë në studion e Ali Osekut (tani i dënuar për agjitacion e propagandë), më ka bërë një portret ku buzët m’i bëri si lule, një sy lart e një sy poshtë e ma ka dhënë këtë portret mua. Unë kur kam takuar Maksin i kam thënë se kam bërë portretin tim e ia tregova. Maksi më ka thënë se e ke bërë bukur, ke talent dhe ruaje. Pas kësaj unë i thashë se këtë portret ma ka bërë Ali Oseku. Më tha se edhe ai ka talent. Në fakt ky portret ishte modernist. Dua të shtoj se kur kam qenë studente duke parë punimet e Maksit në studion e tij një ditë unë kam bërë portretin tim dhe flokët i kam bërë të kuqe. Këtë portret ia kam treguar profesorit tim. Ai më kritikoi për shkak se unë flokët i kisha bërë me të kuqe, më ka thënë se ky punim nuk është realist, flokët nuk ke pse t’i bësh me të kuqe.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

 

DËSHMITARJA                                            HETUESI

/ Hirushka Zekthi /                                     /Dhimitraq Shkodrani /

 

ASISTUESJA

/ Hetuesja Dolores Velaj /

 

PROCESVERBAL

/ DËSHMI /

Në Tiranë, më 26/II/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Andreja Nikolla, i biri i Vasilit dhe i Uranis, i datëlindjes 1945, lindur në katundin Lip të Përmetit dhe banues në Tiranë, në lagjen 9, Rr. K.Pezës, Pall. 207, Shk.6/42, pa parti, i pa dënuar, me kombësi e nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale në bazë të nenit 202 të K.P për dëshmin të rreme.

DËSHMITARI

/ Andreja Nikolla /

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë me Maks Velon njihem prej kohësh, por kohët e fundit ka patur raste që jam takuar me të. Bilé me Maksin unë kam prezantuar edhe Kostandin Stavrin. Për Maksin kam për të thënë këto gjëra. Në takimet që kam patur me të gjatë vitit 1978, ai më ka folur me simpati për Pikason, Vangogun e piktorë të tjerë modernist. Për Pikason më ka thënë se është piktor i madh e më ka shpjeguar disa piktura të Pikasos. Kur më ka lavdëruar Pikason i kam thënë se ky është një piktor realist apo modernist. Maksi më ka thënë se ai është i madh. Unë i kam vajtur edhe në studio Maksit për faktin se ai më ka ftuar. I kam parë punimet e tij dhe ato që më ka treguar kanë qenë moderniste. Pasi i pashë pikturat i kam thënë Maksit se këto punime janë moderniste në kundërshtim me realizmin socialist dhe ti nuk duhet që të bësh punime të tilla. Ai ka heshtur kur i kam thënë kështu. Po gjithashtu Maksi gjatë vitit 1978 më ka ardhur në shtëpinë time dhe ka parë punimet. Ai ka ardhur me skulptorin Ermir Grezda. Kanë parë punimet e mia e më kanë bërë disa vërejtje.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

DËSHMITARI                                                HETUESI

/Andreja Nikolla /                                           / Dhimitraq Shkodrani /

 

 

PROCESVERBAL

/ DËSHMI /

Në Tiranë, më 7/III/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Dhimo Gogollari, i biri i Llukanit dhe i Katinës, i datëlindjes 1931, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, në lagjen 2, Rr.Marsen Kashen, Pall.6, Ap.21, pa parti, i dënuar, i martuar, me arsim të lartë, me profesion skulotor, me kombësi dhe nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale në bazë të nenit 202 të K.P për dëshmi të rreme.

DËSHMITARI

/ Dhimo Gogollari /

 

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë jam pedagog në Liceun artistik “J.Misja”, jap lëndën e vizatimit dhe të qeramikës. Më Maks Velon njihem prej kohësh. Lidhur me Maksin kam për të thënë këto gjëra. Në vitin 1971, kur është bërë diskutimi i ekspozitës së 30 – vjetorit të themelimit të Partisë aty është çuar M.Velo dhe ka marrë në mbrojtje disa punime me nuanca moderniste. Kështu p.sh. ai ka mbrojtur “Epikën e yjeve të mëngjesit” të Edison Gjergos, “Mjellja e pranverës” të Edi Hilës. Në këtë mbledhje kam diskutuar edhe unë dhe kam kritikuar “Vajzën që këndon” të Thoma Thomait. Aty është çuar Maks Velo dhe ka thënë: “Përse nuk i pëlqen “Vajza që këndon”? Ai është punim i realizuar mirë.” Në fakt të gjitha këto punime që ka mbrojtur Maksi më vonë janë kritikuar për shfaqje moderniste.

Në bisedat që kam pasur me Maksin, ai mua më ka thënë se: “Arti modernist është arti i kohës”, kurse artin realist quante të vjetruar. Ai mua më ka lavdëruar shumë Pikason, Matis dhe Shegall. Ata i quante artistë të kohës dhe ne duhet të marrim shembull nga ata. Përveç kësaj, di se Maksi ka dashur që të çelë një ekspozitë të tijën në sallonin e veprave të artit dhe se ka thënë: “ Unë e bëj ekspozitën po qe se do të më lejojnë të ekspozoj ato punimet e mia që dëshiroj unë”.

Po gjithashtu në një bisedë që kam patur me Maksin, ka ardhur fjala për artin primitiv dhe kam thënë se arti primitiv ka shfaqje realiste sipas një historiani të njohur, kurse Maksi më është kundërvënë duke thënë se arti primitiv është tërësisht abstrakt. Në fakt, arti primitiv ka shumë shfaqje realiste.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt, të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

DËSHMITARI                                                            HETUESI

/ Dhimo Gogollari /                                                   / Dhimitraq Shkodrani /

 

PROCESVERBAL

/ DËSHMI /

Në Tiranë, më 14/III/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Mahal Manxhari, i biri i Zografe dhe i Athanas, i datëlindjes 1930, lindur në SHBA dhe banues në Tiranë, në lagjen 5, Rr. Kongresi Përmetit, Pall.126, Shk.4, Ap.26, pa parti, i pa dënuar, i pa martuar me origjinë shoqërore punëtore, me kombësi dhe nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale në bazë të nenit 202 të K.P për dëshmin të rreme.

DËSHMITARI

/ Mihal Manxhari /

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë kam qenë drejtor i Bibliotekës së Universitetit. Me Maks Velon jam njohur kur ka ardhur në bibliotekë për të marrë libra. Ai në fillim fare ka ardhur me një autorizim për të marrë libra të arkitekturës dhe të artit modern. Në fakt në bibliotekë kishte dy fonde, një fond poshtë dhe një fond që e adminostroja unë. Në këtë fond kishte libra arti dhe letërsie moderne. Këtë fond e përdorja me autorizim deri në njëfarë periudhe e pastaj e kemi mbyllur krejt. Me sa më kujtohet, Maksi ka marrë libra të Pikasos, Gogenit, Vangogut etj. Maksi jo vetëm që i pëlqente këta piktorë modernistë por edhe pikturonte. Për këta ai fliste me simpati duke thënë se ata janë njerëz të mëdhenj. Unë i kam thënë Maksit se piktorët klasikë janë të aparritshëm, kurse piktorët modernistë janë pseudopiktorë, nuk kanë talent dhe abuzojnë me njëfarë teknike që është çoroditëse. Atij i kam thënë se edhe ti Maks që pikturon në mënyrë moderne nuk je i aftë për të pikturuar prandaj përpiqesh të bësh pikturë të deformuar. Kam patur raste që unë i kam shkuar Maksit në studion e tij. Ai më ka ftuar me insistim e i kam parë punimet e tij dhe të gjitha ishin moderniste dhe në fund i kam thënë Maksit se asgjë nuk më ka pëlqyer në studion tënde vetëm se një palë çorape leshi fshatarësh e me motive popullore.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

DËSHMITARI                                                                   HETUESI

/ Mihal Hanxhari /                                                               / Dhimitraq Shkodrani /

 

PROCESVERBAL

/ DËSHMI /

Në Tiranë, më 23/II/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Kostandin Stavri, i biri i Alekos dhe i Marjanthit, i datëlindjes 1941, lindur dhe banues në lagjen 5, Blloku 50 vjetori, Pall.2, Hyrja 4, Ap.32, pa parti, i pa dënuar, i pa martuar, me profesion piktor, me arsim të mesëm, ,e punë artistike “Migjeni”, me kombësi e nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale në bazë të nenit 202 të K.P për dëshmi të rreme.

DËSHMITARI

/ Kostandin Stavri /

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë me Maks Velon jam njohur kohët e fundit, rreth 5 muaj përpara se të arrestohej. Njohja me të ka qenë në këtë mënyrë. Shoku im, Andrea Nikolla, e njihte qysh më përpara Maks Velon dhe ky i fundit fliste mirë për punimet e mia. Këtë gjë ma ka thënë Andrea. Në këto rrethana jam njohur me Maksin. Marrëdhëniet me të gjatë gjithë kohës kanë qenë të mira.

Pasi e kam njohur Maksin, ishte një njeri mendjemadh e mbivlerësonte veten. Ai kishte koncepte impresioniste në pikturë. Në takimin që kam patur më të, ai mua më ka folur me simpati për Vangogun që është përfaqësues i rrymës së impresionizmit. Ai për këtë më ka thënë se është piktor i madh i ngjyrave dhe ne duhet të mësojmë nga ai. Kur më ka thënë kështu, i kam thënë se nuk kemi përse të lëvizim nga tabani jonë kombëtar, e nuk na duhet Vangogu. Maksi më ka thënë mua se për mua nuk ka rëndësi që vepra të jetë konkrete sipas realizmit, por mjafton që të jetë një punim i bukur. Edhe këto mendime ia kam kundërshtuar duke i thënë se nuk është ashtu siç thua ti, por ai insistonte në të tijat.

Po gjatë vitit 1978 në një takim që kam patur me Maksin, ka ardhur muhabeti lidhur me tematikën e punës. I kam thënë atij se përse nuk bën ndonjë pikturë për klasën punëtore? Maksi më ka thënë se unë nuk bëj pikturë për klasën punëtore, nuk më ineresojnë mua këto gjëra (tema), por unë do të pikturoj për natyrën e qetë. Më kujtohet se më ka thënë që kam qenë në Petrelë dhe kam pikturuar kalanë. I pyeta se a vure figura të fshatarisë koperativiste, duke ikur në punë, në mëngjes, të gëzuar. Maksi më ka thënë se mua nuk më shkon mendja për të bërë një punë të tillë duke vënë në tablotë e mia fshatarë ose punëtorë. Kjo gjë mua më ka neveritur dhe i kam thënë që ti duhet të punosh për klasën punëtore, kurse ai ka insistuar duke më thënë se unë nuk do të merrem asnjëherë me këtë temë. Po në vitin 1978, kur jam takuar rastësisht me Maksin, i kam thënë atij se dua të bëj për ekspozitë një natyrë të qetë, duke patur si subjekt veprat e sh.Enver dhe një vazo me lule. Maksi me indiferentizëm më të madh dhe me përbuzje më ka thënë se: “Nuk ke përse ta bësh një natyrë të qetë. Ai me këtë më thoshte mua se nuk ke përse do të bësh gjëra të tilla me këtë temë.” Ai më ka thënë ti dil dhe bëj një peizazh të lirë. Unë i kam thënë se kjo temë më pëlqente dhe do ta bëj. Punët tona duhet t’i shërbejnë kohës së sotme, klasës dhe fshatarësisë, kurse Maksi ishte indiferent dhe  ka thënë se për mua nuk kanë rëndësi ato tema që me thua ti.

Nga muaji tetor 1978 një ditë jam takuar me Maksin në rrugë dhe më ka marrë në shtëpi për t’i parë punimet e tij. Në studion e tij ai kishte punime të varura të cilat ishin krejtësisht formaliste si edhe punime artizanati lugë, pirunj, koka që nuk ishin me subjekt kombëtar, por ishin formaliste. Unë, kur i pashë këto punime, i kam bërë vërejtje duke i thënë si për lugët e drunjta ashtu dhe për pikturat që m’i tregoi. I thashë se këto piktura nuk janë realiste, nuk janë në tabanin kombëtar por moderniste. Në fakt Maksi më ka thënë se këto janë piktura të bukura dhe nuk kishte qejf që t’i kritikoje punimet e tij.

Po në muajin tetor 1978 Maksi ka ardhur në studion time (shtëpinë time) dhe më ka parë punimet e mia. Ato i ka pëlqyer dhe më ka thënëse punimet e tua janë të mira. Ndonjë bisedë tjetër në shtëpinë time nuk është bërë.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

DËSHMITARI                                                        HETUESI

/Kostandin Stavri /                                            /Dhimitraq Shkodrani/

V.O

Dua të shtoj se Maks Velo në shtëpinë e tij kishte edhe libra të piktorëve modernistë të Pikasos,Gogen,Modelja, Vangog etj. Ai mua më ka thënë se do të jap librin e Vangogut dhe mundohu që të mësosh prej tij. Në fakt Vangogu është i rrymës impresioniste. Unë i kam marrë dy libra në gjuhën gjermane. Ai më ka thënë që t’i mbaja 6 muaj por unë në fakt i kam mbajtur vetëm tre ditë. Ia ktheva duke i thënë se mua këto rryma moderniste nuk më vlejnë dhe nuk i shërbejnë artit tonëtë realizmit socialist, prandaj dhe ia ktheva. Ai më ka thënë mbaji dhe mëso nga ai. I thashë se nuk kam çfarë të mësoj.

 

DËSHMITARI                          HETUESI

/ Kostandin Stavri /                                              /Dhimitraq Shkodrani/

PROCESVERBAL

/ DËSHMI /

Në Tiranë, më 6/III/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Ermir Grezda, i biri i Qamilit dhe i Kadries, i datëlindjes 1949, lindur dhe banues në Tiranë, në lagjen 9 Blloku 8, Rr.Konferenca e Pezës, Ap. 138, Shk.1, Ap.2, pa parti, i pa dënuar, me arsim të lartë, me profesion skulptor, me origjinë shoqërore e nëpunës, me kombësi e nënshtetësi shqiptare.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale në bazë të nenit 202 të K.P për dëshmin të rreme.

DËSHMITARI

/Ermir Grezda /

 

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë në vitin 1972 kam mbaruar Institutin e Lartë të Arteve dhe jam emëreuar pranë Galerisë së Arteve. Me Maks Velon njihem prej kohësh. Marrëdhëniet me të i kam pasur të mira, nuk ka patur raste që të jemi zënë ose grindur. Maksi mua më ka thënë se në Bibliotekën e Universitetit mora libra të piktorëve të ndryshëm nga Mihal Hanxhari dhe në fakt Mihali për disa piktorë kishte një skedë të tij personale që e mbante në zyrën e tij.

Zakonisht te Galeria e Arteve Maksi vinte dhe shikonte pikturat e ndryshme, në biseda me mua ai më ka lavdëruar Pikason, Salvador Dalin, Ivtangy, Kiliko. Për këta piktorë ai fliste me admirim të madh. Maksi më ka thënë se veprat e realizmit socialist nuk zbërthejnë mendimet e piktorit, nuk realizohen dëshirat e tij, prandaj ai më thoshte se kam zgjedhur si rrugë të vetme pikturat moderniste. Më ka thënë se mua nga rrymat që më pëlqejnë më tepër është surealizmi. Dua të shtoj se Maksi në shtëpinë e tij kishte libra të këtyre piktorëve modernistë dhe unë i kam marrë atij librin e “Mikelanxhos” dhe të “Meri Murë”. I kam lexuar dhe ia kam dhënë përsëri. Maksi më ka thënë mua se këta piktorë duhet t’i shikosh me vëmendje e të mos ngutesh.

Unë i kam shkuar Maksit në studion e tij dhe i kam parë të gjitha ato punime moderniste, i kam thënë se këto piktura nuk janë realiste. Ai më ka thënë se tani nuk duhet të pikturojmë në mënyrë objektive por në mënyrë subjektive, sipas dëshirës së krijuesit, siç e ndien krijuesi. Ai më thoshte se për mua koka është më e madhe se këmbët dhe ashtu mundet që ta vizatojë. Unë këto mendime ia kam kundërshtuar. Në përgjithësi më këshillonte edhe mua që të bëja punë moderniste. Herë më dilte hapur e herë i maskuar, por unë edhe këto mendime të tij i kam kundërshtuar në disa raste. Në vitin 1972 ai ka dashur që të hapë një ekspozitë të vetën. I ka sjellë punimet e tij që ishin moderniste dhe nuk iu pranuan. Në atë komision kanë qenë Dhimitraq Trebicka me Sali Shijakun.  Meqenëse nuk iu pranuan pikturat Maksi ishte i pakënaqur dhe më ka thënë mua se ata janë komision nuk e kuptojnë këtë art, prandaj edhe nuk duan që t’i ekspozojnë. Maksi kishte kontakt me piktorë të rinj dhe u fliste zakonisht për artin modern e të pikturojnë në mënyrë moderniste , se ai ishte arti më përparimtar. Di gjithashtu se Maksi në shtëpinë e tij kishte disa punime prej druri të punuar nga mjeshtrat popullorë por sipas diktatit të tij. Maksi më ka thënë se unë uu them atyre të punojnë ato gjëra që më pëlqejnë mua e në përgjithësi edhe ato nuk ishin me motive popullore por të diktuara sipas mendimit të Maksit.

Në bisedë më të ai më ka thënë se piktorët modernist jashtë shtetit janë të pasur. Ai më ka treguar se në një rast Pikaso ishte në një restorant së bashku me një shokun e tij. Aty ishte një kamariere e varfër por e bukur, Pikaso i tha asaj se dua që të bëj një portret tëndin. Ajo iu përgjigj se jam në orarin e punës dhe nuk mundem. Ka shkuar te përgjegjësi dhe i ka marrë leje e i bëri portretin kamarieres dhe ia dha duke e quajtur kryeveprën e tij. I tha kamarierës së varfër se këtë pikturë do ta shesësh me vlera përrallore dhe pas kësaj Pikasoja ka lajmëruar me telefon agjencinë dhe ajo e shiti shumë shtrenjtë saqë u bë e pasur shumë. Bleu vilë, veturë dhe ajo u bë e pasur vetëm me një firmë të Piaksos. Ja pra, thoshte Maksi, se çfarë vlere kanë pikturat e Pikasos jashtë shtetit.

Për pikturat e realizmit socialist të vendit tonë thoshte se ato janë pa impulse, pa jetë, pa dinamizëm, në përgjithësi nuk i përfillte, janë gjëra të vjetruara. Maksi edhe kur pikturonte në mënyrë realiste kishte doza pesimizmi në pikturat e tij.

Më kujtohet në një rast kur jam takuar rastësisht me Maksin më ka thënë se kam ndërmend që të shikoj pikturat e Andrea Nikollës. Që të dy kemi shkuar në shtëpinë e tij. Maksi ia pa pikturat dhe e ka këshilluar që ai të pikturonte në mënyrë moderne duke i shpjeguar hollësirat profesionale për këtë.

Maksi ka ardhur në studion time dhe i ka parë punimet. Në atë kohë unë kisha mbaruar bustin e një udhëheqësit të Partisë që kishte vdekur dhe që Azotiku i Fierit ma kërkonte.

Maksi më ka thënë se përse merresh me këtë figurë, ai ka vdekur. Nuk ke pse të punosh tre herë, humbet kohë kot. Më ka këshilluar që unë të bëja gjëra të vogla dhe me përmasa të mëdha. Me thënë të drejtën, unë jam revoltuar kur më ka thënë se përse humbet kohën kot me të vdekurit (fjala ishte për bustin e Gogo Nushit) dhe i thashë se unë për atë kam respekt se ka qenë udhëheqës shteti dhe prandaj do ta punoj  jo një herë po njëqind herë.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

DËSHMITARI                                                         HETUESI

/ Ermir Grezda/                                                       /Dhimitraq Shkodrani/

 

PROCESVERBAL

/ DËSHMI /

Në Tiranë, më 7/III/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Dhimtraq Trebicka, i biri i Kristos dhe i Eftismis, i datëlindjes 1936, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, në lagjen 4, Rr. Mine Peza, Pall.250, pa parti, i pa dënuar, i martuar, me arsim të lartë, me profesion piktor, me origjinë shoqërore, qytetar i varfër, me kombësi dhe nënshtetësi shqiptare.Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale në bazë të nenit 202 të K.P për dëshmin të rreme.

DËSHMITARI

/Dhimitraq Trebicka/

Dëshmitari u pyet rreth çështjes dhe deklaroi:

Unë jam drejtor i Galerisë së Arteve dhe ksm qenë e jam anëtar i komisionit të çeljeve të ekspozitave. Me Maks Velon njihem por nuk kam patur ndonjë shoqëri me të. Kam patur kontakte në kohën kur ai ka sjellë pikturat e tij për të çelur ekspozitën personale. Me sa më kujtohet në vitin 1972 kur u bë diskutimi krijues i ekspozitës kombëtare Maks Velo ka bërë një diskutim të avancuar. Ai ka shfaqur disa mendime që janë në kundërshtim me parimet e realizmit socialist. Më kujtohet se ka thënë se tani ka ardhur koha që të gjejmë rrugë të reja mjaft me tablotë e Fatmir Haxhisë etj. Në vitin 1972 ose 1973 Maksi donte të hapte një ekspozitë personale me punimet e tij. I ka sjellë punimet në sallën e ekspozitave pranë Teatrit Popullor. Unë kam qenë anëtar i komisionit së bashku me Kujtim Buzon e shokë të tjerë. Ne i pamë punimet e tij dhe ato ishin moderniste me deformacione të ndryshme. Ai ka patur një punim “Natyrë e qetë” me një kafkë njeriu, dy portrete arixhofkash, një peizazh me varreza ku zhvilloheshin ceremoni fetare e tjera punime si këto. Pasi i pamë gjitha punimet e tij i kemi thënë se më këto punime nuk çelet ekspozita juaj për faktin se ka deformime dhe nuk ka pasqyrim të drejtë të realitetit e se nuk kishte asnjë punim nga jeta e klasës punëtore ose koperativiste. Maksi na ka thënë se përse në poezi shprehemi në mënyra nga më të ndryshmet, gjë e cila mund të pasqyrohet edhe në artet figurative. Në këtë mënyrë ai kërkonte të argumentonte punimet e tij për të cilat është vendosur që të mos ekspozoheshin.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

DËSHMITARI   /Dhimitraq Trebicka/                     HETUESI  /Dhimitraq Shkodrani/

 

PROCESVERBAL

/Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 16/10/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili dëshmoi:

Pyetje: Akuzoheni se këni kryer krimin e agjitacionit dhe të propangandës kundër pushtetit popullor. E dëgjuat akuzën e pranoni dhe çfarë keni për të na thënë rreth akuzës?

Përgjigje: Akuzën që më bëhet e dëgjova e kuptova dhe e pranoj. Rreth saj kam për të thënë këto gjëra. Unë në punimet e mia kam prej tyre që nuk janë bërë sipas pikturës së realizmit socialist, por në to që kam bërë unë ka influenca të pikturave të huaja.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                                         HETUESI

/Maks Velo/                                                                          /Dhimitraq Shkodrani/

FQ 49

/Andon Pano/

 

Vërejtje: Jam dakord që në pikturat e mia ka patur pikëpamje në kundërshtim me realizmin socialist, por këto janë bërë para vitit 1973.

 

 

PROCESVERBAL

/Mbi pyetjen e të pandehurit/

Në Tiranë, më 20/X/1978

Unë hetuesi Dhimitrraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili pohon:

Pyetje: I pandehur vazhdoni të na tregoni aktivitetin tuaj armiqësor?

Përgjigje: Siç kam shpjeguar në procesin e mëparshëm unë krimin për të cilin jam akuzuar e kam pranuar. Kam patur pikëpamje të gabuara në art dhe konkretisht do të shpjegoj si më poshtë.

Nën influencën e librave, revistave të huaja dhe disa ekspozitave para vitit 1973, unë kam krijuar disa pikëmapje të gabuara moderniste në lidhje me pikturën, të cilat vetvetiu i kam pasqyruar në veprat e mia, në skica, vizatime, pastele, akuarele dhe piktura me vaje. Këto lindën si rezultat i një mos lidhje nga ana ime me realitetin ose me natyrën, mos studim aq sa duhet i vizatimit. Kështu që unë shumë vizatimeve u jepja prioritet linjës ose raporteve grafike bardhë e zi sesa asaj qëështë kryesorja brendia e veprës.

Për hir të tyre kam bërë deformome dhe lojëra që shkuan deri në largimin e plotë nga realiteti dhe punime të disa vizatimeve abstrakte. Prandaj edhe kur merja si subjekte tema që janë pozitive nga folklori në fund ato nuk kishin vlerë që u jep atyre arti realist, e dilnin të cunguara dhe pa fircë artistike.

Disa herë në punimet e mia i thjeshtëzoja aq tepër sa ikte idea esenciale e veprës. Pa vënja në radhë të parë e  efektit të mjetit që përdoret dhe jo e subjektit për të cilin përdoret, ky mjet ishte një nga gabimet e mia.

Në pikëpamjet e mia moderniste ka indikuar dhe mos njohja aq sa duhet nga ana ime e vizatimit dhe duke gjetur si rrugë më të lehtë vizatimin jo të saktë dhe me deformime çonte në rryma ekspresioniste ku ekspresivitetit është primar. Edhe në punimet me ngjyra po ashtu kam patur pikëpamje moderniste si vënien e efektit koloristik mbi gjithçka dhe tendenca vetëm për të bërë që në vepër të dominojë vetëm ngjyra. Duke bashkuar këtë mendim të gabuar me atë të deformimit të formës dalin në veprat e pikturës punë ku ka dominuar vetëm forma dhe ngjyra. Nga punimet e mia ka edhe nga ato që mundet që të futen në impresioniste, ekspresioniste ose edhe abstrakte. Veprat e lartëpërmendura kanë qenë në kundërshtim me realizmin socialist, i cili na mëson se është tema e objektit kryesor dhe kjo duhet të realizohet me dinjitet artistik, vizatim të saktë dhe kolorit të pasur.

Gjatë kësaj periudhe 1958-73 unë kam bërë edhe punë realiste në fillim por në total këto nuk zënë vendin kryesor. Edhe në disa punime me rrahje në bakër që i bëra për restorant “Drinin”, megjithëse temat ishin popullore disa prej tyre kishin deformime të theksuara nga trajta ose në pozicione ekspresive jo natyrale. Këto kanë qenë pikëpamjet që kanë reflektuar në punën e pikturës. Unë kam vënë formën, kolorin, anën formale të tablosë mbi atë që ështëkryesore objekti ose tema që do të vizatohet. Një e metë tjetër e rëndësishme ishte vënia në pikturë e temave që nuk janë themelore për jetën tonq, por shpesh e temave të vogla, pa domethënie të madhe si natyra të qeta me çdo lloj objekti, rrugica me arkitekturë të vjetër etj.

Pyetje: I pandehur të vësh formën, kolorin, anën formale të veprës në plan të parë dhe të lësh pas dore atë që është kryesore a nuk është kjo një punë armiqësore?

Përgjigje: Siç thashë më sipër. të vësh kolorin, formën në plan të parë dhe të harrosh atë që është kryesore kjo është armiqësore.

Pyetje: I pandehur ju përse atëherë keni pikturuar në mënyrë impresioniste, ekspresioniste dhe abstrakte kur keni ditur se duhet që të bëni piktura të realizmit socialit?

Përgjigje: Është e vërtetë se unë nuk kam pikturuar në mënyrë realiste nga mendimet e gabuara që kam në kokën time.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

 

I PANDEHURI                                                              HETUESI

/Maks Velo /                                                  / Dhimitraq Shkodrani /

 

PROCESVERBAL

/Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 23/X/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili pohoi:

Pyetje: Na tregoni i pandehur se me cilët persona keni bërë biseda armiqësore për artin dhe letërsinë?

Përgjigje: Unë nga viti 1965 jam njohur me Edison Gjergo, qëkur ishte student në Institutin e Arteve. Këtë shoqëri me të e kam vazhduar edhe më vonë pasi ka mbaruar institutin. Me Edisonin kam biseduar dhe diskutuar si për piktorët shtu edhe për rrymat moderne dhe që të dy i kemi përkrahuar ato. Me të kam biseduar për piktorin Vangog, Matis, Tuluz Lotrege etj., si dhe për rrymat impresioniste. Post impresionizmit që janë të mira në të cilat piktori mundet që të shprehë mendimet dhe ndienjat e tij, kurse për realizmin socialist kemi thënë se piktori mendimet dhe ndienjat e tij mund t’i shprehë në mynyrë të pjesshme.

Rrymat moderniste të japin më shumë mundësi për të punuar për faktin se duke përdorur ngjyrën dhe formën në mos përputhje me realitetin mund të krijohen vepra që kolori të ketë vlerë. Po gjithashtu si unë, ashtu edhe Edisoni kemi vlerësuar piktorin modernist Pikason, duke thënë se ai është një piktor i madh i cili di të shprehet në të gjitha rrymat moderne.

Unë i kam shkuar në studio Edisonit dhe i kam parë punimet e tij që ishin moderniste, të cilat mua më pëlqenin, i kam përkrahur ato dhe kam shprehur edhe mendim aprovues për to. Bilé tablonë “Epika e yjeve të mëngjesit” në diskutimin krijues të ekspozitës unë  e kam lavdëruar këtë punë të tij. Po gjithashtu Edisoni ka ardhur edhe në studion time dhe unë i kam treguar pikturat e mia moderniste. Ai i ka pëlqyer. I kam thënë se këto piktura janë me vlerë të madhe, por këta nuk i kuptojnë dhe për këtë nuk i ekspozojnë.

Si unë ashtu edhe Edisoni kemi biseduar për disa piktorë tanët që pikturojnë në mënyrë realiste nuk na pëlqejnë, kështu p.sh. kemi folur keq për Nexhmedin Zajmin, punët e Foto Stamos, për punët e Fatmir Haxhiut etj.

Me Edisonin kemi shprehur pakënaqësitë tona për komisionet e ekspozitave kur ata nuk ekspozonin punimet tona moderniste që ne paraqisnim. Për pikturat që shiteshin në vendin tonë te dyqani i artit si unë ashtu edhe Edisoni kemi biseduar se këto shiten lirë.

Pikturat tona i marrin lirë kurse të piktorëve të tjerë i marrin shtrenjtë. Po gjithashtu kemi folur me simpati për shkrimtarët dekadentë Heminguej dhe Remark.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                   /Dhimitaq Shkodrani/

 

PROCESVERBAL

/ Mbi pyetjen  e  të pandehurit /

Në Tiranë, më 25/X/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili pohoi:

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e njihni Aristotel Papën, në rast se po, si i keni marrëdhëniet dhe çfarë bisedash armiqësore keni zhvilluar me të?

Përgjigje: Unë me Aristotel Papën njihem prej kohësh, që në vitin 1957, kohë në të cilën unë kisha shkuar në Durrës e punoja në Komunale kurse Aristoteli punonte për dekoret e hotel “Adriatiku”. Unë në atë kohë flija në plazh, Aristoteli flinte te hoteli. Në këto rrethana jemi njohur me njëri-tjetrin. Në mbrëmje gjatë kohës që isha në Durrës kam patur raste që kam ndenjur me Aristotelin. Ai më ka thënë se kishte qenë në Itali dhe më fliste për jetën e mirë që bëhej atje dhe se ishte bërë pishman që ishte kthyer në Shqipëri. Më ka thënë se në Shqipëri nuk ka liri dhe njeriu këtu nuk jeton si duhet. Po gjithashtu edhe unë i kam përkrahur mendimet e tij dhe i kam thënë se këtu në Shqipëri kuadrot pagohen pak, këtu unë nuk kam mundësi që të ekspozoj punimet e mia se nuk ka liri. Këtu nuk të jepet mundësia që të shkosh nëpër vendet e ndryshme dhe të shikosh botën, kurse jashtë shtetit njerëzit kanë mundësi që të bredhin nga të duan e të udhëtojnë lirisht. Unë me Aristotelin kam biseduar duke i thënë se këtu nuk mundesh që të shprehesh lirisht në art sepse nuk lejohet, këta nuk të lejojnë që të punosh ashtu siç do ti, po ashtu siç diktohet. Aristoteli ishte i dhënë shumë pas lekut e thoshte se këtu nuk të lejojnë që të punosh, nuk ke fitime, ndërsa po të isha jashtë shtetit do të kisha fitime për shkak se do të mundja të punoja lirisht. Aristoteli, kur nuk e lanë të punonte skulptura për parqe për shkak se nuk i punonin mirë dhe të dobëta nga ana artistike, më ka thënë se tani nuk mundet që të fitosh këtu gjë. Në vitin 1960 kur ne i kemi prishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, me Aristotelin kemi biseduar se tani që u prishën marrëdhëniet ekonomia jonë do të ngelet mbrapa, nuk do të ecë me ritmet e mëparshme kur kishim marrëdhënie me sovjetikët. Tani për tani këto biseda më kujtohen që kam bërë me Aristotelin.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                  /Dhimitaq Shkodrani/

 

PROCESVERBAL

/Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 28/X/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili deklaroi:

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e njihni Mihal Anxharin, në rast se po si e keni patur marrëdhëniet me të dhe nëse keni bërë ndonjë bisedë armiqësore me të?

Përgjigje: Unë me Mihal Anxharin njihem prej kohësh. Ai ka qenë drejtor i Bibliotekës së Universitetit. Tek ai kam shkuar shpesh herë. Ai kishte një literaturë të madhe për pikturë, si mbi artin klasik ashtu edhe mbi romantizmin, impresionizmin, pos imresionizmit dhe deri te rrymat abstrakte me autorë Kandiskin,Klee e deri me modernët e vitit 1960. Këto libra Mihali na i jepte dhe na i shpjegonte. Mihali më ka shpjeguar vlerat e rrymave impresioniste dhe të piktorëve që përfaqësojnë këtë rrymë. Po ashtu jepte vlerësime pozitive dhe për rrymat e tjera të mëvonshme deri në vitet e fundit. Kemi komentuar si unë dhe Mihali se këto rryma kanë vlera të mëdha për shkak se kanë shpënë përpara pikturën.

Mihali më ka thënë mua se më pëlqejnë pikturat e rrymave moderne dhe se vetë kam bërë disa piktura të tilla, si vizatime abstrakte. Po ashtu, Mahali në një rast në vitin 1972 më ka treguar disa peizazhe surealiste me disa kafshë. Ai më ka thënë se këto i ka parë edhe Andon Kuqali dhe më ka thënë se ti Mihal, pavarësisht se nuk ke shkollë, mund të bësh punë të bukur.

Mihali më ka folur shumë edhe për letërsinë moderne si për simbolistët po ashtu edhe për surealistët. Ai i lavdëronte shumë dhe thoshte se këta kanë bërë vepra me vlerë të vërtetë.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                  /Dhimitaq Shkodrani/

 

 

PROCESVERBAL

Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 30/X/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili deklaroi:

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e njihni Ali Osekun, në rast se po si i keni patur marrëdhëniet me të dhe çfarë keni për të thënë rreth tij?

Përgjigje: Unë me Ali Osekun jam njohur nga viti 1968, që kur ishte student në Institutin e Arteve. Më vonë jam njohur më mirë kur ai ka punuar si skenograf në Teatrin e Operas. Aliut i kam shkuar në studion e punës. Ai atje më ka treguar një sërë punimesh, disa vizatime, peizazhe me ngjyra vaj të bëra nga kodrat e Liqenit Artificial, po ashtu edhe skicat e skenave që punonte. Mua më tepër më pëlqenin vizatimet e tij se kishte linjë të pastër dhe shprehëse. Si unë ashtu edhe Aliu kemi shprehur pikëpamjen për piktorët e huaj modernistë si Pikason, Arimant, Gokenin; se ata janë piktorë të mëdhenj dhe puna e tyre ka vlerë të madhe artistike. Gabimi ynë këtu ka qëndruar se ne nuk dinim t’i vlerësonim drejt krijimtarinë e tyre, e cila ka shumë anë negative.

Po gjithashtu Aliu më ka thënë mua se unë dua që të çoj skenografinë në rrugë më moderne me anë të vendosjes vertikale të platformave dhe të elementëve konvencionalë në skenë. Edhe mua shumë nga punët e tij më kishin pëlqyer dhe e kam përgëzuar, kurse në fakt puna e tij ishte në kundërshtim me skenografinë realiste e cila ka një traditë në teatrin tonë.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                   /Dhimitaq Shkodrani/

 

 

PROCESVERBAL

/Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 5/XI/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili deklaroi:

Pyetje: Na tregoni i pandehur se nën influencën e kujt piktorëve keni qenë në pikturat që ju keni bërë?

Përgjigje: Në punimet e mia ka një sërë punimesh me infuenca ekspresioniste. Në to si tema janë peizazhet, portete ose natyra të qeta. Ekspresiviteti duhet që të arrihet si në kolor ashtu dhe në formë. Pra, kur vizatohet ato deformohen në pjesët me karakteristike në mënyrë që deformimi i përmendur të japë një forcë shprehëse m ëtë madhe të atij detaji. Ose i jepet prioritet objekteve duke lënë në plan të dytë objektet e tjera.

Në kolor nuk respektohen shumë ngjyrat reale. Ato nuk merren parasysh ose nganjëherë nuk mbahen fare parasysh, por vihen ngjyra të tjera konvencionale. Në këtë rast edhe ngjyra ka funksion ekspresiv dhe së bashku me vizatimin mundohen që të arrijnë një tërësi ekspresive. Nga punimet e mia të kësaj rryme janë disa punime që unë i kam ndarë, kështu p.sh. te portreti i vajzës me shami qafa është e zgjatur jashtë madhësisë noormale, ovali i fytyrës nuk është simetrik, ngjyrat nuk janë në përputhje me natyrën por konvencionale. Ose të peizazhi “Selvitë”, ku motivi real është deformuar. Selvitë kanë marrë formë ekspresive jo natyrale, ngjyrat po ashtu janë të vendosura konvencionalisht. Po me këto mendime janë bërë edhe punime të tjera si p.sh. “Natyra e qetë me ibrike” ku gjithashtu ibriku është i deformuar dhe me forma ekspresive. Me këto mendime është punuar edhe “Natyra e qetë me kunguj”, ku format reale janë përgjithësuar për t’iu dhënë një forcë ekspresive. Gjithashtu edhe te punimi me pastel i “Jevges me dajre” janë mbajtu parasysh mendimet e mësipërme si në formë ashtu dhe në ngjyrë.

Edhe të portreti i “Vajzës me gërsheta” janë të njëjtat mendime si në punët e mësipërme. Po ashtu te portreti “Plaka”, format janë të deformuara dhe të zgjatura.  Punimet e mësipërme siç i kam shpjeguar në proceset e mëparshme, i kam bërë nën influencën e librave që kam lexuar, po ashtu edhe artikuj në revista të ndryshme.

Duke parë punimet e autorëve të ndryshëm, formova këto ide që janë në kundërshim me realizmin socialist e në bazë të cilave bera këto punime.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                   /Dhimitaq Shkodrani/

 

 

 

PROCESVERBAL

Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 9/XI/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili pohoi:

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse në punimet tuaja keni bërë piktura abstraksioniste?

Përgjigje: Po është e vërtetë se uën kam bërë piktura abstakte. Pasi kisha lexuar disa artikuj mbi abstraksionizmin si një sërë monografish mbi përfaqësuesit e saj kryesorë krijova idetë mbi kërkesa që i vë vetës kjo rrymë. Mendova që të provoj edhe unë të bëj disa punime të thjeshta për të parë se sa mundesha të krijoja vetë më imagjinatën time të tilla vizatime. Kam bërë gati 30 copë vizatime me bojë kine. Në to u jepet vendi kryesor marrëdhënieve të masave në hapësrirë ose krijimi i formave krejtësisht abstrakte të cilat duhet që të lidhen me njëra-tjetrën.

Nganjëherë ideja është marrë nga bota reale, por transformohet krejtësisht derisa të abstragohet krejtësisht. Këtu mundet që të futen forma trungjesh, shkëmbinj etj.

Në përgjithësi në to rëndësi i vihet marrëdhënies së dy ose më shumë trupave, të cilët duhet të ekuilibrohen në masat, të krijojnë një raport harmonik dhe proporcional. Nganjëherë këto vizatime kanë si temë një abstraksion lirik i cili evokon peizazhe ose detaje të natyrës p.sh. kallama, degë peme etj. I kam vënë rëndësi ekzekutimit të tyre në mënyrë që pastërtia e vijës ose fluiditeti i saj të përputheshin me kërkesat estetike të çdo vizatimi.

Këto vizatime të cilat i kam bërë para vitit 1973 i realizova më tepër për të parë mundësinë e imagjinatës sime. Pas vitit 1973 nuk kam bërë asnjë vizatim të tillë. Punime të tilla jan ë fotografuar dhe të emëruara nga mbrapa me Nr.2.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                     /Dhimitaq Shkodrani/

 

 

PROCESVERBAL

Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 14/XI/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo i cili pohoi:

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse jeni njohur me ndonjë grua franceze, në rast se po në çfarë rrethanash jeni njohur?

Përgjigje: Unë me albanologen Odil Danjele jam njohur në vjeshtën e vitit 1964. Në atë kohë shkoja studioja në Bibliotekën Kombëtare te godina e vjetër në Rrugën e Elbasanit. Aty në Sallën Shkencore vinte edhe Odila. Një pasdite e kam ndihmuar atë të sporteli i librave duke i përkthyer bibliotekares se çfarë kërkonte ajo. Më vonë kemi biseduar në pushimin e leximit. Ajo më tha se kishte studiuar në shkolat e gjuhëve orientale për shqipen. Në atë kohë kishte ardhur për t’u specializuar për gjuhën shqipe. E kam shoqëruar atë disa herë në hotel “Dajti” ku ajo banonte. Pasi dilnim nga biblioteka kemi shëtitur dhe kemi shkuar në pastiçeri. Ajo ishte një vajzë shumë studioze, e urtë dhe e thjeshtë. Mua më la përshtypje shumë të mira dhe për këtë e kam çuar një ditë për vizitë në shtëpi, e kam njohur me nënën time. Odila më ka treguar për familjen e saj. I ati i kishte vdekur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, pasi ishte sëmurë në kampet gjermane. Kishte gjyshen, nënën dhe dy motra të tjera. Më ka thënë se jemi rritur me vështirësi, vetëm me pensionin e vogël të babait. Të dyja motrat i kishte të martuara. Këtu ka ndenjur 4-5 muaj e pasi ka mbaruar specializimin në fillim të vitit 1965 ajo ka shkuar në Francë. Unë asaj i kam dërguar libra dhe revista shkencore si studimet historike, studime gjuhësore, libra mbi gjuhësinë, revistën “Shqipëria e Re”, albumin “Shqipëria marshon” etj.

Në verën e vitit 1969 ose 1970 Odila ka ardhur për herë të dytë. Ajo ka ardhur përsëri për vizitë në shtëpinë time. Në hotel “Dajti” ka qëndruar rreth dy muaj, e ftuar nga Institutit i Gjuhësisë. Ajo më ka thënë se kishte ardhur për të grumbulluar materiale në bibliotekë për dizertacionin shkencor që ishte duke punuar për të marrë gradë shkencore. Më ka thënë se ajo ishte shumë e kënaqur që vinte në Shqipëri. Tirana ka bërë kaq ndryshime, biblioteka e re në Pallatin e Kulturës është shumë komode, e ndiej veten shumë të kënaqur sa herë që vij në Shqipëri. Me mua sillej shumë mirë. Pasi ka mbaruar periudhën e caktuar është larguar.

Kur Odila ka ikur për herën e dytë, jam thirrur nga organet kopetente dhe më kanë thënë që të mos shoqërohesha me të. Pastaj me të e kam rralluar korrespondencën derisa e kam prerë fare.

Në dhjetorin e vitit 1977 Odila ka ardhur përsëri në Shqipëri e ftuar nga Instituti i Historisë. Ajo ka ardhur për vizitë në shtëpinë time, ne e kemi pritur dhe  e kemi qerasur. Dua të shtoj se Odila më ka dërguar me postë “Pikason”, “Martin Ferier” e disa libra të tjerë të vegjël  arti.

Dua të shtoj se unë asaj i kam dhuruar 3-4 piktura (vizatime). Gjatë kohës që ajo ka qenë në Shqipëri më ka propozuar për t’u martuar me mua, duke më thënë që të rrijë këtu të punojë në Institutin e Studimeve Gjuhësore. I thashë se në rast se të lejojnë unë jam dakord që të martohemi. Ajo ishte interesuar në organet kompetente për këtë punë, por unë jam thirrur dhe më kanë thënë që ti të heqësh dorë nga ajo dhe unë kam rënë dakord me ta.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                   /Dhimitaq Shkodrani/

 

 

PROCESVERBAL

Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 20/XI/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili pohoi:

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse keni dhënë leksion në Institutin e Arteve, në rast se po çfarë lënde keni dhënë?

Përgjigje: Unë në Institutin e Arteve kam dhënë leksion perspektivën që nga viti 1970 deri 1973. Për bazë ishte një libër “Perspektiva për Institutin e Lartë të Arteve”. Atë tekst e jepja leksion. Përveç tekstit gjatë kohësh që unë jepja leksion e kam zgjeruar mësimin duke iu folur studentëve edhe për autorë modernë si p.sh. Pikason, Vangogun, Gogen etj. Gjatë shpjegimit të mësimit studentëve iu kam dhënë edhe citate nga këta autorë modernistë, se si mendonin këta piktorë modernist, format, volumet, perspektivën e tyre, raportet dritë-hije dhe të propocioneve të trupave. Këto mendime të tyre ishin në kundërshtim me ligjet e perspektivës së artit realist. Citate të tyre i kisha nxjerrë ng aleximet e librave mbi autorët dhe rrymat moderne.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                HETUESI

/Maks Velo /                                                   /Dhimitaq Shkodrani/

 

 

PROCESVERBAL

/ Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 1/XII/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili pohoi:

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e keni njohur Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën? Në rast se po çfarë marrëdhënie keni patur me to?

Përgjigje: Unë Fadil Paçramin e kam njohur kur ishte sekretar i Komitetit të Partisë së qytetit. Ai vinte vazhdimisht në klubin e Kidhjes së Shkrimtarëve. Më kujtohet në një rast kur isha në klub dhe ai ishte me Bardhyl Kosovën më ka thirrur Fadili dhe më ka pyetur se çfarë mëndimi kisha lidhur me prishjen e xhamisë së Ethem Beut në “Sheshin Sskënderbej”, se ti Maks nuk ke qejf që ta prishim. Në fakt unë kisha shkruar një artikull që të mos prishej Sahati dhe xhamia. I thashë Fadilit se nuk jam dakord që të prishet. Ai është monument me vlerë arkitekturale dhe duhet  ruajtur. Sipas Fadilit xhamia duhet të prishej. Fadili më ka pyetur gjithashtu për pishat përpara hotel “Dajtit”, se a t’i presim. I thashë se ato janë pemë me kurorë dhe me volum monumental dhe tani marrin pjesë në të gjithë asamblin e hotelit. Unë kisha parë fotografi të hotelit kur ishte ndërtuar dhe pishat ishin të vogla dhe dukej si i zhveshur. Po gjithashtu Fadili më ka pyetur mua për pishat që janë te taksitë a t’i presim? I thashë se kam një mendim që të mos i presim se janë të bukura.

Në një takim tjetër që kam patur me Fadilin, ai mua më ka porositur që t’i bëja vizatime për mobilie. Pas dy javësh më ka pyetur a ke bërë gjë. I thashë jo, akoma. Mirë, më tha, lëri se kam ngarkuar një person tjetër.

Pyetje: I pandehur Fadili ju kishte si këshilltar që ju ka kërkuar gjithë këto mendime?

Përgjigje: Mua nuk më kishte këshilltar por në këtë mënyrë ai pyeste dhe njerëz të tjerë.

Pyetje: Kur është bërë diskutimi krijues i 30-vjetorit të themelimit të Partisë lidhur me ekspozitën që u hap a ka qenë Fadil Paçrami në atë mbledhje që keni diskutuar ju?

Përgjigje: Me sa më kujtohet, në këtë diskutim ka qenë Fadil Paçrami. Në këtë mbledhje unë kam kritikuar Fatmir Haxhinë dhe Ferdinand Pacin. Pikturën e Fatmir Haxhisë “Këshilltarët e Hekalit” e kam kritikuar duke thënë se kjo tablo është e inskenuar.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                   /Dhimitaq Shkodrani/

 

 

PROCESVERBAL

/Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 5//XII/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili pohoi:

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse keni qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve? Në rast se po, kur jeni bërë dhe përse jeni përjashtuar?

Përgjigje: Unë kam qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve që nga viti 1969 ose 70. Përpara se të bëhesha anëtar i Lidhjes, unë kisha bërë një lutje për t’u bërë anëtar i kësaj Lidhjeje. Pastaj më kanë njoftuar se unë jam pranuar në Lidhjen e Shkrimtarëve.

Unë, kur më ftonin, kam marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e saj. Nga Lidhja e Shkrimtarëve jam përjashtuar nga influencat moderne në arte. Në vitin 1971 unë kam bërë 60-70 punime të ndryshme me qëllim që të hapja një ekspozitë. I kam paraqitur punimet në komisione ku ishte si kryetar Dhimitraq Trebicka. U vendos që të mos e hapja ekspozitën për faktin se kishte punime moderniste.

Pyetje: Na tregoni i pandehur se ku i keni ato punime që keni paraqitur në komision dhe nëse keni djegur ndonjën prej tyre?

Përgjigje: Shumicën e punimeve ju i keni patur në shtëpi dhe i keni marrë. Kam prishur tre punë, nuk kam djegur ndonjë pikturë.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                   /Dhimitaq Shkodrani/

 

PROCESVERBAL

/ Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 1/III/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili pohoi.

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e njihni Hirusha Zekthin? Nëse po, si i keni pasur marrëdhëniet me të dhe nëse keni bërë ndonjë bisedë armiqësore?

Përgjigje: Unë Hirushka Zekthin e njoh për shkak se ka vizatuar qysh më përpara. Ajo ka ardhur në studion time dhe i ka parë punimet e mia. Mua nuk më kujtohet që t’i kem folur gjë, por megjithatë në rast se ajo ka dëshmuar do ta dëgjoj dëshminë e saj dhe në rast se ato janë të vërteta do të them po ose jo.

Pyetje: I pandehur e dëgjuat dëshminë e Hirushka Zekthit (me këtë rast i është lexuar dëshmia e dëshmitares) dhe nëse janë të vërteta ato që thotë ajo?

Përgjigje: Unë e dëgjova dëshminë e Hirushkës dhe pjesërisht janë të vërteta. Është e vërtetë se ajo ka ardhur në studion time, i ka parë punimet e mia dhe unë i kam folur për piktorët modernë. I kam thënë se piktorët modernistë pikturojnë ato gjëra që i ndiejnë. Vetë Pikaso ka qenë piktor realist e pastaj u bë modernist. Po gjithashtu ajo ka parë punimin tim “Arixhofkën” dhe i ka pëlqyer.

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e njihni Kostandin Lekën? Nëse po, çfarë bisedash armiqësore keni zhvilluar me të?

Përgjigje: Unë me Kostandin Lekën njihem prej dy vitesh. Ai punon në Ndërmarrjen Artistike “Migjeni” është dekorator. Më të kam biseduar vetëm në dy raste një herë për Vangogun dhe një herë tjetër për Pikason. Leka më ka thënë se kam parë një punë të Vangogut në një libër. E më pyeti se mos ke ti Maks ndonjë libër. I thashë se kam një libër të Vangogut. Nuk desha që t’ia jepja po meqenëse nguli këmbë ia dhashë dhe më vona ma ktheu. Pastaj kemi diskutuar me njëri-tjetrin. I kam folur për punimet e mia. Për Pikason kemi biseduar për punën e pikturës së tij “Guernika”.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                   /Dhimitaq Shkodrani/

 

PROCESVERBAL

/Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 3/III/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili pohoi.

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e njihni Luçiana Naraçin dhe nëse keni bërë ndonjë bisedë armiqësore më të?

Përgjigje: Unë Luçiana Naraçin e njoh. Ka qenë gruaja ime me të cilën kam një djalë. Unë nuk kam bërë në asnjë rast biseda armiqësore me të.

Pyetje: E dëgjuat dëshminë e Luçiana Naraçit dhe nëse jeni dakord me thëniet e saj?

Përgjigje: Unë e dëgova dëshminë e Luçiana Naraçit dhe ajo nuk është e vërtetë. Është e vërtetë se unë e kam njohur atë francezen dhe ajo më ka sjellë librin e Pikasos, të tjera gjëra që thotë dëshmitarja nuk janë të vërteta.

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e njihni Elsa Dritën dhe nëse këni bërë ndonjë bisedë armiqësore me të?

Përgjigje: Unë Elsa Dritën e njoh se kam patur marrëdhënie me të. Nuk kam bërë ndonjë bisedë armiqësore me të.

Pyetje: I pandehur ju lexohet dëshmia e Elsa Dritës dhe nëse jeni dakord me thëniet e saj?

Përgjigje: Unë e dëgjova dëshminë e Elsa Dritës dhe është e vërtetë që ajo më ka ardhur në shtëpinë time për të marrë librin e drejtshkrimit. I ka parë punimet e mia por nuk bëmë ndonjë koment, nuk i kam thënë gjë se klasa fshatare vuan dhe nuk ka gjë. I kam thënë asaj se mua më kanë kritikuar për pikturat dhe punimet moderniste dhe prandaj më kanë sjellë në fshat.

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e njihni Andreja Nikollën dhe nëse keni bërë ndonjë bisedë armiqësore më të?

Përgjigje: Unë Andreja Nikollën e njoh vetëm se në një rast unë atij dhe Kostandin Stavrit i kam folur për një punë të Pikasos e biseda të tjera nuk kam bërë me të.

Pyetje: I pandehur ju lexohet dëshmia e Andrea Nikollës, na tregoni nëse jeni dakord me thëniet e tij?

Përgjigje: Unë e dëgjova dëshminë e Andreas dhe nuk është e vërtetë që unë t’i kem folur për piktorët modernist, me përjashtim të një rasti të veçantë që e shpjegova më lart.

 

PROCESVERBAL

/Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 11/III/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin maks Velo, i cili pohoi.

Pyetje: Ju lexohet dëshmia e Hektor Dules, na tregoni nëse jeni dakord me thëniet e tij?

Përgjigje: Unë e dëgjova dëshine e Hektor Dules, jam plotësisht dakord me ato kritika që më ka bërë ai. Ka ardhur në shtëpinë time dhe i ka parë ato punimet e mia moderniste. Po gjithahstu është e vërtetë se ai mua më ka këshilluar që të mos punoja në mënyrë moderniste po realiste. Kam vërejtje se në diskutimin e ekspozitës së 30 vjetorit të themelimit të Partisë unë kam diskutuar dhe e kam kritikuar punën e Fatmir Haxhisë, por nuk kam thënë fjalë pëlhura.

Pyetje: Ju lexohet dëshmia e Miltjadh Jorgjit na tregoni nëse jeni dakord me thëniet e tij?

Përgjigje: Unë e dëgjova dëshminë e Mitjadh Jorgjit. Është e vërtetë se kur është martuar Luan Pipa i kam dhuruar një pikturën e një malësoreje. Ajo kishte deformime ashtu siç thotë dëshmitari, nuk ishte punim realist. Për bisedat me francezen nuk janë të vërteta. Unë asaj i kam dhënë vizatime arkitekture, rrugë karakteristike. Është e vërtetë se unë kam përkrahur Edison Gjergon dhe Edi Hilën. Për ftesat unë kam thënë që të bëhen mirë kazma dhe pushka dhe jo të mos vihen.

Pyetje: Ju lexohet dëshmia e Nelson Çabej na tregoni nëse jeni dakord me thëniet e tij?

Përgjigje: Unë e dëgjova dëshminë e Nelson Çabejit. Atij nuk i kam thënë ato biseda që ka dëshmuar ai,por i kam thënë se ia vlen që të merremi me të tilla studime që janë shumë të holla dhe jo ashtu siç thotë dëshmitari.

 

 

PROCESVERBAL

/Mbi pyetjen e të pandehurit /

Në Tiranë, më 16/III/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani mora në pyetje të pandehurin Maks Velo, i cili pohoi:

Pyetje: I pandehur në kontrollin e banesës tuaj janë gjetur 246 piktura dhe 75 me dru. Këto prova materiale janë ekspertuar nga piktorët Kujtim Buzo, Foto Stama dhe Skënder Milori dhe kanë dhënë konkluzionin se ato janë punime moderniste (me këtë rast i është lexuar akti i ekspertimit). Na tregoni nëse jeni dakord me konkluzionet e ekspertëve?

Përgjigje: Unë e dëgjova kpnkluzionin e ekspertëve dhe jam dakord me të gjitha vërejtjet dhe kritikat që më bëhen. Ashtu si kam shpjeguar edhe në proceset e mia. Unë nën influencën e rrymave moderniste para vitit 1973 kam bërë një sasi punimesh të cilat janë krejtësisht të dënueshme dhe që janë në kundërshtim me realizmin socialist.

Dua të sqaroj se punimet e drurit nuk janë punimet e mia por unë i kam marrë nga mjeshtërit popullorë, duke iu caktuar temën. Unë nga ato kam vetëm se një punim.

Procesverbali m’u lexua, thëniet e mia ishin shkruar drejt të cilat i vërtetoj me firmën time.

 

I PANDEHURI                                                  HETUESI

/Maks Velo /                                                   /Dhimitaq Shkodrani/

 

 

MIRATOHET ARRESTIMI

PROKURORI I PËRGJITHSHËM

/ RRAPI MINO /

Tiranë, më 14.10.1978

 

VENDIM

“Arresti”

Në Tiranë, më 14.10.1978

Unë, Isa Halili, hetues i Ministrisë së Punëve të Brenshme, pasi studiova materialet në ngarkim të Maks Velos, i biri i Sotirit dhe i Anies, i dt. 1935, lindur në Paris e banues në Tiranë, me arsim të lartë, inxhinier ndërtimi, i pa dënuar, i pa organizuar, i divorcuar, me kombësi e shtetësi shqiptare.

KONSTATOVA

Se i lartëpërmenduri në kohë e vende të ndryshme si dhe persona të ndryshëm, ka agjituar për e propaganduar për dobësimin dhe rrëzimin e Pushtetit Popullor, duke konsumuar plotësisht elementet e figurës së krimit të parashikuar nga neni 55/1 i Kodit Penal.

Veprimtaria armiqësore e personit në fjalë vërtetohet me materialet që i bashkangjiten këtij vendimi. Duke marrë parasysh se lënia e kirë e tij mund të shkaktojë shmangie ndaj organeve të hetimit dhe atyre gjyqësore si dhe i udhëhequr nga nenet 145 e 157 të Kodit të Procedurës Penale.

VENDOSA

Të kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm, miratimin e arrestimit të Maks Sotir Velos, për krimin e parashikuar nga neni 55/1 i Kodit Penal.

HETUESI

/ ISA HALILI /

Vendimi m’u komunikua sot më 14.X.1978

( Maks Sotir Velo )

 

 

PROCESVERBAL

Mbi kontrollin personal /

Në Tiranë, më 14/10/1978.

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani bëra kontrollin personal të të arrestuarit Maks Sotir Velo. Me vete iu gjetën sendet e poshtëshënuara:

1)- Pesë lekë ( 5 )

2)- Një rrip mesi me ngjyrë kafe mëshini.

3)-  Një orë dore e markës “Kelton”, me fushë të bardhë, me rrip kafe, pa numër.

4)- Një palë lidhëse këpucësh kafe.

 

Procesverbali u lexua dhe u firmos nga të pranishmit.

 

I ARRESTUARI                                                    HETUESI

/ Maksim Velo /                                                  / Dhimitraq Shkodrani /

 

V.O

Me vete kishte edhe nje libër “kujtimet e një zbuluesi”.

Sendet e sipërshënuara u morën nga Ferit Anxhaku (hetuesi)

 

FERIT ANXHAKU                                          DHIMITRAQ SHKODRANI

 

 

VENDIM

Mbi caktimin e ekspertizës psikiatrike /

Në Tiranë më, 14/X/1978

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani pasi studiova dosjen hetimore në ngarkim të të pandehurit Mak Velo, i cili akuzohet se ka kryer krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër Pushtetit Popullor, krim ky që parashikohet nga neni 55/1 i Kodit Penal.

KONSTATOVA

Se i pandehuri Maks Velo, akuzën që i është bërë e ka pranuar dhe ka dhënë shpjegime të hollësishme rreth saj. Në jetë është njohur si njeri i vetmuar. Rrethi i tij shoqëror ka qene i kufizuar dhe ka bërë disa veprime që jan ëflagrante për shoqërinë tonë.

Në hetuesi i pandehuri ankohet për dhimbje koke dhe se shpeshherë ngel në formën e një(FQ 74) dhe humbet në mendime.

Në mbështetje të rregullave proceduriale:

VENDOSA

Të pandehurin Maks Velo ta dërgoj në ekspertizë psikiatrike, ku mjekët kompetent do t’i përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:

1)- Nëse i pandehuri Maks Velo vuan nga ndonjë sëmundje psikike, në rast se po na çfarë sëmundje vuan?

2)- Nëse është i përgjegjshëm për krimin e kryer?

 

HETUESI

/ Dhimitraq Shkodrani /

 

 

AKT EKSPERTIMI PSIKIATRIKO-LIGJOR

Nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë për ekspertim psikiatriko-ligjor u dërgua i quajturi maks Velo, i dt. 1935, që akuzohet për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër Pushtetit Popullor.

Si motiv ekspertimi kanë shërbyer dyshimet që kanë lindur nga ana e asaj hetuesie, lidhur me gjendjen e tij psikiatrike. I lartpërmenduri u observua pranë këtij spitali prej dt.23/XII/1978 deri më dt.30/I/1979. Komisioni i ekspertëve, gjendjen e tij psikiatrike e përcaktuan si vijon:

Ai është në orjentimi ruajtur në kohë dhe hapësirë. Shikimin e ka të qartë dhe observues. Mimika është e gjallë dhe e pasur me shprehje. Veprimet i ka të gjalla dhe harmonike. Botën përreth e koncepton me ngjyrat e zakonshme. Emocionet fine i ka të shprehura në lartësinë e duhur. Kujtesën e ka të pa alternuar. Qëllimin e ekspertimit e ka të qartë. Fenomene psikotike nuk manifeston.

 

EKZAMINIMI OBJEKTIV : Normal

KONKLUZIONI :

1.Maks Velo është normal nga ana mendore.

2.Është i përgjegjshëm karshi ligjit për krimin e kryer.

 

KOMISIONI I EKSPERTIMIT

 

Dr. Nazim Shtino            Dr. Ora Pelinku                      Dr. Dragush Totozani

 

 

VENDIM

Mbi ekspertimin e punimeve në pikturë të M.Velos /

Në Tiranë, më 10/III/1979

Unë hetuesi Dhimitraq Shkodrani pasi studiova dosjen hetimore në ngarkim të të pandehurit Maks Velo, i cili akuzohet se ka kryer krimin e agjitacionit dhe propragandës kundër shtetit, krim ky që parashikohet nga neni 55/1 i K.Penal.

KONSTATOVA

Se i pandehuri Maks Velo është akuzuar për krimin e mësipërm. Akuzën ai e ka pranuar dhe ka dhënë shënime rreth saj. Në kontrollin e banesës i janë gjetur 246 piktura, grafikë, skica, vizatime të realizuara nën ndikimin e rrymave ,oderniste dhe formaliste, 73 figurina të vogla të punuara në dru dhe 75 copëlibra të huaja të dalë nga qarkullimi.

Provat materiale dhe pohimet e të pandehurve do të vihen në dispozicion të ekspertëve për t’i vlerësuar ato.

Në mbështetje të rregullave proceduriale:

VENDOSA

Të caktoj si ekspert Kujtim Buzon, Foto Stamën dhe Skënder Milorin për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve:

– Nëse pikturat e gjetura në shtëpinë e të pandehurit M.Velo janë moderniste dhe bijnë në kundërshtim me realzimin socialist?

– Nën ndikimin  e kujt janë pikturuar pikturat që i janë gjetur M.Velos në shtëpi?

– Punimet e drurit nëse ajnë punime formaliste ose moderniste?

 

 

HETUESI

/ Dhimitraq Shkodrani /

 

 

LISTA E DËSHMITARËVE

 

1)- Aristotel Papa në Reo. 309 Balshe.

2)- Edison Gjergo në repartin 313, Tiranë.

3)- Luçiana Naraçi, lagj. 3, Rr. B.Curri, pall. 369/4, Shk.1, Ap. 10.

4)- Hirushka Zekthi, lagj. 2, Rr.Jeronim de Rada, Nr.107

5)- Kostandin Leka, lagj. 5, Blloku 50 vjetori, pall. 2, hyrja 4, Ap. 32

6)- Dhimitraq Trebicka, lagj. 4, Rr. Mine Peza, pallati 250

7)- Elisa Drita, lagj. 8, Rr. Blloku Miqësia, shk. 4, Ap.36

8)- Ermir Grezda, lagj. 8, Rr.Konferenca Pezës, Ap.138, shk. 1, Ap. 2.

9)- Dhimo Gogollari, lagj. 2, Rr. Marsen Kashen, pall.6, H. 2 Ap. 21.

10)- Hektor Dule, lagj. 1, Rr. A.Visha, Blloku 13, H.2, Ap.26.

11)- Miltijadh Jorgji, lagj. 8, Rr.Lidhja  e Prizrenit, P. 6, Sh. 1, Ap.4.

12)- Nelson Çabej, lagj. 10, Rr.M.Avrami, Nr.37.

13)- Genc Hajdari, lagj. 2 , Rr. Jeronim de Rada, Nr. 87.

14)- Andreja Nikolla, lagj. 9, Rr. K.Pezës, pall. 207, shk. 6/42.

15)- Mihan Hanxhari, lagj. 5, Rr. K.Permetit, pall. 126, shk. 4, ap. 26.

 

HETUESI

/ Dhimitraq Shkodrani /

 

V.O. I pandehuri Maks Velo ndodhet i arrestuar në Rep. 313, Tiranë.

 

 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

PROKURORIA E RRETHIT                                                     SEKRET

/ SEKT. KONT. VEPR. HETIM /                                               Tiranë, më 23.3.1979

Nr.103/1 Prot.                                                                           Afati i ruajtjes_____

 

 

GJYKATËS SË RRETHIT

TIRANË

 

Bashkangjitur për gjykim ju dërgojmë dosjen hetimore në ngarkim të të pandehurit maks Velo, i akuzuar në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal.

Së bashku me dosjen e tij ju dërgojmë edhe provat materiale të përbëra nga 246 piktura (vaj), grafike, skica, vizatime etj., 73 copë punime druri, 11 copë ikona të artit mesjetar dhe 73 copë libra dhe revista të hequra nga qarkullimi.

 

 

PROKURORI I RRETHIT

/ISAMEDIN RESNJA/

 

MIRATOHET                      Për çështjen Nr.645

PROKURORI I RRETHIT

/ Isamedin Resnja /

 

AKT-AKUZË

Kundër të pandehurit :

Maks Velo, i cili akuzohet se ka kryer krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër shtetit. Krim i parashikuar nga neni 55/1 i Kodit Penal.

Me datë 14.9.1978 organet hetimore të Drejtorisë së Punëve të Brendshme, tiranë kanë filluar çështjen penale në drejtim të të pandehurit Maks Velo për krimin e  mësipërm.

Nga zhvillimi i hetimeve në drejtim të tij ka rezultuar se:

I pandehuri Maks Velo duke qenë nga një familje borgjeze, i jati i tij mjek, i dënuar pas çlirimit për krime të ndryshme dhe me ndjenja antikombëtare, për faktin se kur atdheu ynë në vitin 1939 u pushtua nga Italia fashiste e kur populli luftonte kundër këtij pushtuesi, ai e ka mirëpritur atë dhe për këtë fëmijët e tij i ka veshur me uniformën e fashizmit duke i nxjerrë edhe në fotografi (prova që administrohen në dosje).                 Shih fq.1-2

Pas çlirimit të vendit familjes së këtij të pandehuri i është dhënë dora për faktin se të dy motrat dhe një vëlla i tij kanë mbaruar shkollat e larta. Dy prej të cilëve janë mjek dhe tjetri ekonomist. Por, duke qenë armik i pushtetit popullor Maks Velo për asnjë moment nuk ka hequr dorë nga veprimtaria e tij armiqësore. Ai ka propaganduar e agjituar kundër pushtetit popullor, duke bërë punime pikturë moderniste.

I pandehuri duke qenë i prirur nga arti modern e ka lavdëruar atë duke e konsideruar ai art të kohës. Ai jo vetëm që ka bërë piktura moderniste por edhe ka nxitur persona të tjerë për të pikturuar në këtë mënyrë. Ja se çfarë thotë dëshmitari Edison Gjergo në dëshminë e tij: “Maksi më ka thënë se piktori duhet të shprehë në pikturat e tij botën e tij, ndjenjat e tij dhe nuk duhet të shprehë realitetin objektiv.” Ai mua më ka lavdëruar piktorët modernistë Pikaso, Matis, Shagallo etj. Shih fq. 53

Armiqësia e këtij të pandehuri ka shkuar edhe më tej. Të njëjtit dëshmitarë i ka thënë se: “pikturat e realizmit socialist nuk kuptohen nga e gjithë masa, por nga disa persona. Kurse pikturat modernniste kuptohen nga e gjithë masa se piktori shpreh ndjenjat e tij dhe se ti duhet të punosh në mënyrë moderniste”. Shih fq. 54

I pandehuri Maks Velo në takimet që ka patur me skulptorin Ermir Grezda e ka këshilluar atë që të punonte në mënyrë moderniste. I ka lavdëruar korifenjtë e artit modern si Pikaso, Murr, Kiliko dhe kur ky i fundit i ka treguar bustin e një udhëheqësi të Partisë të cilin e kishte punuar me allçi, i pandehuri me cinizmin më të madh i ka thënë: “Mos u merr metë vdekurit, humbet kohë kot me të”. Shih fq. 68

I pandehuri Maks Velo në të gjitha punimet e tij nuk ka bërë asnjë tablo për klasën punëtore ose fshatarësinë punonjëse. E kur dëshmitari Kostandin Leka i ka thënë për të bërë ndonjë punim të tillë, i pandehuri me indiferentizmin më të madh i është përgjigjur: “ Unë nuk bëj piktura për klasën punëtore, nuk më shkon kurrë mendja për një gjë të tillë.” Po këtij dëshmitari, në kohënkur ky ka pasur ndërmend të bënte një natyrë të qetë me veprat e udhëheqësit kryesor në sfond, i pandehuri i ka thënë: “Mos u merr me këtë punë, por bëj ndonjë peizazh të natyrës”. Shih fq. 61.

Jo vetëm kaq ky i pandehur duke qenë armik i pushtetit popullor kur ka ardh disktutimi mbi simbolet në ftesat e ndryshme jubilare është shprehur: “Mjaft me këto kazma e pushkë, të vendosim diçka tjetër më estetike”. Shih faqe 75.

I pandehuri Maks ka qenë kurdoherë kundër pikturave realiste. Ai në diskutimin krijues me rastin e 30 vjetorit të çlirimit të atdheut, për punimet realiste të piktorit Fatmir Haxhiut ka thënë: “Mjaft me këto pluhura të Fatmir Haxhiut”. Shih faqe 76.

Si përkrahës, nxitës dhe propagandist i artit modernist i pandehuri duke dhënë mësimin e perspektivës në Institutin e Lartë të Arteve, gjatë shpjegimeve studentëve u ka folur për artin modern, ku ka lezuar citate të ndryshme të korifejve të artit modern duke mos mbajtur qëndrim kritik ndaj tyre.

Dëshmitarja Hirushka Zekthi ka shkuar në studion e të pandehurit e ftuar prej tij disa herë për të parë punimet e tij moderniste. Sipas të pandehurit kryevepra e tij ishte “Arixhofka me kanistër”, punim modernist të cilin ia ka treguar kësaj dëshmitareje duke i folur për vlerat e saj artistike dhe e ka nxitur atë për të bërë punime moderniste.  Shih faqe 59.

Në takimet që ka patur i pandehuri Maks Velo me dashmitarin Dhimo Gogollari, i ka thënë këtij se “arti modernist është arti i kohës”, kurse artin realist e quante “të vjetëruar, natyralist. Më ka lavdëruar Pikason, Matis, Shagallo duke i quajtur ata si artistë të kohës e që të merrnin shembull nga ata.” Shih faqe 70.

Dëshmitares Luçiana Naraçi i ka thënë se: “Nuk ke përse të punosh në mënyrë realiste, se në mënyrë realiste del në fotografi, piktori duhet të fusë ndjenjat e tij, kështu që në realizmin socialist në pikturë nuk mund të shprehësh atë që ndien.” Shih faqe 55.

Po kësaj dëshmitareje i ka thënë se “po të ishim jashtë shtetit pikturat e mia do të kushtonin me miliona lek për faktin se këto janë piktura të kohës dhe çdo gjë shkon pëprpara”. Shih faqe 55-56.

Ky i pandehuri ka qenë favorit i armikut Fadil Paçrami, është përkrahur nga ky i fundit dhe në bisedën që ka bërë me dëshmi në terren Luçiana Naraçi i ka thënë se “Fadil Paçrami qëndroi si burrat, nuk e dha veten”. Shih faqe 56.

Në biseda të tjera me Aristotel Papën, duke folur në lidhje më prishjen e marrëdhënieve tona me Bashkimi Sovjetik, i pandehuri i ka trajtuar në mënyrë armiqësore këto probleme dhe duke shpresuar për ndryshimin e situatës në vendin tonëështë shprehur: “… tani vendi ynë do të ketë vështirësi ekonomike, ka ngelur vetëm, kemi thënë se do të ndërhyjnë sovjetikët dhe qeveria shqiptare nuk do të jetënë gjendje ti përballoj, se në Shqipëri ka diktaturë , nuk ka liri veprimi siç është në vendet e Perëndimit, se jashtë shtetit jetohet më mirë sesa këtu” . Shif faqe .40

Veprimtaria armiqësore e të pandehurit Maks Velo konsiston jo vetëm në pikturat e tij por edhe ne punimet e tija arkitekturale. Ai duke shkëputur faktorin ekonomik , duke mos marrë parasysh koston e ndërtimit të objektve të projektuara prej tij, në vazhdën e veprimtarisë armiqësore edhe në këto drejtime është kapur pas formës , është prirur nga  “arkitektura e lirë” , nga pikpamja estetizante etj., duke vepruar në kundërshtim me shitjet tona ideoestetike , ka kryer punime jofunksionale e me shpenzime të mëdha ekonomike, me anomali të ndryshme te cilat për rrjedhim nuk janë pëlqyer edhe nga populli. Punime te tilla janë : banesa karshi Mapos Nr.1, shtesa e godinës së ATSH, për të cilat është bërë kritike edhe në shtyp . Shih gazeten “Drita”, date 6.6.1976.

Të huaja dhe të realizuara nën ndikimin e ideologjisë borgjeze e revizionistë, me mjete të artit naiv, primitiv, ishin edhe relievet e rrahura në bakër të vendosura të vendosura më parë në ambiente e hotel“Drini” Tiranë , të punuara nga i pandehuri . Shih gazetën “Drita të datës 10.8.1975.

Në kontrollin e banesës  të të pandehirit i janë gjetur në ruajtje në studion e tij 246 piktura të ndryshme dhe 75 punime në dru . Nga akti i ekspertimit qe i është bërë të gjithë veprimtarisë së të pandehurit Maks në punën e tij si piktor , ekspertët kanë konkluduar se “krijimtaria” e këtij pseudoartisti është pjella e degjenerimit politik dhe moral, mohim i kulturës dhe artittë madh e të lavdishëm të popullit tonë . E gjithë kjo “krijimtari” bije në kundërshtim me porositë e mësimet e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe ju kundërvihen në mënyrë të hapur vijës politike të Partisë dhe realizimit socialistë ne art.Shih faqe 114-115 .

Fajësia e të pandehurit provohet në mënyrë të pakontestueshme nën dritën e provave që janë administruar në drejtim të tij, siç janë dëshmitarët Aristotel Papa, Dhimo Gogogllari, Ermir Grezda, Edison Gjergo, Dhimitraq Trebicka, Andreja Nikolla, Elsa Drita, Luçiana Naraçi, Hirushka Zekthi, Kostandin Stavri, Hektor Dule, Miltiadh Jorgji, Nelson Çabej nga akti i eksperimentit si dhe nga deponimet e të pandehurit .

Vepra e kryer nga i pandehuri paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore për faktin se ka cenuar fitoret e revolucionit tonë popullor në fushat politike, ekonomike e kulturore-artistike. Vetë i pandehuri paraqet rrezikshmëri të theksuar për faktin se ai jo vetëm ka agjituar, pikturuar në mënyrë moderniste, por ka nxitur, mësuar piktorë të rinj me këtë frymë.

Maks Velo, i biri i Sotirit dhe i Anies, i datëlindjes 1935, lindur në Paris dhe banues në Tiranë, i divorcuar, pa parti, i padënuar, me profesion inxhinier, shtresë të pasur, me kombësi e shtetësi shqiptare, i arrestuar me datë 14 tetor 1978, i cili

AKUZOHET

Se ka kryer krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit, krim që parashikohet nga neni 55/1 i Kodit Penal.

Duke e konsideruar çështjen të hetuar në mënyrë të plotë e të gjithanshme, në mbështetje të nenit 204 të K.Pr.Penale, çështjen e dërgoi për miratim te Prokurori i rrethit dhe për shqyrtimin gjyqësor të saj.

Akt-akuza u përpëlua në Tiranë me datë 16.3.1979 nga unë.

 

 

Mora kopjen e akt akuzës në                                              HETUESI

datë _____1979                                                         / Dhimitraq Shkodrani /

I PANDEHURI

 

AKT- EKSPERTIMI

 

Në Tiranë, më 15.3.1979

Ne; Kujtim Buzo, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Foto Stamo dhe Skënder Milori, piktorë dhe anëtar të Lidhjes së Shkrimatrëve të caktuar me detyrën e ekspertit nga hetuesi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, Dhimitraq Shkodrani, me vendimin e datës 10.III.1979, për të ekspertuar punimet në pikturë të punuara nga i pandehuri Maks Velo.

Nga studimi i pikturave që na janë paraqitur si provë materiale nga ana e hetuesisë që përbëhen nga 246 pikturatë ndryshme dhe 73 punime në dru. Pasi analizuam të gjitha këto punime, arritëm në këto konkuzione:

Ashtu sikundër është kritikuar në dritën e mësimeve të Partisë dhe të materialeve të Pleniumit të 4-t të K.Q të P.P.SH, Maks Velo me punimet e tij në përgjithësi dhe këto që pamë në veçanti ka rënë plotësisht në pozitat e një arti formalist, të rrymave dhe drejtimeve borgjeze dhe revizioniste, duke përfshirë ekspresionizmin, abstraksionizmin, kubizmin, duke ju referuar e mbështetur në veprën reaksionare të ekspresionistëve gjerman, në krijimtarinë famëkeqe të Pablo Pikasos, Brakut, Matisit, Kandinskit etj.

Duke u shkëputur nga jeta, nga problemet dhe prokupacionin e popullit tonë, nga heroizmi dhe fryma luftarake, optimizmi dhe vrulli revolucionar i masave tona punonjëse për ndërtimin e socializmit në vendin tonë, duke mos studiuar dhe thelluar në materialet e Partisëdhe të shokut Enver, në kundërshim me to, i papjekur politikisht dhe ideologjikisht, me predispozicion të theksuar liberal, shok dhe mik i F.Paçramit dhe A.Osekut, E.Gjergos dhe të tjerë, armik i artit të vërtetë të realizmit socialist, i artit dhe që i shërben interesave të larta të Atdheut tonë e socialist. Si snob që ishte M.Velo ka krijuar punime që janë në kundërshtim të plotë me metodën tonë të artit të artit të realizmit socialist, me karakterin kombëtar dhe frymën popullore, me partishmërinë proletare dhe tendenciozitetin klasor si tipar thelbësor të artit tonë revolucionar.

P.Sh.:

Portreti i gruas:

Është një deformacion që buron jo nga nga vërtetësia reale e portretit të njeriut tonë të bukur fizikisht dhe menderisht, por pjellë e mendjes së çoroditur të “Artistit” nga mostrat borgjeze dhe revizioniste, influenca të të ekspresionizmit që gjymton njeriun dhe e deformon atë, shprehje e revoltës ndaj jetës  dhe shoqërisë. Zgjatja e qafës, deformimi i fytyrës, mollëzave syve të zgjatur etj., pikturuar me një kolorit marrë hua nga njollat e postimresionistëve Gogen, krijon një eklektizëm, mostër e artit pa fytyrë, formalist e të degjeneruar.

Portret plake (dy punime):

Po ashtu ke të bësh me një përçmim dhe shëmtim të figurës së nënës, një deformim të tiparëve, duke i dhënë një theks të veçantë të stërzgjatjes së qafës, rrudhave të theksuara e të syve të trishtuar, duke shprehur përmes këtyre portreteve varfëri dhe pesimizëm, gjendje të mjeruar shpirtërore dhe për kë? Njeriun tonë, nënat tona!

Dy nudot :

Punuar me pastel janë shprehje e koncepteve frojdiste, qëndrime formaliste dhe njëkohësisht zbulojnë pikësynimet e tij për një art banal të gatuar me pornografizmin, ndenjat shtazarake të epsheve, poshtërimi i figurës së gruas, shprehje e qartë e degjenerimit moral dhe shpirtëror të autorit.

Portrete gruaje me gërshet :

Është influencë direkte e formalistit italian Modilian që e kthen njeriun në një maskë, merret me forcën e jashtme të njeriut duke “lëpirë” me penel tiparet boshe që s’kanë të bëjnë me botë të brendshme dhe psikologji, por me një qenie krejt pa jetë.

Cigania me shporta:

Është shprehje tipike e qëndrimit të tij formalist, mirëkuptimi për të sajuar linja dhe njolla të gjitha me qëllim në kurriz të tharjes dhe coptimit të jetës, mohimit të njeriut, kthimin e tij në një masë amorfe estatizante. Kthimi i njeriut në një qenie të hollë e të gjatë, mosrespektimi i proporcionëve dhe mohimi i tyre, kthimi i figurës së gruas në një qenie që shëmbëllen me zebrën apo tjetër kafshë, është shprehje e artit formalist dhe ideologjinë borgjeze e filozofinë idealiste që fare lehtë e kthen njeriun në gjithçka e vetëm njëri të mos jetë.

Peizazhi me selvi :

Është një punim që u ekspozua në Ekspozitën e pranverës së vitit 1972 (shtojmë se autori ishte anëtar i komisionit të seleksionimit aprovuar nga F.Paçrami dhe Kryesia e atëhershme e Lidhjes).

Ky punim ka influencuar direkte nga ekspresionizmi, deformon natyrën dhe rikrijon një gjendje të rëndë, kthimin e saj ne një varr ku qeniet, pemët dhe gjithçka përreth është një katastrofë.

Natyra e qetë me ibrikë :

Është influencë e pikturës së Matisit dhe kubizmit të Brekut, është një deformacion i objekteve kombëtare pikturuar me njolla të eksituara ngjyrash, raporte të egra koloristike, influencë e postimpresionistëv. Ngjyra në punët e tij tingëllon si qëllim në vetvete iluzion, mjet që çmaterializon objeltet, i deformon ato dhe krijon gjendje kejt të rreme dhe artificiale, jashtë idesë dhe mendimit, shkëputet nga roli i rëndësishëm dhe zbërthen realist të temës dhe idesë.

Vallja (në bakër) :

Është varianti i motivit që qe vendosur në hotel “Drini”, deformim dhe shpartallim i vetë figurës së njeriut, i valltarit, mospërfillje e qenies njerëzore, kthimit të tij në një ornament krejt pa adresë, lojë e mendjes së shfrenuar të një njeriu që ka rënë pre e ekspresionizmit dhe naivizmit, i artit pa skrupull borgjez dhe revizionist. Shtojmë se kjo mënyrë është kthyer në modë në vendet ku sot sundon revizionizmi.

Vizatimet me bojë kine :

Janë kërkime edhe më ekstremiste të personit, të cilit nuk i mjaftojnë influencat ekspresioniste, kubiste dhe naiviste, por hidhet në injorim të plotë të objektit dhe sendeve perreth, i mohon plotësisht ato, duke rikrijuar forma abstrakte që mohojnëgjithçka. Autori me këtë revan që kishte marrë tregon se me siguri do të eksperimentonte, radhë-radhë të gjithë rrymat dhe drejtimet, me siguri do të provonte edhe hiperalizmin, pop-artin, dhe ap-artin. Këtë e tregon “etja” që ai ka patur.

Njeriu kthehet në fik deti, njeriu kthehet në urë etj., të gjitha këto janë ideale influenca të filozofisë idealiste të Frojdit që mjerisht pati në ndonjë rast në poezi. Ne M.Velon e shohim edhe në artin figurativ.

Natyra e qetë me ibrik :

Është vazhdim i tendencave kubiste, modele të Brakut dhe Pikasos, të këtij babai të formalizmit, të cilin siç duket e ka adhuruar dhe i ka shkuar pas, duke harruar komplet qenien e tij.

Punimet e tjera :

Gjithashtu janë mostra të pjella nga influenca dhe ndikime direkte të artit formalist, shprehje e degjenerimit të plotë të këtij njeriu që me turp jetonte në tokën tonë, por me mendje dhe zemër shtëtiste në bulevardet e Parisit, New Yorkut, Moskës dhe pastaj po t’i premtonte koha edhe të Pekinit revizionist.

“Krijimtaria” e këtij pseudoartisti është pjellë e degjemerimit politik dhe moral, mohim i kulturës dhe artit të madh e të lavdishëm të popullit dhe artistëve tanë militantë që punojnë dhe jetojnë si revolucionar që me veprën dhe shembullin e tyre, të udhëhequr nga ideologjia marksiste-leniniste, mësimet e Partisë dhe të shokut Enver kanë krijuar vepra të fuqishme realiste, pasqyrë e epokës sonë të lavdishme të Partisë së Punës të Shqipërisë.

E gjithë “krijimtaria” e Maks Velos bie në kundërshtim me porositë e mësimet e Partisë së Punës të Shqipërisë dhe i kundërvihet në mënyrë të hapur vijës politike të Partisë tonë dhe realizmit socialist në art.

 

EKSPERTËT

1)- Kujtim Buzo

2)- Foto Stamo

3)- Skënder Milori

 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

GJYKATA E RRETHIT TIRANË

Nr. 135 Aktit  Nr. 142 Vendimit

 

VENDIM

NË EMËR TË POPULLIT

Gjykata e Rrethit Tiranë e përbërë prej:

Kryetari i seancës Fiqiri Haxhademi

Ndihmës gjyqtare Violeta Vito

“           “        Ramazan Keta

 

Asistuar prej sekretares Marianthi Kufo dhe me pjesmarrjen e Prokurorit Isamedin Resnja, në prani të punonjësve të artit shqyrtoi çështjen penale që i përket të pandehurit:

MAKS VELO, i biri Sotirit dhe Anies, dt, 1935, lindur në Paris dhe banues në Tiranë, lagja Nr.2, rruga “Hoxha Tahsin”, Nr.57, me origjinë qytetare të mesme dhe gjendje nëpunës, me profesion inxhinier ndërtimi në koperativën Bujqësore Ndroq, i shkurorëzuar me një fëmijë, i pa dënuar, P.P. me arsim të lartë, i arrestuar më 14.10.1978.

AKUZUAR : për agjitacion e propagandë kundër shtetit, krimi i parashikuar nga neni 55/1 të k.P. Gjykata pasi shqyrtoi materialet e dosjes hetimore, provat e marra gjatë zhvillimit të gjykimit pasi dëgjoi Prokurorin që kërkoi dënimin e të pandehurit me 10 vjet heqje të lirisë si dhe mbrojtjen e fjalën e fundit të pandehurit që kërkoi drejtësi.

 

VËREN

Nga analiza e çuarja e provave të shumta e të ndryshme të paraqitura gjatë gjykimit u vërtetua se i pandehuri Maks Velo nën ndikimin e rrymave të huaja reaksionare në art si; ekspresionizmi, poseksresionizmi, formalizmi, kubizmi etj., rryma këto të përfaqësuara nga Gogën, modilian, Brek, Pikaso etj., ka bërë punime në pikturë, vizatime, bakër etj., të cilat përshkohen tërësisht nga këto rryma, duke iu kundërvënë kështu metodës së realizmit socialist.

Punimet bërë nga i pandehuri, siç del nga këqyrja direkte që u bëri gjykata dhe ati i ekspertimit të dhënë nga ekspertët Kujtim Buzo, Foto Stamo, Skëndër Milori janë të shkëputura nga jeta, nga problemet që e preukopojnë vendin tonë, nga heroizmi e fryma luftarake, optimizmi dhe vrulli revolucionar i masave tona punonjëse për ndërtimin e socializmit në vendin tonë, në kundërshtim me ideologjinë Marksiste-Leniniste e mësimet e Partisë dhe të shokut Enver. Në kundërshtim me metodën tonë të artit të realizmit socialist, karakterin kombëtar dhe frymën popullore, me partishmërinë proletare dhe karakterin klasor si tipar themelor të artit tonë revolucionar.

Disa nga këto punime i pandehuri është përpjekur që t’i ekspozojë në ekspozitë arti, por kërkesa nuk i është pranuar nga komisioni i ngritur me këtë rast. Për këtë shkak ai me qëllim përhapjeje, i ka mbajtur punimet në banesën e tij. Prandaj herë pas here ka ftuar në studion e tij, në shtëpi piktorë e skulptorë të ndryshëm, të cilëve ua ka treguar këto punime dhe u ka folur për rrymat reaksionare të huaja në art nga të cilat përshkohen këto pamje, si dhe përfaqësuesit e këryre rrymave, duke i ngritur lart e cilësuar si piktorë të mëdhenj nga të cilët piktorët shqiptarë duhet të marrin mësim. Në këtë mënyrë ai u ka folur Hirushka Zekthit, Kostandin Stavrit, Dhimitraq Trebickës, Ermir Grezhdës, Dhimitër Gogogllarit, Hektor Dules, Mitjadh Jorgjit, Andeja Nikollës, Mihal Hanxharit etj.; duke shtuar se arti modernist është i ko0hës, kursë arti socialist është vjetërsuar.

Biseda më karakter armiqësor i pandehuri ka bërë edhe me Aristotel Papën në kohën që këta tëb dy punonin në qytetin e Durrësit. Aristotelit ky i ka thënë se këtu kuadrot paguhen pak, nuk ia ekspozojnë punimet e tij sepse nukm ka liri, nuk mund të shprehesh lirisht në art sepse nuk të lejojnë. Me rastin e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik të dy këta kanë bidesuar duke i shfaqur mendimet njeri-tjetrit se ekonomia jonë do të ngelet mbrapa.

Biseda po të kësaj natyre i pandehuri ka bërë gjithashtu Edison Gjergon dhe pikëpamjet e tij armiqësore në fushën e artit imnka shfaqur edhe në mbledhjet e organizuara nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve me rastin e vlerësimit të punimeve që ishin ekspozuar në ekspozitën e hapur me rastin e 30 vjetorit të themelimit të P.P.Shqipërisë. në këtë mbledhje janë kritikuar disa punime si “Epika e yjeve te mëngjesit” e Edison Gjergos, “Mbjellja e pemëve” e Edi Hilës, të cilat përshkoheshin nga ndikime të huaja. Por i pandehuri, në diskutimin e ka mburrur tablonë e Edisonit duke e quajtur progresive e në të njëjtën kohë ka kritikuar tablo të piktorëve të tjerë, të cilat ishin me vlerë. Po në këtë mbledhje ai duke folur për estetikën ka thënë se vënia e stemës pushkë e kazëm në ftesa është banale, prandaj ka sugjeruar që të zëvendësohet me diçka tjetër, sepse sipas tij kështu mund të edukohen njerëzit me ndienjën e së bukurës.

Ativitetin e tij armiqësor i pandehuri e ka shtrirë edhe ndër studentët e Institutit të Lartë të Arteve ku jepte mësim si pedagog i jashtëm, të cilëve u ka cituar citate nga përfaqësues të rrymave reaksionare në art, duke i deklaruar me pasion dhe në njërast kur njëri nga studentët kishte bërë një pikturë me ndikim surealist për të është shprehur se i pëlqente shume se ishte pikërisht surealiste. Disa nga ounimet e tij i pandehurin uan ka dhuruar personave të ndryshëm. Kështu, francezes Odila Daniel, e cila ka ardhur disa herë në Shqipëri për studime albanalogjike. Ky i ka dhuruar tre piktura dhe kjo në këmbim i ka dhuruar disa libra, revista të piktorëve reaksionarë, modernistë, kurse në një dasëm i ka dhuruar çiftit të martuar një vizatim.

Përvëç pikturave, vizatimet me bojë kine e punimeve në bëkër e dru, të pandehurit i janë gjetur në banesë në rastin e kontrollit edhe libra e revista të huaja modeniste, të cilat siç u vërtetua në gjyq, ky i ka shpërndarë ndër skulptorë e piktorë të kryeqytetit për t’i lexuar sid he u ka propaganduar studentëve kur jepte mësim si pedagog i jashtëm në Istitutin e Lartë të Arteve.

Thëniet e dashimtarëve të shumtë të pyetur në gjyq, me pikturat, vizatimet dhe punimet e tjera në metal, provë materiale të cilat janë punuar ng ai pandehuri e që këtij iu gjetën me rastin e kontrollit në banesë, me librat dhe revistat moderniste që kishte dhe këto iu gjetën në banesë, më aktin e ekspertimit teknik sipas të cilit komisioni i ekspertëve pasi ka studiuar punimet e bëra nga i pandehuri ka dhën mendimin kategorik se këto përshkohen nga rrymat reaksionare në art, rryma këto të përmendura më lart si dhe me pohimin që i pandehuri ka bërë në hetuesi e në gjyq, i cili pranoi se punimet që iu gjetën në banesë janë bërë prej tij se këto punime i ka bërë nën influencën e rrymave të huaja dekadente të përmendura me lart dhe se këto ua ka treguar dëshmitarëve duke u folur me këtë rast edhe për rrymat e huaja dekadente dhe përfaqësuesit e tyre të cilët i pëlqente.

Veçse sa më sipër i pandehuri pranoi për këto rryma e përfaqësuesit e tyr eu ka folur edhe studentëve kur jepte leksion si pedagog i jashtën në Institutin e Lartë të Arteve. Duke mos mbajtur me këtë rast qëndrim kritik. Në jetë sikundër del nga fletëkarakteristika e kërkuar nga organizata e Partisë e ato të masave të lagjes ku banon i pandehuri. Ky i fundit ishte karakterizuar si njeri mendjemadh që i mbivlerëson aftësitë e tij profesionale dhe si çthurur moralisht, sepse edhe i martuar, ka krijuar realata me femra të ndryshme midis të cilave edhe me me francezën Odila Daniel. Për shkak të këtyre relatave sikundër del dhe nga vendimi i shkurorëzimit i administruar si provë në gjyq janë prishur edhe familje.

Së fundi është t’u përmendur se gjatë hetimit paraprak i pandehuri është dërguar për ekzaminim dhe komisioni ekspertëve psikiatër siç del nga akti mjeko-ligjor, ka dhënë mendimin kategorik se i pandehuri është normal nga ana mendore e si i tillë është i përgjegjshëm karshi ligjit përkrimin që ka kryer.

Në caktimin e dënimit gjykata ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore të krimit, e cila duke marrë parasysh fomën e fushen ku është përdorur kohë vazhdimin e gjatë e numrin e madh të personave kundrejt të cilëve është përdorur kjo veprimtari, është e madhe si dhe personalitetin e të pandehurit që siç u përshkrua më lart është i keq.

 

Për këto arsye

Gjyakata në bazë të nenit 278 të K.Pr. Penal

VENDOSI

Deklaron fajtor të pandehurin Maks Velo për agjitacion e prapagandë kundër shtetit dhe në bazë të nenit 55/1 të K.P e dënoi me 10 (vjet) heqje të lirisë. Vuajtja e dënimit i filloi nga data 14.10.1978 data e arrestimit të tij.

Konfiskimin e pikturave, vizatimeve e punimeve në metal e dru, librat e revistat e huaja si sende fajtorie.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim e protestë pranë Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.

U shpall sot me datë 17.4.1979 në prani të punonjësve të artit.

 

KRYETARI

 

 

REPUBLIKA POP. SOC.E SHQIPËRISË

ZYRA NDIHMËS JURIDIKE

Nr.1023 Regj.                                                               27/4/1979

P.shërb. 20 lekë

 

ANKESË

e

MAKS VELOS

Kundër vendimit penal Nr. 142, datë 17/4/1979 të Gjykatës Popullore të rrethit të Tiranës.

___________

Për komptencë

GJYKATËS SË LARTË

/ Kolegjit Penal /

 

TIRANË

Me vendimin e mësipërm jam deklaruar fajtor për krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit dhe në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, jam dënuar me 10 vjet heqje të lirisë. Duke e konsideruar si të gabuar këtë vendim, në vijim të kërkesës me të cilën kam zënë afatin ligjor, parashtroj këto shkaqe ankimore :

1/ Vendimin e ankoj për interpretim jo të drejtë të ligjës.

Në kuptim të nenit 55 të Kodit Penal duhet që në përmbajtjen e veprës të ekzistojnë elementë të krimit të agjitacionit e propagandës kundër shtetit, të zhvilluar në forma të ndryshme dhe të nxitur nga motive kunderrevo;ocionare. Në rastin konkret në veprën time mungon ana subjektive e këtij krimi. Unë, duke pikturuar vepra të pa përshtatshme, i influencuar nga piktorë borgjezë, nga rryma të ndryshme moderniste dhe nga paaftësia profesionale si piktor diletant, kam vepruar në mendjelehtësi, pa patur ndonjë qëllim kundërrevolucionar. Nga disa dëshmitarë ka teprime në dëshminë e tyre për qëllime hakmarrëse ndaj meje, siçjanë ish bashkëshortja e shkurorëzuar Luçiana Naraçi, Aristotel Papa me të cilin prej rreth 10 vitesh nuk flasim e të tjerë. Disa nga dëshmitarët megjithëse thonë të vërtetën ata u referohen fakteve të periudhës para vitit 1972, kohë kur me rastin e goditjes së influencave moderniste, unë bëra tërheqje, por kjo tërheqje imja ishte graduale pasi siç dihet unë jam arkitekt e jo piktor, e kam patur të vështirë të shkëputesha menjëherë nga ndikimet e autorëve modernistë.

Ashtu siç e pohuar para gjyqit, vetëm pas Pleniumit të IV të K.Q. të Partisë së Punës së Shqipërisë unë kuptova thellë gabimet e  mia dhe mbajta qëndrim të hapur autokritik. Pakënaqësitë e shprehura më vonë që nuk më pranonin pikturat e punuara nga ana ime. Kjo kritikë nuk mund të pranohet si kundërvënie ndaj artit socialist.

2/ Vendimin e ankoj edhe përpadrejtësi të hapur përsa i përket masës së dënimit. Edhe sikur të pranohet se në veprën time ekzistojnë elementët e krimit të parashikuar nga neni 55/1 i Kodit Penal, gjykata pa vend ka zbatuar maksimumin e dënimit të parashikuar nga kjo dispozitë. Ekzistojnë një seri rrethanash që konkurojnë në favorin tim dhe që gjykata nuk i ka patur parasysh në caktimin e masës së dënimit.

Të tilla rrethana janë si më poshtë :

-nuk jam dënuar ndonjëherë më parë për asnjë lloj krimi, fakt që provon se kam të kaluar shumë të mirë.

-nuk jam këshilluar ndonjëherë nga organet kompetente, por jam lënë që të thellohesha në krim. Edhe shokët që kanë parë punimet e kryera nga ana ime në vend që të më ndihmonin me vërejtjet e kritikat e tyre më kanë lavdëruar duke më inkurajuar kështu në rrugën time të shtrembër.

-nuk mund të mohohet gjysma e veprave të punuara nga ana ime, janë vlerësuar pozitivisht. Është fakt se unë jam lejuar të nxjerr ekspozita me tema të ndryshme gjatë periudhës 1959-1961 dhe në vitin 1968 jam pranuar në Lidhjen e Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë si arkitekt. Me këtë profesion kam dhënë kontributin tim modest në ndërtimin dhe zbukurimin e qyteteve.

-përveçse sa më sipër kam në ngarkim një fëmijë të mitur. Në rrethanat e mësipërme në asnjë mënyrë nuk justifikohet zbatimi i dënimit në masëm maksimale të parashikuar nga ligji. Unë nuk jam as i pakorrigjueshëm dhe as i dënuar më parë, nuk jam as i deklasuar, por kuadër i përgatitur nga Pushteti Popullor.

Për të gjitha arsyet e mësipërme kërkoj në bazë të nenit 313 të K.Pr.P në radhë të parë pushimin e çështjes kundër meje duke më deklaruar të pafajshëm për mungesë të elementëve të krimit ose në rast se do të gjenden elementë të këtij krimi të ndryshohet vendimi i ankimuar, duke zbutur masën e dënimit.

ANKUESI   / MAKS VELO /

 

REPUBLIKA POP. SOC.E SHQIPËRISË

ZYRA NDIHMËS JURIDIKE

Nr.1023 Regj.                                                               27/4/1979

P.shërb. 20 lekë

 

ANKESË

e

MAKS VELOS

Kundër vendimit penal Nr. 142, datë 17/4/1979 të Gjykatës Popullore të rrethit të Tiranës.

___________

Për komptencë

GJYKATËS SË LARTË

/ Kolegjit Penal /

 

TIRANË

Me vendimin e mësipërm jam deklaruar fajtor për krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit dhe në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, jam dënuar me 10 vjet heqje të lirisë. Duke e konsideruar si të gabuar këtë vendim, në vijim të kërkesës me të cilën kam zënë afatin ligjor, parashtroj këto shkaqe ankimore :

1/ Vendimin e ankoj për interpretim jo të drejtë të ligjës.

Në kuptim të nenit 55 të Kodit Penal duhet që në përmbajtjen e veprës të ekzistojnë elementë të krimit të agjitacionit e propagandës kundër shtetit, të zhvilluar në forma të ndryshme dhe të nxitur nga motive kunderrevo;ocionare. Në rastin konkret në veprën time mungon ana subjektive e këtij krimi. Unë, duke pikturuar vepra të pa përshtatshme, i influencuar nga piktorë borgjezë, nga rryma të ndryshme moderniste dhe nga paaftësia profesionale si piktor diletant, kam vepruar në mendjelehtësi, pa patur ndonjë qëllim kundërrevolucionar. Nga disa dëshmitarë ka teprime në dëshminë e tyre për qëllime hakmarrëse ndaj meje, siçjanë ish bashkëshortja e shkurorëzuar Luçiana Naraçi, Aristotel Papa me të cilin prej rreth 10 vitesh nuk flasim e të tjerë. Disa nga dëshmitarët megjithëse thonë të vërtetën, ata u referohen fakteve të periudhës para vitit 1972, kohë kur me rastin e goditjes së influencave moderniste, unë bëra tërheqje, por kjo tërheqje imja ishte graduale pasi siç dihet unë jam arkitekt e jo piktor, e kam patur të vështirë të shkëputesha menjëherë nga ndikimet e autorëve modernistë.

Ashtu siç e pohuar para gjyqit, vetëm pas Pleniumit të IV të K.Q. të Partisë së Punës së Shqipërisë unë kuptova thellë gabimet e  mia dhe mbajta qëndrim të hapur autokritik. Pakënaqësitë e shprehura më vonë që nuk më pranonin pikturat e punuara nga ana ime. Kjo kritikë nuk mund të pranohet si kundërvënie ndaj artit socialist.

2/ Vendimin e ankoj edhe përpadrejtësi të hapur përsa i përket masës së dënimit. Edhe sikur të pranohet se në veprën time ekzistojnë elementët e krimit të parashikuar nga neni 55/1 i Kodit Penal, gjykata pa vend ka zbatuar maksimumin e dënimit të parashikuar nga kjo dispozitë. Ekzistojnë një seri rrethanash që konkurojnë në favorin tim dhe që gjykata nuk i ka patur parasysh në caktimin e masës së dënimit.

Të tilla rrethana janë si më poshtë :

-nuk jam dënuar ndonjëherë më parë për asnjë lloj krimi, fakt që provon se kam të kaluar shumë të mirë.

-nuk jam këshilluar ndonjëherë nga organet kompetente, por jam lënë që të thellohesha në krim. Edhe shokët që kanë parë punimet e kryera nga ana ime në vend që të më ndihmonin me vërejtjet e kritikat e tyre më kanë lavdëruar duke më inkurajuar kështu në rrugën time të shtrembër.

-nuk mund të mohohet gjysma e veprave të punuara nga ana ime, janë vlerësuar pozitivisht. Është fakt se unë jam lejuar të nxjerr ekspozita me tema të ndryshme gjatë periudhës 1959-1961 dhe në vitin 1968 jam pranuar në Lidhjen e Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë si arkitekt. Me këtë profesion kam dhënë kontributin tim modest në ndërtimin dhe zbukurimin e qyteteve.

-përveçse sa më sipër kam në ngarkim një fëmijë të mitur. Në rrethanat e mësipërme në asnjë mënyrë nuk justifikohet zbatimi i dënimit në masëm maksimale të parashikuar nga ligji. Unë nuk jam as i pakorigjueshëm dhe as i dënuar më parë, nuk jam as i deklasuar, por kuadër i përgatitur nga Pushteti Popullor.

Për të gjitha arsyet e mësipërme kërkoj në bazë të nenit 313 të K.Pr.P në radhë të parë pushimin e çështjes kundër meje duke më deklaruar të pafajshëm për mungesë të elementëve të krimit ose në rast se do të gjenden elementë të këtij krimi të ndryshohet vendimi i ankimuar, duke zbutur masën e dënimit.

ANKUESI   / MAKS VELO /

 

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË

/ KOLEGJI PENAL /

 

Nr. 141 i Regj. Themeltar

Nr. 139 i Vendimit

 

VENDIM

NË EMËR TË POPULLIT /

—000—

Këshilli gjyqësor i kolegjit penal të Gjykatës së Lartë i formuar nën kryesinë e :

-Liri Gjoliku – Anëtare e Gjykatës së Lartë

-Lumturi Resnja –  Anëtare e Gjykatës së Lartë

-Myftar Hoxha – Anëtar i Gjykatës së Lartë

Në seancën gjyqësore të datës 10/5/1979 mori në shqyrtim çështjen penale me Nr. 141 që i përet të gjykuarit “

MAKS VELO, i biri i Sotirit dhe Anies, i datëlindjes 1935, lindur në Paris e banues në Tiranë, me origjinë dhe gjendje nëpunës , pa parti, me arsim të lartë, i martuar, i divorcuar ka një fëmijë, i pa dënuar, i arrestuar me 14/10/1978.

I AKUZUAR SE :

Ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër shtetit, d.m.th. se ka kryer krimin e parashikuar nga neni 55/1 të K.P.

Me vendimin Nr.142, datë 17/4/1979 gjykata e Rrethit të Tiranës e ka deklaruar të gjykuarin fajtor dhe në bazë të nenit 55 të K.P e ka dënuar me 10 vjet heqje të lirisë, vuajtja  edënimit i fillon nga data e arrestimit më 14/10/1978.

Kundër këtij vendimi është bërë ankim nga i gjykuari, i cili ka parashtruar këto shkaqe për prishjen e tij.

Vendimin e gjykatës e kundërshtoj se nuk është i bazuar në ligj.

Në veprën penale për të cilën jam deklaruar fajtor mungon ana subjektive sepse unë nuk kam pasur asnjë qëllim armiqësor kundër shtetit.

I ndikuar nga arti dekadent unë kam bërë disa piktura dekadente por e kam pasur të vështirë të shkëputem nga metoda moderniste.

Gabimet e mia që jan ëvërtetuar janë thjeshtë pakujdesi ose mendjelehtësi dhe jo veprimtari armiqësore.

Së dyti, në rast se në veprën time gjenden elementet e veprës penale të paktën të më zbutet masa e dënimit pasi nuk jam dënuar dhe këshilluar ndonjëherë. Kam një fëmijë të mitur dhe për sa kam pranuar jam penduar thellë. Mendoj se një masë dënimi më e butë do t’ia arrij qëllimit për edukimin tim.

 

KËSHILLI GJYQËSOR I KOLEGJIT PENAL TË GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e anëtarit Myftar Hoxha, dhe pasi pa çështjen në tërësi

VËREN

Nga materialet e çështjes rezulton se i gjykuari Maks Velo ka zhvilluar agjitacion dhe propagandë kundër shtetit, vepër penale e parashikuar nga neni 55/1 i K.P.

Gjatë gjykimit të kësaj çështje ështëvërtetuar se i gjykuari Maks Velo nën ndikimin e presionit ideologjik borgjezo-revizionist ka rënë plotësisht në pozita armiqësore. Ai duke qenë i prirë nga shijet e artit dekadent ndër persona të ndryshëm ka propaganduar dhe lavdëruar rrymat  e huaja me përmbajtje tepër reaksionare në art si ekspresionizmin, kubizmin, frojdizmin etj. Nën ndikimin e Pikasos, Frojdit etj., i gjykuari ka bërë piktura dhe disa punime artistike në metal e dru të cilat janë të shkëputura nga jeta dhe nuk i përgjigjen realitetit tonë spcialist. Me këto punime i gjykuari ashtu sikundër kanë shpjeguar dhe ekspertët Foto Stamo, Kujtim Buzo e Skënder Milori është kundërvënë realizmit tonë socialist.

Disa nga këto punime i gjykuari është përpjekur t’i ekspozojë por komisioni i posaçëm duke parë se këto “vepra” nuk kishin asgjë të përbashkët me veprat e realizmit tonë socialist, me karakterin kombëtar e klasor që përshkon artin tonë socialist nuk ka marrë parasysh që këto vepra të ekspozohen.

Por megjithatë i gjykuari është përpjekur që t’i reklamojë ato edhe në forma të tjera. Ai megjithëse është kritikuar për shfaqje të huaja e reaksionare ka vazhduar të mos shkëputet nga ndikimet moderniste e idealiste.

I gjykuari në shumë raste ka ftuar në studion e tij persona të ndryshëm si; Hirushka Zekthin, Kostandin Stavrin, Hektor Dulen etj. të cilëve u ka treguar pikturat dhe u ka folur artyre me simpati për artin modern dhe “vlerat e tij”.

Në bisedë me dëshmitarin Aristotel Papa i gjykuari është shprehur se “Këtu në vendin tonë nuk i lënë njerëzit të zhvillojnë artin sipas prirjeve të lira por e diktojnë, këtu te ne mungon  liria, ndryshe është jashtë, andej ka liri të plotë për të pasqyruar talentin. Me këto piktura që kam bërë unë kush e di sa lekë do të merrja po të isha në vendet e huaja, unë do të bëhesha shumë i pasur”. Biseda po të kësaj natyre ai ka bërë edhe me dëshmitarin Edison Gjergo.

Aktiviktetin armiqësor i gjykuari e ka zhvilluar edhe gjatë kohës që ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve. Ai shpesh herë ka përmendur citate të përfaqësuesve të rrymave reaksionare në art. Në një rast kur një student kishte bërë një piktura me ndikime surealiste ai është shprehur që i pëlqente ky student sepse ishte pikërisht surealist.

Pikëpamjet e tij armiqësore i gjykuari i ka shprehur në forma të ndryshme. Kështu në një mbledhje duke folur për estetikën ka thënë se vënia e stemës pushkë e kazëm në ftesa është banale, sepse një gjë e tillë nuk edukon te njerëzit ndjenjën e të bukurës.

Gjatë kontrollit të banesës në shtëpinë e të gjykuarit janë gjetur 247 piktura të ndryshme, 73 prej të cilave punime me dru. Nga ekspertimi i tyre del se të gjitha këto krijime të këtij “artisti” janë mohim i artit dhe i kulturës tonë të realizmit socialist, janë pjellë e degjenerimit moral e politik, janë konkretizim i rrymave dekadente të Pikasos, Klikos etj. Kështu p.sh. në pikturën “Portret plake” shikon një përçmim dhe shëmtim që i bën i gjykuari figutës së nënës, një deformim të tipareve të saj, sy të trishtuar që tregojnë varfëri e pesimizëm, peizazhi tregon gjendjen e mjeruar të një nëne gjë që nuk i përgjigjet realitetit tonë socialist. Ose piktura “Dy nudot” që pasqyrojnë pikëpamjet e tij frojdiste për një art banal e pornografik. Po kështu edhe punimet e tjera sikundër thuhet në konkluzionin e ekspertëve, përshkohen nga shprehjet e artit formalist dekadent e reaksionar, gjë për të cilën ai në vitin 1975 është përjashtuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve me motivacion: “përjashtohet për shfaqje formaliste dhe ndikime të huaja në lëmin e pikturës, arkitekturës dhe për teorizime në këto fusha. Nga provat e administruara del se i gjykuari punimet e tij i ka propaganduar dhe raklamuar para disa personave duke u folur atyre për vlerën e madhe të tyre.

Nga sa u tha më sipër, del se i gjykuari me dashje kundër kundërrevolucionare ka vepruar në mënyrë aktive për të përhapur artin dekadent, prandaj me të drejtë gjykata e rrethit e ka deklaruar fajtor atë për krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër shtetit.

Fajësia e të gjykuarit është vërtetuar me deklarimet e dhëshmitarëve Aristotel Papa, Edison Gjergo, Luçiana Naraçi, Hirushka Zekthi etj., me pikturat dhe pun imet e tjera që janë administruar si provë materiale, me akt-ekspertimin e datës 15/3/1979 si dhe me pohimet e bëra prej tij.

Në këto rrethana vendimi i gjykatës është i drejtë si për sa i përket fajësisë ashtu dhe cilësimit ligjor.

Edhe masa e dënimit që ka caktuar gjykata është në përshtatje me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe të autorit, prandaj edhe në këtë pjesë vendimi është i drejtë.

 

PËR KËTO ARSYE

Këshilli gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në mbështetje të pikës 1 të nenit 313 të K.Pr.P.

 

VENDOSI

Lënien në fuqi të vendimit Nr.142 datë 17/4/1979 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

 

ANËTAR                                  ANËTAR                                            ANËTAR

/ M.Hoxha /                                / L.Resnja /                                            /L.Gjoliku /

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.